GJOKË DABAJ: AJËRNDOTËSI PO VAZHDON TË NA LËSJHOJË GAZRA

Durrës, 31. 07. 2013 – Ai është fare i vogël, por, meqë gazrat kanë vetinë të përhapen nëpër hapësirë, kjo po i jep mundësinë që, sidoqoftë, të na e qelbë ajrin ku po jetojmë. Mbrëmë f… prapë, dmth lëshoi gazra te Ora-njuzi. Pultin e kisha në dorë. Mund edhe të kaloja në një kanal tjetër, por, meqë e dija se gazin e tij do ta thithnin shumë të tjerë, thashë: Hajde ta duroj, në mënyrë që të mund t’i bëj edhe lexuesit tonë disa sqarime shtesë. Ai f… diçka në lidhje me lirinë e fjalës, por shihej qartë që, po të kish mundësi, do t’ua mbyllte organet të gjithë të tjerëvet, në mënyrë që njerëzimi vetëm f… së tij t’i merrte erë.
Në lidhje me pyetjen: Po me vrasësit sërbë, të cilëvet zotërinjtë T.Nikoliq dhe I.Daçiq u japin rregullisht pensionet apo rrogat, ç’duhet të bëjmë?, ai, vetëkuptohet, nuk kish aspak interes të prononcohej. Tipa të tillë i shfrytëzojnë ngjalërisht, si të drejtën për të f…, ashtu edhe të drejtën për të mos f…
Por ne na duhet të pranojmë që edhe zonja intervistuese, e cila ka realizuar emisione shumë të mirë, nuk ish pa të meta në atë rast. Shihej qartë që f… e të intervistuarit synonin një “filozofi” shumë më të madhe se qerthulli “skizofren” i kombit shqiptar. Atëherë, zonja intervistuese duhej t’ia kish bërë disa të këtilla pyetje këtij f…madhi të epokës sonë:
Po francezët ç’duhet të bëjnë, psh me Zhanë d’Arkën? (Sepse edhe ajo ka vrarë njerëz.) Po me Robespierin, ç’duhet të bëjnë francezët? (Sepse edhe ai ka vrarë njerëz.) Po rusët ç’duhet të bëjnë me Kutuzovin? (Sepse edhe Kutuzovi ka vrarë njerëz.) Lere ne, sepse, sipas të këtillë f…mëdhenjve, dihet që as Gjergj Kastriotin Skënderbeun, nuk ka pse ta mbajmë më për Hero Kombëtar!

– Fatos Lubonja – 

Por edhe italianët kanë Garibaldin. U dashka edhe për Garibaldin të organizohet një Hagë, ku kryeprokurore të vihet prapë z.Karla del Ponte, ndërsa një nga gardianët e burgut, ku të mbylleshin të gjithë imituesit e Garibaldit, të jetë vetë ky, f…shumi, i intervistuari prej Ora-Njuzit.
Pastaj, turqit duhet të akuzojnë Ataturkun, duke kërkuar katarsis të plotë prej kombit të sotëm turk. Më në fund, në atë Hagën katarsiskërkuese duhet të çohen edhe Ruzvelti me Çërçllin, sepse as ata nuk mbetën pa vrarë njerëz, kur hapën Frontin e Dytë. Bashkë me ta, në bankën e të akuzuarëvet do të vihej edhe Trumani. Sidomos Trumani!
Kurse, bashkë me z.R.Haradinaj dhe me z.F.Limaj, duhet të çohen, me argumente, drejt qelivet të burgut të Hagës, edhe zotërinjtë B.Klinton, T.Bler, U.Klark e qindra të tjerë, sepse as ata nuk ndenjën pa bërë vrasje, që nga Ura e Savës e Ambasada Kineze e deri në Korishë të Prizrenit.
Kur t’i përfundonim gjyqet me zotërinjtë B.Klinton, T.Bler e të tjerë, për ta çuar deri në fund katarsisin, duhet të çohen në gjyqet e Hagës edhe zotërinjtë Xh.Bush i Vjetër dhe Xh.Bush i Ri, (në mos i zhdukshin dëshmitarët), për vrasjet që kanë bërë, në përpjekje për të rrëzuar sundimin e Sadamit.
Gjithkështu, ndoshta do të duhej çuar në Hagë edhe z.B.Obama, pasi ai nuk po rri pa vrarë talebanë nëpër Afganistan. Madje, po çon edhe avionë pa pilot atje ku atij po u dyuket e arsyeshme. Sipas këtij f…madhi të mediavet tona të sotme, të gjithë këta do të duhej t’u nënshtroheshin hetimevet, ndryshe njerëzimi nuk mund të gjejë drejtësi e paqe, nuk ka katarsis.
Si rrugë krejt e natyrshme e “filozofisë” së madhe të këtij f…madhi, do të ishte që, që të gjithë oficerët dhe ushtarët shqiptarë, sapo të kthehen nga Afganistani, të futen në hetuesi, për të parë pale çfarë krimesh kanë kryer duke u përballur atje me armiqtë e pjesës pozitive të Afganistanit. Bashkë me ta, sipas “filozofisë” madhore të këtij f…shumi, do çuar në Hagë, doemos, edhe z.Arben Imami. (…)
Vetëm vrasësit sërbë nuk duhet të hetohen për krime, sepse, përveç të drejtës për të f…, njerëzit si ata dhe si ky, kanë të drejtë edhe për të përdhunuar, edhe për të vrarë, edhe për të mos iu përgjigjur askujt.
Mirëpo, unë prapë nuk po di në çfarë pozite u ndodh zonja intervistuese, që nuk i shtroi këto çështje, për t’i zgjidhur njëherë e mirë.

…………………………………………………

– Reagimet – 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura