Pashtriku.org, 19. 04. 2015 – (Sot në Prishtinë u takua çkapsi i shtetit Ramush Haradinaj me kapsin e shtetit Isa Mustafa!) – Lideri i AAK’ës, Ramush Haradinaj të shtunën bërtiste zëshëm para mijëra protestuesve të tubuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: “Isa dhe Hashimi e kanë kap shtetin”! Por, sot duket se, Rambos i ka rënë temperatura e “zemërimit” dhe bashkë me Isa Mustafën, Rrustem Berishën dhe Ismet Beqirin janë parë duke pirë kafe në ambientet e një hoteli në Prishtinë! Ky takim i organizuar nga Isa Mustafa, është filmuar nga kameramani i “KosovaPress”-it. Gjatë ardhjes në takim Ramushi dëgjohet duke thënë: “Po pse su msheft diku more, këtu na shohin hej”! Ndërkaq roja e Isa Mustafës, (pak para ardhjes së Ramushit) para gazetarëve dhe kameramanit deklaron: “Hajt se veç kafe kanë me pi s’ka kurgja…”. Ndërkaq tjetri dëgjohet duke thënë: “Kurgja more vlla qeta që i njihni janë” …”për çka kanë mu rrok…”… “e dielle sot pushoni”!! Dhe krejt në fund një person tjetër duke i larguar gazetarët nga vendtakimi, dëgjohet duke thënë: “hej u kry tashma hajde ec anena”…!!!
Shikoni fotot nga takimi:
Për më tepër shikoni Videon:
Haradinaj protestoi dje kundër Mustafës, sot pinë kafe bashkë!
***
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)