RAMADAN BOZHLANI: MALLKIMI HISTORIK MBI QEVERINË!

Prishtinë, 08. 02. 2015 – Shpresa e mëshirës kaloj nga një fytyrë tek një fytyrë tjetër dhe nga një vit tek një vit tjetër deri sa u ligështua nga forca morale dhe u dergj nga lëngata. Moralistët hoqën dorë me keqardhje dhe dëshprim nga teorit e tyre, atdhetarët u zhgënjyen, ndërsa vetëm ata që këmbëngulën në përndezjen e fantazisë luksoze në kushte mjerane siç janë politikanët kryelart, mbetën të poshtruar karshi atyre që me dhimbje vendosën të shpërgulen nga trualli arbëror i ushqyer me gjakun fisnik. Shtëpitë e arnuara nga plagët e luftës sot po ndrrëojnë titullar, e disa të tjera po e përjetojnë aktin fatal mbylljen e dyerve me shtat dryna.
Pyetjeve të trishta të mësimdhënësve: kush mungon sot?
Ju përgjigjen me zë të përvajshëm nxënësat: ata më të zellshmit që i shikojshim si e ardhmja e vendit, kanë marrë rrugën për emigrim!
Familje, shkolla, lagje, qytete dhe vendlindje lamtumirë se shpresa po na zhvendos në toka të tjera përmes udhëve të torturueshme.

Ndarjet e këtilla tepër të vështira po e ujitin me lotët e dhimbjes tokën për të cilën u flijuan në emër të lirisë.
Shtat vjetori i pavarësisë do t’i gjen nëpër përrenj, nëpër male dhe nëpër rrugë të dërrmuar, të lagur, të baltosur, të frikësuar, të tmerruar dhe me ankthe mu në shtetin e atyre që qenien tonë kombëtare e torturuan, e dhunuan, e masakruan, e pushkatuan dhe u munduan me të gjitha forcat akademike, diplomatike, politike dhe ushtarake ta çbanojnë nga trualli amnor e me kënaqësi edhe nga ky planet, por, motivet e ikjes janë edhe më tragjike: kafshata e bukës, shërimi i sëmundjeve dhe e ardhmja e fëmijëve.
Edhe familjarët e të zhdukurve udhëtojnë për të njëtat arsye nëpër ato rrugë dhe mund të shkelin mbi eshtrat e familjarëve të tyre, sepse ai shtet mban peng eshtrat e afërsisht dy mijë të zhdukurve.
A ka gjë më të rënd nën këtë qiell se sa familja të shkel mbi eshtrat e anëtarit të tyre të zhdukur që nga lufta, dhe ai atje nën tokë të klith nga gëzimi se familja e tij mbi tokë erdhi për t’ia kthyer eshtrat në vendlindje, por ata mbi tokë i preokupojnë edhe një mijë brenga të tjera dhe nxitimthi mundohen ta kalojnë territorin e atij shteti që ju ka hap plag të pashërushme.
Klithja në formë të pytjes e nxjerrur nga eshtrat e të zhdukurve nga nëntoka e Serbisë e çan dheun dhe i ndjek pas: kush po ju detyron ta braktisni atdheun, për të cilin ne u flijuam ?!
“Kafshatë që s’kapërdihet është or vëlla mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”, Migjeni përmes kësaj fraze shtrin fuqinë e fjalës poetike për ta kapur dramaticitetin e mjerimit të njeriut shqiptar edhe në vitin 2015-të.
Vetëm për një çast të mundohemi t’i ndjejmë shumë prindër kur fëmijët e tyre kanë nevojë për shërim dhe paratë, për kontrolle mjeksore dhe barna duhet t’i sigurojnë, duke trokitur nëpër porta të shumta. A nuk është ky një terror emocional për çdo nënë e baba?! E ka edhe shumë situata të tjera të ngjethura që zemrën njerëzore e coptojnë në mijra pjesë.
Preokupimet e larmishme dhe të pandashme prej shumë vitesh shumicën e popullit e orientuan drejt një vendimi të tillë fatal, dhe përballë këtij vendimi kushdo e në veqanti ata që ishin përgjegjës për mirëqenien e tyre privohen nga e drejta morale për ta vënë para përgjegjësisë këtë karavan njërzish të rrënuar moralisht.
Ky fenomen po i trondit edhe eshtrat nën varre, por siç duket shqiptarët po kërkojnë me vendosmëri prespektiv, i kanë mbyllur veshët e stërlodhur nga broçkullat dhe s’ka njeri që i sbraps dhe t’i rikthehen në botën e tyre të çveshur nga shpresa dhe ëndrrat, nëpër sofrat e tyre ku kryepjata është e mbushur me lëng dhe nëpër ambientet e tyre ku më shumë zotron terri se sa drita.
Gjysma e qeverisë së sotshme mbart mallkimin dhe përgjegjësinë për këta lotë të derdhur të dhimbjes sepse ajo ishte në krye të tyre përgjatë tetë viteve, le të merrë inciativën fisnike për të ja konfiskuar pasurinë atyre që u pasuruan në korriz të popullit dhe për t’i rehabilituar këta njerëz që do të kthehen më varfanjak se sa ishin.
Ndërsa kryeministri le të merr një inciativ tjetër fisnike duke ua kërkuar pagat e gjashtë mujorshit të paralizës institucionale – deputetëve si dhe uljen e rrogave të tyre në emër të rehabilitimit të këtyre të mjerëve.
Shpresa kthehet me plane konkrete që kanë synim fonde për mirëqenien e tyre, e jo deklara të thata dhe foshnjore, se tek e fundit ju do të mbartni mallkimin historik për humbjen e dinjitetit të këtij populli fisnik.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura
Read More

PERANDORIA SOROS!

PERANDORIA SOROS! Nga Sheradin Berisha, Facebook 7 Mars 2022 Ashtu sikurse të gjithë miliarderët globalistë edhe globalisti Xhorxh…