Pashtriku.org, 7 prill 2018: Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente problematike nga ky roman:
“Ta vras veten, kjo tingëllon si e pakuptimtë, ose të vras ty, kjo është më e lehtë, por jo prapë më mirë ta vras veten, nga krejt ky faj vetja ime mbanë përgjegjësinë më të madhe. Vetëm një e shtënë, edhe më nuk do të jem, në fakt as nuk dua të dëshmoj se isha, të gjitha mirënjohjet, shpërblimet, çmimet do i flak tani. Ja. Tash është më mirë. Tash jam askush mik. Mos u frikëso, rri ulu këtu. Nuk do të vras, do vras veten time, kam dëshirë dikush të jetë dëshmitar i vetëvrasjes, përtoj t’i shkruaj letrat, ose të incizoj në telefon monologun e dhimbjes pak çaste para vetëvrasjes. Ma lësho dorën, dua ta fut revolen në gojë, ose jo më mirë në kokë të më flakën trutë komplet, të mos ndjej më asgjë, ta harroj ferrin e kësaj bote sepse vetëm atë e njoha në këtë botë.
Ti mik për herë të fundit e sheh vetëm pamjen time. Gradualisht dhimbjet do përfundojnë, truri tashmë s’ka forcë ta njohë atë dhimbje që jemi mësuar, ndoshta ke halucinacione ose përjetime të çuditshme. Më thuaj, fol diçka, fol mik. Udhëtim të mbarë!.
Më herët viktimën e parë dhe të dytën i mashtrova ngaqë u shtira si homoseksual. Pasi u njoha në internet me viktimën e parë, dolëm në kafe, lozja mirë rolin e homoseksualit, por më parë e vërejta se viktima ishte homoseksual, dhe homot nuk ekspozohen në qytetin tonë. E binda dhe e drejtova në shtëpinë time. Doja kinse të vrisja veten në prani të tij dhe kinse me pahir revolja shkrepi në gjoksin e tij. E copëtova, çdo ditë skuqja mishin e tij dhe e haja me qejf. Arsyeja e thjeshtë është ajo se çfarë më shtyri të haja mish njeriu.
Viktimën e parë e obligova të zhvishej dhe të hynte në vaskë, më pas e vrava me pahir. Doja që në sy të tyre të isha i pafajshëm. Kurrë e vrava e ktheva përmbys, mbusha vaskën me ujë të ngrohtë të shkrifej kufoma, më pas fillova ta presë në copa të vogla dhe e skuqa në tigan. Kur e skuq mishin e njeriut i shtoj domate, vaj ulliri. Viktimat e mia gjithmonë janë homoseksualë, edhe ky ishte homo, por nuk e shfaqte shumë. Andaj, edhe ka pranuar të rri te unë. Këto vrasje pak mësohen, sepse homoseksualët dhe lidhjet e tyre pak janë të ditura te ne.
Isha luftëtar në Bosnje dhe Kroaci, lufta vërtet bënte kërdinë. Isha shumë i involvuar. Shumë i mobilizuar, shihja zjarr, kufoma, fëmijë, gra dhe pleq. Kam vrarë shumë serb, sepse isha në krahun kroatëve dhe boshnjakëve. Shumë gjëra ndryshuan në mua zonjë.
Jam shumë atdhetar, luftova edhe në Kosovë, por u dëshpërova shumë. Profiterët përfituan nga lufta, heronjtë vdiqën, ose mbeten invalidë në karrocë, të gjallët u thirren në emrin e tyre. Dikën e ka kafshuar qeni, nga plaga u deklarua si veteran lufte, me qëllim të përfitimit të pensionit. Jam atdhetar, e dini se ku e zbulova këtë? Në Bosnje në rrugët e Sarajevës ku një qen kishte humbur, ishte i madh, por në sy vëreja argëtimin e tij, shumë kërcente, fillonte të m’i nuhaste këmbët, unë ndjeja një dashuri ndaj qenit dhe ndaj tjerëve. I dua shumë qentë sepse ata nuk hakmerren, ata falin më lehtë se njerëzit. Sa herë e thirrja ai afrohej afër meje, ishte shumë i gëzuar lëvizte prapanicën dhe bishtin. Parakaloi një ushtar serb, u përkul dhe qenit ja përkëdheli kokën. Qeni filloi ta ndiqte pas, njëjtë i gëzuar dhe u zhduk bashkë me të. Ndjeja keqardhje, edhe zemërim kundër ushtarit, ky reagim i imi për mua ishe shumë atdhetar.
Postime të Lidhura
ROLI HISTORIK I KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE 14 – 22 NËNTOR 1908 (II)
(Pashtriku.org, 19. 11. 2012) – Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve…
HAZIR MEHMETI: NË VJENË SHQIPTARËT PJESË E JAVËS KULTURORE TË INTEGRIMIT
Vjenë, 7 maj 2017: Tani e tri vite krijuesit shqiptarë pjesë e Javës Kulturore të Integrimit në Vjenë.…
POETI HAXHI SHABANI NË PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË
Pashtriku.org, 20 nëntor 2017: Libri i zgjedhur me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” i poetit Haxhi Shabani…
DR.MOIKOM ZEQO: DE RADA DHE JAMES JOYCE, KALENDARI I TRILLUAR
Tiranë, 14 shtator 2017: Milosao e vitit 1836 e ka një spirancë kohore, pikërisht shënimin grafik të vitit…