GRUPI I BILDBERGERËVE

Pashtriku.org, 22. 02. 2016: Bilderbergët janë organizatë e përbërë vetëm prej aristrokatëve. E kam marrë emrin e hotelit „Bilderberg“ të Osterbekut në Holandë, ku më 29 dhe 30 maj të vitit 1954 u mbajt tubimi i parë i fshehtë i kësaj „Internacionale“ elite, nën udhëheqjen e liderit dhe themeluesit të saj, princ Bernardit. Prej atëherë e deri më sot anëtarët e kësaj organizate janë të njohur me emrin „Bilderbergët“.
Princi Bernard ka qenë bashkëshort i mbretëreshës Juliana, e cila ka trashëguar njërën prej familjeve më të pasura në Evropë. Prej vitit 1976 e këndej kryetar i ri i Bilderbergëve ka qenë gjermani Valter Sheli.
Gjatë tridhjetekatër vjetëve të fundit në shtyp, në televizor dhe në radiostacionet e mëdha nuk është përmendur asgjë për tubimet dhe aktivitetet e tyre. Të vetmit që e kanë ndjekur prej së afërmi janë: revista e popullarizuar „Spatlejt“ dhe disa publikimeve të organizatave të vogla religjioze në SHBA. Në pyetjen se pse gazetat e famshme amerikane si: „Nj Jork Tajmsi“, „Vashington Posti“, „Mineapjolis Tribuni“ etj., nuk kanë informuar për konferencat e Bildbergerëve, përgjigjja është: për arsye se ata ju takojnë atyre, janë pronë e tyre. Bota nuk mori kurrfarë informate për to, kurrfarë fotografie. Emri i tyre aspak nuk u përmend. Edhe një herë – pse ? Ish redaktori i „Nju-Jork Njusit“, Xhon Svintoni në pyetjen e këtillë u përgjegj kështu: „Ne jemi vegla e vasalëve të të pasurve që veprojnë prapa skene. Ne jemi marionetë … prostitutka intelektuale „. 173
Shtypi, radioja dhe televizori vazhdimisht i theksojnë të drejtat e tyre dhe lirinë e të shprehurit. Dhe vërtet shoqëria u ka dhënë të drejtë dhe obligim ta thonë vetëm të vërtetën, e jo të trillojnë. Bilderbergët, të lidhur ngushtë me Këshillin për lidhje me botën e jashtme dhe me Komisionin Trilateral, i janë kushtuar krijimit të „renditit të ri botëror“. Ata zakonisht takohen njëherë në vit në ndonjë vendverim jashtzakonisht të shtrenjtë nëpër vende të ndryshme të botës. Konferencat e tyre të fshehta i vizitojnë kapacitete ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe tregtisë dhe perfaqsuses të ideologjive të ndryshme. Për diskutimet dhe vendimet e tyre nuk dihet asgjë, sepse krejt kjo mbahet në fshehtsi të plotë. Për vendimet e tyre jepen gjykime sipas politikës zyrtare të atyre që qeverisin me botën. Menjëherë pas mbledhjeve vërehen ndyrshime të dukshme në qeveritë e shumë shteteve.

The Bilderberg Group
http://www.uni-muenster.de/PeaCon/global-texte/g-a/g-ss/Geheimbuende/Bilderberg.htm

