Deçan, 22. 04. 2015 – Në takimet e organizuara me Grupin Punës dhe, anëtarësinë e gjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Deçan, njofton opinionin e gjerë se për shkak të veprimeve diferencuese dhe linçuese, nga ana e individëve të kreut të LVV kundrejt anëtarëve të saj, mori vendimin për ngrirjen e raporteve dhe heqjen dorë të menjëhershme, nga aktivitetet brenda kësaj organizate, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të krijuara dhe konfuzionin e krijuar. Argumentimi nga ana e Kryesisë së LVV në Prishtinë përmes Sekretarit dhe anëtarit të Kryesisë Boiken Abazit, si dhe, thirrja e tyre në emër të gazetarit të KTV, Adriatik Kelmendi, se i njëjti, kinse paska pranuar informacione të rëndësishme mbi strukturën dhe aktivitetet e LVV, është aq sa banal dhe, po ashtu i rrezikshëm, për vlerat e një shoqërie të lirë, e sidomos një organizatë e cila pretendon që liria e shprehjes është njëra nga vlerat substanciale të botës së civilizuar.
Ne, anëtarësia në Deçan kërkojmë sqarim të detajuar të rrethanave të krijuara, duke na informuar hollësisht mbi motivet, se, pse diçka e tillë duhet të ndodhte.
Po ashtu kërkojmë të jemi të informuar se, kush janë emëruesit dhe bartësit e këtij skandali brenda LVV.
A janë individë, apo është punuar në formë strukturore për procesin e linçimit të individëve brenda Qendrës sonë?
Nëse organet e Lëvizjes edhe këtë herë do të injorojnë thirrjen tonë, jemi të detyruar të japim dorëheqje kolektive nga anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje!
Me respekt,
Grupi i Punës, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje Deçan, 22. 04. 2015.