Pashtriku.org, 9 maj 2018: Shkenca dhe “teoria e konspiracionit”!
Fillimisht dua të themë se dija shfrytëzohet për të zbardhur të vërtetën në të gjitha dimensionet e saj, dhe kjo e vërtetë pastaj i shërben shkencës! Për mua historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit, dhe sipërfaqja e tij prezanton një histori të datave, luftërave, të traktateve, marrëveshjeve, të mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës nëpërgjithësi, dhe krejt kjo është një histori zyrtare të cilën ne e kemi mësuar dhe vazhdojmë ta mësojmë në të gjitha nivelet e shkollimit.
Por shtrohet pyetja:
– A është krejt kjo histori e vërtetë që e mësojmë në shkolla?!
– Përgjigjia ime është: – JO!
– Pse nuk është e vërtetë kjo histori që e mësojmë në shkolla?!
– Përgjigjia ime është:
– Sepse shumë marrëveshje të politikanëve dhe përgjithësisht të zhvillimeve politike në një shtet, rajon dhe më gjerë, mbeten në arkiva (me decenie…), të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin përmbjatësor të realitetit historik që ka ndodhur, në një periudhë të caktuar historike!
Pra në historinë zyrtare (në shkolla) ne mësojmë MAJËN E AISBERGUT, por jo edhe nënmajen e saj (atë çka fshihet poshtë majës). Dhe detyra e intelektualit dhe studiuesit të mirëfillt është të gërmoj sa më shumë mbi një ngjarje, dukuri etj.etj., që ta sipërfaqësoj të vërtetën në gjithë përmasën e saj. Kjo është Shkenca, e cila s’ka të bëjë fare me “teorinë e konspiracionit”, teori kjo që po keqpërdoret nga njerëzit për qëllime të ngushta meskine, por që nuk mund të hudhet poshtë në segmente të caktuara.
Ta zëmë ajo teori që thotë, se Amerika të gjitha luftërat po i bëka për ta kontrolluar Europën (në këtë kuadër edhe Kosovën) nuk janë bindëse dhe si të tilla janë për ta manipuluar të vërtetën. E vërteta është se, Amerika, Europa, madje Rusia dhe Kina si katër superfuqi të pas luftës së ftohtë (1945-1990) janë bashkëautore të të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike etj.etj., në Botë!, pavarësisht që në MAJËN e AISBERGUT sikur duket se kjo katërshe e kundërshton njëra tjetrën për nuanca të caktuara! Për këtë gjë ka qindra argumente, vetëm ai që s’do t’i shoh, i hedh në taborrin e “Teorisë së Konspiracionit”, dhe ky veprim në mënyrë apriori i bën keq dijes, në të cilën bazohemi!
Postime të Lidhura
10 THËNIET MË KUPTIMPLOTE PËR DASHURINË DHE JETËN!
10 THËNIET MË KUPTIMPLOTE PËR DASHURINË DHE JETËN! Pashtriku, 21 Korrik 2021 Jeta është një mrekulli. Kur zgjoheni…
SHERADIN BERISHA: KËRCËNIMI I TRUMP’it NDAJ RUSISË ËSHTË SINJAL PËR FILLIMIN E FUNDIT TË ASSAD’it DHE NDARJA E SIRISË NË ZONA INTERESI PËR KORPORATAT E OLIGARKËVE GLOBAL: SHBA^RUSISË ME ALEATËT E TYRE!
Pashtriku.org, 16 prill 2018: (Lufta si instrument i politikës!) – Më 12 prill 2018, në rrjetin tim social…
LIDERI LABURIST JERMY CORBYN: ‘SULMET E 11 SHTATORIT 2001 U MANIPULUAN NGA PERËNDIMI…!/FOTO + VIDEO/
Pashtriku.org, 05. 10. 2015: Lideri i ri laburist në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn, mendon se sulmet e…
KLAUS SCHWAB DHE MENTORËT E TIJ QË THEMELUAN „FORUMIN EKONOMIK BOTËROR“ (WEF)
KLAUS SCHWAB DHE MENTORËT E TIJ QË THEMELUAN „FORUMIN EKONOMIK BOTËROR“ (WEF) Dr. Klaus Schwab: Si Këshilli për Marrëdhëniet…