*  *  *

Anëtarët e këtyre organizatave janë kampionë, njerëz të cilët kanë qenë ose duhet të jenë në të ardhmen në pozita të larta, si për shembull,
-Xherald Fordi – ish kryetar i SHBA-ve,
-Henri Kisinxheri ish-ministër për punë të jashtme në kohën e Niksonit,
-Sajrus Vensi – ministër për punë të jashtme në kohën e Karterit,
-Robert Maknamara – ish ministër i mbrojtjes në kabinetin e Kenedit,
-Dejvid Rokfeleri – pronar i shumë bankave, fondacioneve dhe pasurive të mëdha,
-Helumt Shmithi – politikan nga Republika Federale Gjermane,
-Zhiskar D`Esteni – ish-kryetar i Francës.
Shumica e këtyre njerëzve janë të panjohur para tubimit të tyre, ka qenë faktor udhëheqës në qeverinë shtetërore të vendit që ka perfaqësuar.
Anëtarë tjerë të kësaj organizate kanë qenë
-Andersoni – kryetar i ARCO (Atlantic Richvield CO),
-baroni Edmond Rothshildi prej France,
-Margaret Thaqeri – tre herë premiere e Anglisë.
Lidhja midis me të pasurve është shumë e qartë dhe nuk ka rëndësi se ata çfarë shtetësie kanë. Duhet theksuar se emrat më të njohur të botës ndërkombëtare financiare janë dhe nikoqirë të këtyre konsultimeve të fshehta. Njeri prej tubimeve është mbajtur në Vudstok In në shtetin Vermont, pronë e Lorenc Rokfelerit.
Tubimi tjetër është thirrur në vitin 1964 në Viliamsburg, në shtetin Virxhinia, vendverim i njohur, po ashtu pronë e familjes Rokfeler. Njëri prej takimeve në Evropë është mbajtur në hotelin ultramodern „D`Arboas“ në Alpet franceze, kuse nikoqirë kanë qenë Rothshildët. Në vitin 1962 dhe në vitin 1963 takimet janë mbajtur në Soltzhobaden në Suedi, nikoqir ka qenë Valenbergsi, i cili ka pasur pasuri në vlerë të më se dhjetë milliardë dollarve. Pa dyshim ata të cilët e kontrollojnë organizatën janë liderët dhe sundusit e vërtetë të botës. Ata ua japin urdhërat, siç do të shihni më poshtë, burrshtetasve zyrtarë – kryetarve dhe ca mbretërve.
Në Konferencën bilderbergiane, të mbajur më 13 -15 maj të vitit 1983, në hotelin “Monteblo” të siguruar në mënyrë mjaft rigoroze, në Itali, Rokfeleri dhe Edmond Rothshildi sollën vendim që ta zmadhojnë kuotën e fondit ndërkombëtarë të parave dhe, kuptohet, vendimi i tyre u realizua. Të gjithë pjesëtarët e fondit u dashtë që ta zmadhojnë pjesëmarrjen e tyre me kuotë më të lartë. Ata bënë shtypje të mëdha sa që Kryetari Regan dhe përkundër dëshirës së tij e zmadhoi investimin e SHBA-ve me 8,5 miliardë dollarë plotësues. Të njejtën gjë e bën edhe shtetet e tjera. Për çdo vit pas tubimeve të tyre delte diç e re në shesh në politikën e marrdhënieve ndërkombëtare. Në vitin 1984 sekretari gjeneral i NATO-s u emerua Lord Piter Karingtoni, po ashtu anëtar i Bilderbergëve. Në pyetjen e një gazetari se çfarë qëndrimi ka në lidhje me zvoglimin e kontingjetit ushtarak amerikan në Evropë, ai u përgjigj keshtu:„Trupat amerikane janë absulutisht të domosdoshëm për NATO-n dhe ata duhet të qëndrojnë në Evropë, sepse në momentin e ndonjë invazioni Amerika automatikisht inkuadrohet në luftë“.
Sapo mbaroi konferenca e Moskës në vitin 1988, prej 2 e deri më 5 qershor në hotelin anglez „Tirol“ afër Insbrukut u mbajt kuvendi i rregullt vjetor i Bilderbergëve. Të gjithë pjesëmarrësit arritën me helikopterë. Në këtë tubim u hartua plani i vitit të ardhshëm:
1. Të zmadhohen tatimet, për shkak të zmadhimit të harxhimeve ushtarake, me pretekst që NATO-ja të bëhet më e fuqishme;
a) Inisiativa e strategjisë mbrojtëse;
b) Kriza deficitare.
2. Të zgjedhet Xhorxh Bushi kryetar i SHBA-ve, sepse e ka fituar votëbesimin si anëtar i Komisionit Trilateral. Po që se eventualisht do të zgjedhej kandidati tjetër, demokrati Dukakis (i cili nuk ishte anëtar i tyre), „pasi që është i kuptueshëm, do të duhet me çdo kusht të edukohet“. Ata ishin pak të nervozuar pse nuk arritën të propozonin njerun e tyre për kandidat të demokratëve. Ata këtë zakonisht e praktikojnë në SHBA qysh para 70-80 vjetve e këndej.
Menjëherë të nesërmen pas konferencës që u mbajt në Alpe, në Çikago u mbajt konferenca vjetore e Fondit ndërkombëtar monetar. Morën pjesë më se njëqind përfaqsues të njohur të bankave – të rezervës federale amerikane, të bankës qëndrore gjermane, të Bankës de Frannsit, bankierë nga Anglia, Japonia, Meksikoja dhe nga vende të tjera.
Vendimet e Insbrukut pa u vonuar fare arriten në Çikago dhe në pajtim me hierarkinë e konstatuar në atë shoqëri mistere, vendimet e këtyre njëqind vetëve të fondit monetar nuk i demoralizuan zotërinjtë e tyre. U sollën të njejtat vendime!?
Njëri prej vendimeve më me rëndësi ishte zmadhimi i harxhimeve për fuqitë ushtarake konvencionale si kompenzim për zvoglimin e armëve nukleare të kontraktuar midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve. Kjo as që ishte parë e dëgjuar ndonjëherë…!? Nga njëra anë – harxhimet tashmë ishin zvogëluar dhe menjëherë, nga ana tjetër, i zmadhuan më tepër se sa kanë qenë në fillim. Qartë, fitimi nuk guxon të humbë. Kandidati tjetër për kryetar, Dukakisi, i cili nuk ishte njeri i Bilderbergëve dhe platforma e të cilit përmbante ngrirjen e harxhimeve për mbrojtje, shumë shpejt u riorientua dhe u “riedukua”. Prapaganda e tij parazgjedhore ndërroi dhe ai filloi të flasë për: “Zmadhimin e fuqive të armatosura konvenciale me çka Amerika do të jetë në gjendje të luftojë dhe të fitojë në një luftë me Bashkimin Sovjetik!? ” Shihet qarte se ai u bë “njeri i kuptueshëm”.
Në fund të fundit të dy pretendentët për kryetarë, Bushi, i cili qysh në fillim ishte ithtar i tyre dhe Dukakisi, i cili u bë më vonë, ishin nën udhëheqjen e Bilderbergëve.
Çfarë kuptimi kishte që populli amerikan të votojë?
Sidoqoftë, në të dy rastet punëtori amerikan ishte i shitur dhe do të duhej të punojë për bankat.
Bilderbergët në mënyrë të denjë i përgatitnin politikanët të cilët kishin gjasa të vehen në krye të qerverisjes shtetërore – për shembull,
– Harolld Vilsoni dhe Edvard Hiti – premierë të Britanisë së Madhe,
– Helmut Shmithi u bë kancerlar i Gjermanisë,
– Xherald Fordi – kryetar i SHBA-ve, etj.
Në tubimet e tyre të fshehta prezentonin vetëm personlitetet, lojaliteti i të cilëve ndaj Rothshildit dhe Rokfelerit në asnjë mënyrë nuk mund të vehej në dyshim. Nacionalistët dhe antikomunistët nuk i lejonin të marrin pjesë në tubimet në të cilat asnjëherë nuk silleshin vendime, sepse konkluzat silleshin qysh më parë, kurse të tubuarve vetëm ua lexonin faktet. Në këtë organizatë nuk ka debate, por vetëm „urdhra“ – forma të lajmërimit dhe informimit.

(Shkëputur nga libri: KOMPLOTI BOTËROR – Nikola M. Nikolov / Kreu i nëntë – BILDBERGERËT)

…………………………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura