RAMADAN AVDIU: BEHAJDIN ALLAQI – UDHËHEQËS ME KUALITETE TË LARTA INTELEKTUALE, POLITIKE E ATDHETARE

Pashtriku.org, 23. 03. 2016: Të gjitha protestat që u organizuan në dy muajt e fundit të vitit 1989 dhe dy muajt e parë të vitit 1990 janë organizuar nga LPRK, kurse në Prizren organizatori kryesor i tyre ka qenë Behajdin Allaqi. Edhe në rrafshin e organizimit në nivel të Kosovës, të hartimit të planit operativ, strategjisë politike, politikave të veprimit dhe hartimit të dokumenteve, Behajdini ka luajtur një rol kyq. Asnjë dokument i Lëvizjes në këtë kohë nuk është lëshuar dhe nuk është bërë publik pa u konsultuar Behajdini.
***
Behajdin Allaqin për herë të parë e kam takuar në shtator të vitit 1989 në Prishtinë. Ai në veprimtarinë e organizuar klandestine ka vepruar me emrin konspirativ „BESIMI“. Kohën se kur ka filluar veprimtarinë e organizuar nuk e di saktësisht, mbase gjatë kohës sa unë kam qenë në burg në vitet 80’ta.
Në Konferencën e parë të OMLK’së të mbajtur në mars të vitit 1989 ku kanë marrë pjesë edhe: Afrim Zhitia, Fadil Vata, Ali Ahmeti, Hajdin Abazi, Bardhyl Mahmuti, Behajdin Allaqi, Binak Berisha etj., Behajdini është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues. Komiteti Drejtues ka zgjedhur sekretariatin prej tre vetash:
– Fadil Vata – Sekretar Politik,
– Afrim Zhitija – Sekretar Organizativ dhe
– Behajdin Allaqi – anëtar.

Pas arrestimit në shtator të vitit 1989 të Shaban Mujës, Bekim Krasniqit, Agron Shalës, Fexhrije Bilallit, Afërdita Veliut (asnjëri nga këta nuk e kanë njohur Behajdinin) Afrimi dhe Fadili kanë kaluar në ilegalitet të thellë. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore për Fadil Vatën ëshët marrë vendim që të del jashtë vendit, të shkojë në Zvicër për t’u shëruar në radhë të parë (Fadili vuante nga kanceri dhe si pasojë nga kjo sëmundje ka vdekur me 25 prill 1990 në spitalin e Bazelit në Zvicër).

Treshja e Komitetit Drejtues të LPRK’së: Afrim Zhitia, Behajdin Allaqi dhe Fadil Vata

Ndërsa Afrimi ka qëndruar në Kosovë për të ndihmuar procesin e ristrukturimit të Organizimit, sepse planifikohej përqëndrimi i të gjitha lidhjeve në duart e Sektorit të lidhjembajtjes dhe të Sekretariatit por edhe ndërrimi gradual i kuadrove të Komitetit Drejtues. Me kalimin e Fadilit në Zvicër në Komitetin Drejtues jam kooptuar unë Ramadan Avdiu dhe pastaj edhe në Sekretariat.
Rrethanat e krijuara në organizim pas rënies heroike të dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu e kanë vështirësuar shumë shkallën e organizimit. Por meqë kishim pasur rastin të mbajmë një Mbledhje të Komitetit Drejtues në Banesë të Binak Berishës – „ADILIT“ dhe të njihemi më shumë, shpejt jemi takuar dhe kemi vazhduar veprimtarinë. Qendra kryesore e vazhdimit të veprimtarisë ishte PRIZRENI për shkak të Behajdinit, sepse konsideronim se ai nuk duhet të lëviz shumë për shkak të shkallës së rrezikut të dekonspirimit dhe përgjegjësisë që kishte në hierarkin organizative.
Në muajin Nëntor 1989, disa ditë pas vrasjes së Afrimit është mbajtur Mbledhja e Komitetit Drejtues në Prizren dhe është lëshuar një PROKLAMATË e LPRK’së, autor i së cilës ishte Behajdini, ku bëhej THIRRJE ndër të tjera për vazhdimin e REZISTENCËS.
Të gjitha protestat që u organizuan në dy muajt e fundit të vitit 1989 dhe dy muajt e parë të vitit 1990 janë organizuar nga LPRK, kurse në Prizren organizatori kryesor i tyre ka qenë Behajdin Allaqi. Edhe në rrafshin e organizimit në nivel të Kosovës, të hartimit të planit operativ, strategjisë politike, politikave të veprimit dhe hartimit të dokumenteve, Behajdini ka luajtur një rol kyq. Asnjë dokument i Lëvizjes në këtë kohë nuk është lëshuar dhe nuk është bërë publik pa u konsultuar Behajdini.

