QEVERIA MULTIETNIKE E ” PATRIOTIT ” KURTHI 3
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kur ta zënë bishtin me derë :
Presidentja në largim të pareciklueshëm , Vojsa Osmani , në kuadër të mandatit dhe afatit kushtetues caktoi 15 marsin ditë kur do të zgjidhen strukturat udhëheqëse të Kuvendit dhe , mbase do të votohej qeveria shantazhuese multietnike Kurthi 3. U bënë takime të fshehta , sidomos midis Kurthit dhe Komandant teneqes nga minoritetet politike për të siguruar votat për një qeveri. Lojtar kryesor për qeverinë ishte një ish Komandant që ndonëse pa krahë të fuqishëm të votave, duket se do të fluturojë lart . Kush fluturon lart , gjatë tokëzimit të pashmangshëm, më së paku , e thyen qafën. Me kusht që nuk e keni ushtruar të jetë fleksibile . Nisi seanca e Kuvendit , vazhdojnë pëshpëritjet dhe psherëtimat për një votë të pëshurrët që ju siguron një karrike të lagur. Ata që kundërshtonin dje , sot u paluan. Po dalin mesazhet se po sigurohen 4 vota të Radojçiqit , mikut të Mimozës . Pastaj këta të LV – së po vendosin flamurin kombëtar , si dëshmi se janë patriotë. Sa të pafytyrë dhe pa pikë morali. Fatmir Limaj që po konsiderohet si Juda i AAK -së , nuk e përshëndeti Ramushin e Dautin po . Po flitet se Fatmir Limaj do të bëhet kryetar i Kuvendit. E meriton plotësisht dhe Kushtetuta ia njehë këtë të drejtë , është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, me 3 deputetë ! Pastaj, promovimin ia ka bërë një gazetar që ka bashkëpunuar me UDB – në kurse sot e ka delikatesë sulmin ndaj UÇK – së dhe vlerave të luftës. Fatmiri është lule në saksi krahasuar me disa deputetë të pakicave, me 20 – 300 vota e që kërkojnë poste ministrore. Dhe Kurthi ua jepë , pa asnjë problem , i duhet me çdo kusht ta mbajë qeverinë….qoftë edhe për 5 minuta e jo më shumë.
Nuk ka më paturpësi dhe mohim të shtetit se kur i leni 50 deputetë shqiptarë në opozitë në kohën kur priten vendime të rënda dhe të dhimbshme për Kosovën ndërsa vendimmarrjen për çështje jetike ua besoni deputetëve shantazhues të pakicave që , përjashtuar 2-3 vetave , jo që asgjë nuk kanë bërë për Kosovën por kanë qenë në anën e kundërt , nëse jo personalisht , familjarisht po. Kur Dudije Balje nuk u pajtua me Kurthin , ia lëshuan arkivin e zagarëve duke ia përmend edhe babain sikur të kishte qenë vet dora e djathtë e Millosheviqit. Tash Dudija është e mirë , po ia jepë Kurthit…votën. Deputetët e pakicave në Kuvend të Kosovës po sillen sikur të ishin shqiptarë, për një post ua nxjerrin sytë njëri – tjetrit .
Opozita e pabashkuar që në fillim dëshmoi se nuk është e interesuar për qeverisje . Kurthi luajti në kartën e përçarjes duke joshur LDK – në e duke shpërfillur PDK – në. LDK , më parë do të bënte koalicion me LS se me PDK – në . Parti me identitet të rremë dhe pa integritet , e ndau në dysh e keqja Vojsa Osmani kurse këta ende koketojnë me të ! Madje , jam i sigurt se do t’ia bëjnë kuorumin Vojsa Osmanit edhe për një mandat tjetër nëse Albini nuk luan bllof patriotik duke propozuar dikend nga familja Jashari për president. Flitet se mund të jetë Bekimi e që do të duhej të ishte personi i fundit në Kosovë për këtë post, nuk e meriton me asgjë!
Seanca dje mori një kthesë dramatike kur rroshkopellos nga Peja , ministër në qeverinë Kurthi 2 i doli një mesazh me inicialet A. K. ( sigurisht Aleksandër Karaxhorgjeviq e jo Albin Kurti ) ku thuhej se nga Lista Serbe do të jenë 4 vota për qeverinë Kurthi 3. Pastaj edhe do mesazhe nga minoritetet joserbe që i kërkojnë Kurthit poste në këmbim të votës. Pastaj doli live Dudija . Dhe shumë poshtërsi të tjera që nuk kanë ndodhur as në kohën e Rrahman Morinës. Albinit mbiemrin Kurti ia kam bërë Kurthi shkaku se në vazhdimësi ka ngre kurtha për opozitën dhe opozita deri më tani e ka hëngër karremin. Edhe dje e luajti lojën me raportin e komisionit. Me një të rame bëri shumë të vrame. Fitoi kohë të mjaftueshme duke shtyrë seancat e radhës sa të dojë vet. Pastaj , ua topiti tehun deputetëve të pakicave joserbe që patën kërkesa jonormale shantazhuese , një votë , një ministri duke i kërcënuar se mund të shkohet në zgjedhje për të cilat askush nuk ka gatishmëri. Rezultati ishte i menjëhershëm , edhe deputetët më të ” vendosur në kundërshtim” pastaj deklaruan se e votojnë qeverinë edhe nëse nuk marrin poste ministrore. Në zorrën e trashë të Kurthit iu shtua edhe një hemoroid që përbënë xherdanin hemoroidal , më parë aty ishin GUXO dhe ALTERNATIVA , tash është edhe NISMA. U kompletua trojka e xherdanit hemoroidal . Shqipëria duhet të reagojë kundër keqpërdorimit që po i bëhet flamurit kombëtar dhe shtetëror në Kuvendin e Kosovës sa herë që duan t’i mëshehin pisllëqet me LS . Duhet të zbatohet Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore dhe kombëtare. Po të mos bëhej publik mesazhi i rroshkopellos , Shkurte Pal Vata nuk do ta vendoste flamurin kombëtar para Zeusit të personifikuar në Albin Kurtit. Para mesazhit aty nuk kishte asnjë flamur. Shihni me çfarë patriotë kemi të bëjmë , e kanë shndërruar flamurin kombëtar në kondom , e vendosin vetëm kur kanë nevojë për ereksion politik dhe për pushtet. Në këtë frymë , palaçoja që pa asnjë shpresë po mundohet ta luaj rolin e ministres për punë të jashtme , tha se ka rrezik që LS ta votojë qeverinë Kurthi 3 për ta komprometuar politikisht dhe kombëtarisht . Çfarë injorante , Shvarc patriotizëm !
Që nga fillimi kam shkruar se Kurthi nuk hjek dorë nga pushteti , nëse nuk detyrohet. Në fund të fundit edhe votat e LS kanë vlerë dhe peshë sikur votat e të gjithë deputetëve tjerë . Kur Mimiqka shkrihej duke llafosur me Radojçiqin dhe Simiqin kundër veteranëve të luftës dhe UÇK – së , iu vinte mirë dhe lezet . Atëherë i pranuan votat e tyre , tash jo. Albin Kurthi , e formon qeverinë me 61 – 62 deputetë që sot nëse i përshtatet. Po kjo qeveri më ngjanë në përbërjen e Politbirosë së Partisë së Punës së Shqipërisë ku shumica ishin minoritarë vllehë dhe grekë. Edhe Kurthi e ka një situatë të ngjashme. Po Kurthit kjo qeveri nuk i duhet asgjë përveç për nevoja personale fiziologjike . As nuk miratohen ligjet pa opozitën, as nuk mund të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare e sidomos nuk mund të arrihet një marrëveshje me Serbinë siç po kërkon bashkësia ndërkombëtare. Marrëveshjen e Brukselit , me aneksin e Ohrit , qeveria Kurthi 3 apo cilado qeveri nuk ka qare pa e zbatuar , mësa pa vdekur . Vetëm vonë Kurthi e ka pranuar se sa thellë ia kanë futur qepën Surroi dhe Weller , i pari nostalgjik jugosllav , i dyti mercenar i dëshmuar. Nuk ka më kthim prapa . Evropa dhe SHBA , aktualisht nuk po merren me Kosovën shkaku se nuk kanë adresë deri të formohen institucionet. Pastaj e bëjnë presionin , të gjitha armët i kanë në duar të tyre. Kosova është në situatë të rëndë nën sanksione, pa gjasë të pranohet në Këshillin e Evropës, kushtëzohet për integrim në BE – e , nuk ia ndajnë fondet ndërkombëtare pa zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit. Në planin ndërkombëtar Serbia ka pozitë 100 herë më të mirë se Kosova . Ndryshe thonë bardët e mediokritetit në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë arsye ka qenë dhe është i domosdoshëm të formohet qeveria e shumicës shqiptare, LV , PDK dhe LDK deri të përmbyllet marrëveshja me Serbinë. Pas kësaj do të shpalleshin zgjedhjet. Përgjegjësia do të ndahej te këto parti politike . E them se qeveria Kurthi 3 me 61 – 62 deputetë nuk vlenë pesë para sikur që nuk do të vlente as pesë para qeveria e formuar nga opozita me 61 – 62 deputetë.
Nëse Albin Kurthi mendon se me Politbironë e përbërë nga vllehët dhe kucovllehët e LV do të merrë vendime të rënda për Kosovën duke lënë 50 përqind të deputetëve shqiptarë jashtë vendimmarrjes , e ka shumë gabim . Nuk do të kalojë apo më mirë ta them do ta ketë fatin e Dritan Abazoviqit në Mal të Zi. Strukturat e VLEN -it në Maqedoni të Veriut ikën për lesh. Kush ta përmend sot Shaip Kamberin në Luginë. Albini jo se jo , madje as Besnik Rrenc Bislimi që për partner do ta ketë Demo Berishën , i ndajnë të njëjtat vlera kombëtare , flasin shqip dhe deklarohen shqiptarë. Grupi i anarkistëve të Tiranës kanë hyrë në kanalizim politik dhe kombëtar . Kur Kurthi do ta formojë qeverinë Kurthi 3 , opozita do të lirohet nga një barrë e madhe e përgjegjësisë, të hajë ate që e ka bërë Kurthi. Ka kohë të merret me pregatitjen për zgjedhje lokale dhe , në kohën kur Kurthi do ta propozojë kandidatin për president , opozita nuk rri në sallë dhe shkohet në zgjedhje. Kurthi do pushtet absolut si dikur Cezari por me mendësinë e Neronit . Do të fitojë sa më shumë pushtet lokal , do ta zgjedhë presidentin që do t’ i veshtte brekushet e Kurthit. A do të bëhet siç do Kurthi ? Shpejt i shohim provat e para. Unë nuk besoj , edhe për Kurthin është më mirë që të mos bëhet ashtu si i thotë mercenarja Mihali.
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
16 prill 2025
Prishtinë