Dokumentet programore të LPRK’së, në të cilat ka dhënë kontribut të veçantë Behajdin Allaqi.
Në kohën e vlugut të organizimit klandestin dhe të rezistencës bëhen edhe ndryshimet e mëdha në vendet e lindjes dhe në Kosovë fillon organizimi legal i partive politike. Behajdini është organizuar edhe në këtë drejtim dhe është njëri nga themeluesit e Degës së LDK’së për Prizrenin.
Dekonspirimet e para për Behajdinin si veprimtar dhe një prej udhëheqësve të organizimit të LPRK’së, jo vetëm për Rrethin e Prizrenit por në nivel të Kosovës vinë pikërisht në kohën kur është dashur të zgjedhet kryesia e degës së LDK’së për Prizrenin, për shkak se Behajdini ka qenë kandidati më potencial për t’u zgjedhur në krye të këtij organizimi, përkundër faktit se nuk ka qenë i interesuar, sepse interesimi i tij ishte të ndihmojë procesin e shkatërrimit të LKJ’së përmes formimit të degës së LDK’së në njërën anë, dhe të forcoj organizimin klandestin në anën tjetër.
Në gjysmën e dytë të vitit 1990 Komiteti Drejtues do të distancohet nga veprimtaria e Mentor Kaçit dhe Behajdini do të jetë ai i cili më së shumti do të ballafaqohet me bartësit e tentativës për të ndërtuar një strukturë të re ilegale „Frontin e Rezistencës“.
Behajdini ka marrë pjesë në organizimin e mbledhjeve konsultative në janar të vitit 1991 në Prishtinë, ku është vendosur që të mbahet Konferenca e dytë e radhëve të organizuara ilegale dhe ku do të mirren vendime për shkëputjen nga çdo ngjyrim ideologjik.
Konferenca e dytë është mbajtur në shkurt të vitit 1991 në Prapashticë (fshat afër Prishtinës) ku Behjadini do të merr pjesë dhe do të jetë anëtar i Komisionit për hartimin e rezolucioneve të mbledhjes. Për shkak të angazhimit të shumtë dhe veprimtarisë së dendur Behajdini kërkon që të mos zgjedhet drejtpërdrejtë në Organin Drejtues në nivel të Kosovës por, të vazhdoj veprimtarinë në kontakte të drejtpërdrejta me drejtuesit e organizatës dhe të përqëndrohet në forcimin e radhëve në rrafshin organizatv në Prizren, por edhe në komunat për rreth, e sidomos në Sharr, Rahovec dhe Therandë.
Gjatë gjithë vitit 1991 Behajdini ka punuar në rrafshin teorik dhe ka afruar projekte dhe propozime për veprimtari të LPRK në nivel të Kosovës. Nga gjysma e dytë e vitit 1991 kanë filluar përgatitjet për organizimin e Mbledhjes së tretë të Përgjithshme të LPRK’së. Behajdini nga dita kur është vendosur të mbahet kjo mbledhje ka qenë i kyqur në procesin e përgatitjes së Mbledhjes. Mbledhja e tretë e LPRK’së është mbajtur në fshatin Ujëmir – afër Klinës (në 4 tetor 1991 – sh.b) ku Behajdini do të jep kontribut të çmueshëm, si për organizimin ashtu edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes.
PAMJE EKSKLUZIVE NGA MBLEDHJA E III’të E LPRK’së, MBAJTUR MË 4 TETOR 1991 – NË UJËMIR, AFËR KLINËS.

Ujëmir, 04 tetor 1991: Xhavit Haziri dhe Ramadan Avdiu, duke drejtuar Mbledhjen e III’të të LPRK’së.

Veprimtari Halil Selimi dhe pjesëmarrësit tjerë në Mbledhjen e III’të LPRK’së.

Behajdin Allaqi, jep kontribut të çmueshëm, si për organizimin ashtu edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së III’të LPRK’së.
Behajdini edhe pas Mbledhjes së tretë të LPRK’së ka vazhduar veprimtarinë me të njejtin intenzitet, por me kërkesën e tij dhe të rrethit të Prizrenit ai ka kontaktuar me rrethet e organizuara vetëm kur ka qenë e domosdoshme ngase për shkaqe sigurie i kishte reduktuar lëvizjet e dendura. Disa herë pas mbledhjes së tretë me Behajdinin kemi shkuar në Shqipëri ku jemi konsultuar me shokët nga jashtë vendit, me autoritetet e shtetit shqiptar dhe me shokët të organizuar në rrethet e Repuplikës së Maqedonisë.
Një takim në Shqipëri është mbajtur edhe në janar të vitit 1993 ku është vendosur të mbahet një mbledhja konsultative e LPRK’së, ku do të hartoheshin strategji të reja veprimi në përputhje me situatat e krijuara në trojet e okupuara shqiptare. Mbledhja është përgatitur dhe është mbajtur (në prill 1993 – Sh.B) në Kollare (fshat afër Kërçovës) ku Behajdini ka marrë pjesë dhe ka kontribuar shumë në organizimin e saj.
Zakonisht para mbledhjeve në nivel të të gjithë organizatës Behajdini kyqej dhe merrte pjese edhe nëpër mbledhjet paraprake të rretheve, ku interesohej drejtëpërdrejtë për mendimet dhe vizionet e anëtarësisë së gjërë, dhe pastaj mbi bazën e diskutimeve hartoheshin edhe politikat e veprimit që i propozoheshin mbledhjes për aprovim. Një prej vendimeve të mbledhjes konsutative ishte krijimi i grupit për organizimin e Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme të LPRK’së. Ky grup ka mbajtur lidhje dhe ka zhvilluar konsulta të vazhdushme me Behajdinin. Mbledhja e katërt është mbajtur në Prishtinë më 26-27 korrik 1993.
Duke qenë se në Kosovë ishte zhvilluar aktivitet jashtëzakonisht i dendur çlirimtar dhe se po përgatitej një fazë e re e veprimit me strategji të re duke i dhënë prioritet strukturimit dhe krijimit të oranizimit ushtarak, aksionet çlirimtare për të asgjësuar pjestarë të aparatit represiv të okupatorit kishin filluar: UDB’ja u vu në aksion për zbulim dhe arrestim të veprimtarëve dhe bartësve të këtij organizimi.
Pas arrestimit të disa anëtarëve të LKÇK’së më 27 korrik 1993 do të pasoj edhe një goditje e rëndë për LPRK’në, kur më 2 gusht 1993 u arrestuan disa veprimtarë të dalluar LPRK’së, në mesin e të cilëve edhe Behajdini. Të njejtën ditë janë arrestuar edhe disa veprimtarë të tjerë, jo vetëm në rrethin Prizrenit por në shumë anë të Kosovës. Po atë ditë janë kërkuar të arrestohen edhe shumë të tjerë në mesin e të cilëve edhe unë – Ramadan Avdiu. Meqë policia pushtuese nuk ia doli të më arrestojë deri në tetor kam jetuar në ilegalitet të thellë pastaj kam kaluar në Zvicër.
Për herë të fundit Behjadinin e kam takuar dy ditë para mbajtjes së mbledhjes së katërt të Përgjithshme me 24 korrik 1993, kurse pas daljes së tij nga burgu kam biseduar disa herë në telefon.
Si Përfundim:
Me një fjalë mund të them se Behajdin Allaqi ishte veprimtar i devotshëm, strateg dhe mendimtar politik, organizator i shkathët me guxim të madh. Kontributi i Behajdinit është i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe forcimin e LPRK’së në kohën më të ndieshme kur ajo u godit rëndë me vrasje të anëtarëve dhe me arratisje të disa të tjerëve, pastaj në kohën kur po bëheshin ndryshime të mëdha në vendet e lindjes dhe kur në Kosovë po lindnin organizime partiake legale, të cilat ndikuan dukshëm në uljen e intenzitetit të rezistencës aktive. Sot Behajdini renditet në radhën e plejadës së dëshmorëve të kombit, që gjithë jetën e tyre e kanë vënë në shërbim të luftës për liri të popullit dhe zë vend meritor në historinë më të re të popullit shqiptar, si një veprimtar dhe udhëheqës me kualitete të larta intelektuale politike e atdhetare.
Lavdi jetës, emrit dhe verprimtarisë së dëshmorit Behjadin Allaqi!

 

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Ramadan AVDIU, 31. 10. 2012) – Të gjitha protestat që u organizuan në dy muajt e fundit të vitit 1989 dhe dy muajt e parë të vitit 1990 janë organizuar nga LPRK, kurse në Prizren organizatori kryesor i tyre ka qenë Behajdin Allaqi. Edhe në rrafshin e organizimit në nivel të Kosovës, të hartimit të planit operativ, strategjisë politike, politikave të veprimit dhe hartimit të dokumenteve, Behajdini ka luajtur një rol kyq. Asnjë dokument i Lëvizjes në këtë kohë nuk është lëshuar dhe nuk është bërë publik pa u konsultuar Behajdini.
Behajdin Allaqin për herë të parë e kam takuar në shtator të vitit 1989 në Prishtinë. Ai në veprimtarinë e organizuar klandestine ka vepruar me emrin konspirativ „BESIMI“. Kohën se kur ka filluar veprimtarinë e organizuar nuk e di saktësisht, mbase gjatë kohës sa unë kam qenë në burg në vitet 80’ta.
Në Konferencën e parë të OMLK’së të mbajtur në mars të vitit 1989 ku kanë marrë pjesë edhe: Afrim Zhitija, Fadil Vata, Ali Ahmeti, Hajdin Abazi, Bardhyl Mahmuti, Behajdin Allaqi, Binak Berisha etj., Behajdini është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues. Komiteti Drejtues ka zgjedhur sekretariatin prej tre vetash: Fadil Vata – Sekretar Politik, Afrim Zhitija – Sekretar Organizativ dhe Behajdin Allaqi – anëtar.
Pas arrestimit në shtator të vitit 1989 të Shaban Mujës, Bekim Krasniqit, Agron Shalës, Fexhrije Bilallit, Afërdita Veliut (asnjëri nga këta nuk e kanë njohur Behajdinin) Afrimi dhe Fadili kanë kaluar në ilegalitet të thellë. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore për Fadil Vatën ëshët marrë vendim që të del jashtë vendit, të shkojë në Zvicër për t’u shëruar në radhë të parë (Fadili vuante nga kanceri dhe si pasojë nga kjo sëmundje ka vdekur me 25 prill 1990 në spitalin e Bazelit në Zvicër).

Komitetit Drejtues i LPRK’së: Afrim Zhitija, Behajdin Allaqi dhe Fadil Vata.

…………………………………………

Ndërsa Afrimi ka qëndruar në Kosovë për të ndihmuar procesin e ristrukturimit të Organizimit, sepse planifikohej përqëndrimi i të gjitha lidhjeve në duart e Sektorit të lidhjembajtjes dhe të Sekretariatit por edhe ndërrimi gradual i kuadrove të Komitetit Drejtues. Me kalimin e Fadilit në Zvicër në Komitetin Drejtues jam kooptuar unë Ramadan Avdiu dhe pastaj edhe në Sekretariat. 
Rrethanat e krijuara në organizim pas rënies heroike të dëshmorëve Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu e kanë vështirësuar shumë shkallën e organizimit. Por meqë kishim pasur rastin të mbajmë një Mbledhje të Komitetit Drejtues në Banesë të Binak Berishës – „ADILIT“ dhe të njihemi më shumë, shpejt jemi takuar dhe kemi vazhduar veprimtarinë. Qendra kryesore e vazhdimit të veprimtarisë ishte PRIZRENI për shkak të Behajdinit, sepse konsideronim se ai nuk duhet të lëviz shumë për shkak të shkallës së rrezikut të dekonspirimit dhe përgjegjësisë që kishte në hierarkin organizative.
Në muajin Nëntor 1989, disa ditë pas vrasjes së Afrimit është mbajtur Mbledhja e Komitetit Drejtues në Prizren dhe është lëshuar një PROKLAMATË e LPRK’së, autor i së cilës ishte Behajdini, ku bëhej THIRRJE ndër të tjera për vazhdimin e REZISTENCËS.
Të gjitha protestat që u organizuan në dy muajt e fundit të vitit 1989 dhe dy muajt e parë të vitit 1990 janë organizuar nga LPRK, kurse në Prizren organizatori kryesor i tyre ka qenë Behajdin Allaqi. Edhe në rrafshin e organizimit në nivel të Kosovës, të hartimit të planit operativ, strategjisë politike, politikave të veprimit dhe hartimit të dokumenteve, Behajdini ka luajtur një rol kyq. Asnjë dokument i Lëvizjes në këtë kohë nuk është lëshuar dhe nuk është bërë publik pa u konsultuar Behajdini.

Dokumentet programore të LPRK’së, në të cilat ka dhënë

kontribut të veçantë Behajdin Allaqi.

……………………………………

Në kohën e vlugut të organizimit klandestin dhe të rezistencës bëhen edhe ndryshimet e mëdha në vendet e lindjes dhe në Kosovë fillon organizimi legal i partive politike. Behajdini është organizuar edhe në këtë drejtim dhe është njëri nga themeluesit e Degës së LDK’së për Prizrenin. 
Dekonspirimet e para për Behajdinin si veprimtar dhe një prej udhëheqësve të organizimit të LPRK’së, jo vetëm për Rrethin e Prizrenit por në nivel të Kosovës vinë pikërisht në kohën kur është dashur të zgjedhet kryesia e degës së LDK’së për Prizrenin, për shkak se Behajdini ka qenë kandidati më potencial për t’u zgjedhur në krye të këtij organizimi, përkundër faktit se nuk ka qenë i interesuar, sepse interesimi i tij ishte të ndihmojë procesin e shkatërrimit të LKJ’së përmes formimit të degës së LDK’së në njërën anë, dhe të forcoj organizimin klandestin në anën tjetër.
Në gjysmën e dytë të vitit 1990 Komiteti Drejtues do të distancohet nga veprimtaria e Mentor Kaçit dhe Behajdini do të jetë ai i cili më së shumti do të ballafaqohet me bartësit e tentativës për të ndërtuar një strukturë të re ilegale „Frontin e Rezistencës“.
Behajdini ka marrë pjesë në organizimin e mbledhjeve konsultative në janar të vitit 1991 në Prishtinë, ku është vendosur që të mbahet Konferenca e dytë e radhëve të organizuara ilegale dhe ku do të mirren vendime për shkëputjen nga çdo ngjyrim ideologjik.
Konferenca e dytë është mbajtur në shkurt të vitit 1991 në Prapashticë (fshat afër Prishtinës) ku Behjadini do të merr pjesë dhe do të jetë anëtar i Komisionit për hartimin e rezolucioneve të mbledhjes. Për shkak të angazhimit të shumtë dhe veprimtarisë së dendur Behajdini kërkon që të mos zgjedhet drejtpërdrejtë në Organin Drejtues në nivel të Kosovës por, të vazhdoj veprimtarinë në kontakte të drejtpërdrejta me drejtuesit e organizatës dhe të përqëndrohet në forcimin e radhëve në rrafshin organizatv në Prizren, por edhe në komunat për rreth, e sidomos në Sharr, Rahovec dhe Therandë.
Gjatë gjithë vitit 1991 Behajdini ka punuar në rrafshin teorik dhe ka afruar projekte dhe propozime për veprimtari të LPRK në nivel të Kosovës. Nga gjysma e dytë e vitit 1991 kanë filluar përgatitjet për organizimin e Mbledhjes së tretë të Përgjithshme të LPRK’së. Behajdini nga dita kur është vendosur të mbahet kjo mbledhje ka qenë i kyqur në procesin e përgatitjes së Mbledhjes. Mbledhja e tretë e LPRK’së është mbajtur në fshatin Ujëmir – afër Klinës (në 4 tetor 1991 – Sh.B) ku Behajdini do të jep kontribut të çmueshëm, si për organizimin ashtu edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes.

……………………………………………

PAMJE EKSKLUZIVE NGA MBLEDHJA E III’të E LPRK’së,

MBAJTUR MË 4 TETOR 1991 – NË UJËMIR, AFËR KLINËS.

Ujëmir, 04 tetor 1991: Xhavit Haziri dhe Ramadan Avdiu,

duke drejtuar Mbledhjen e III’të të LPRK’së.

……………………………………………

Veprimtari Halil Selimi dhe pjesëmarrësit tjerë në Mbledhjen e III’të LPRK’së.

…………………………………………………………..

Behajdin Allaqi, jep kontribut të çmueshëm, si për organizimin

ashtu edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së III’të LPRK’së.

……………………………………………

Behajdin Allaqi, duke folur në Mbledhjen e III’të të LPRK’së.

…………………………………………………….

Behajdini edhe pas Mbledhjes së tretë të LPRK’së ka vazhduar veprimtarinë me të njejtin intenzitet, por me kërkesën e tij dhe të rrethit të Prizrenit ai ka kontaktuar me rrethet e organizuara vetëm kur ka qenë e domosdoshme ngase për shkaqe sigurie i kishte reduktuar lëvizjet e dendura. Disa herë pas mbledhjes së tretë me Behajdinin kemi shkuar në Shqipëri ku jemi konsultuar me shokët nga jashtë vendit, me autoritetet e shtetit shqiptar dhe me shokët të organizuar në rrethet e Repuplikës së Maqedonisë. 
Një takim në Shqipëri është mbajtur edhe në janar të vitit 1993 ku është vendosur të mbahet një mbledhja konsultative e LPRK’së, ku do të hartoheshin strategji të reja veprimi në përputhje me situatat e krijuara në trojet e okupuara shqiptare. Mbledhja është përgatitur dhe është mbajtur (në prill 1993 – Sh.B) në Kollare (fshat afër Kërçovës) ku Behajdini ka marrë pjesë dhe ka kontribuar shumë në organizimin e saj.
Zakonisht para mbledhjeve në nivel të të gjithë organizatës Behajdini kyqej dhe merrte pjese edhe nëpër mbledhjet paraprake të rretheve, ku interesohej drejtëpërdrejtë për mendimet dhe vizionet e anëtarësisë së gjërë, dhe pastaj mbi bazën e diskutimeve hartoheshin edhe politikat e veprimit që i propozoheshin mbledhjes për aprovim. Një prej vendimeve të mbledhjes konsutative ishte krijimi i grupit për organizimin e Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme të LPRK’së. Ky grup ka mbajtur lidhje dhe ka zhvilluar konsulta të vazhdushme me Behajdinin. Mbledhja e katërt është mbajtur në Prishtinë më 26-27 korrik 1993.
Duke qenë se në Kosovë ishte zhvilluar aktivitet jashtëzakonisht i dendur çlirimtar dhe se po përgatitej një fazë e re e veprimit me strategji të re duke i dhënë prioritet strukturimit dhe krijimit të oranizimit ushtarak, aksionet çlirimtare për të asgjësuar pjestarë të aparatit represiv të okupatorit kishin filluar: UDB’ja u vu në aksion për zbulim dhe arrestim të veprimtarëve dhe bartësve të këtij organizimi.
Pas arrestimit të disa anëtarëve të LKÇK’së më 27 korrik 1993 do të pasoj edhe një goditje e rëndë për LPRK’në, kur më 2 gusht 1993 u arrestuan disa veprimtarë të dalluar LPRK’së, në mesin e të cilëve edhe Behajdini. Të njejtën ditë janë arrestuar edhe disa veprimtarë të tjerë, jo vetëm në rrethin Prizrenit por në shumë anë të Kosovës. Po atë ditë janë kërkuar të arrestohen edhe shumë të tjerë në mesin e të cilëve edhe unë – Ramadan Avdiu. Meqë policia pushtuese nuk ia doli të më arrestojë deri në tetor kam jetuar në ilegalitet të thellë pastaj kam kaluar në Zvicër.
Për herë të fundit Behjadinin e kam takuar dy ditë para mbajtjes së mbledhjes së katërt të Përgjithshme me 24 korrik 1993, kurse pas daljes së tij nga burgu kam biseduar disa herë në telefon.
Si Përfundim:
Me një fjalë mund të them se Behajdin Allaqi ishte veprimtar i devotshëm, strateg dhe mendimtar politik, organizator i shkathët me guxim të madh. Kontributi i Behajdinit është i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe forcimin e LPRK’së në kohën më të ndieshme kur ajo u godit rëndë me vrasje të anëtarëve dhe me arratisje të disa të tjerëve, pastaj në kohën kur po bëheshin ndryshime të mëdha në vendet e lindjes dhe kur në Kosovë po lindnin organizime partiake legale, të cilat ndikuan dukshëm në uljen e intenzitetit të rezistencës aktive. Sot Behajdini renditet në radhën e plejadës së dëshmorëve të kombit, që gjithë jetën e tyre e kanë vënë në shërbim të luftës për liri të popullit dhe zë vend meritor në historinë më të re të popullit shqiptar, si një veprimtar dhe udhëheqës me kualitete të larta intelektuale politike e atdhetare.
Lavdi jetës, emrit dhe verprimtarisë së dëshmorit Behjadin Allaqi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura