RAMUSH HARADINAJ SOT TAKOHET ME ISA MUSTAFËN, NDËRSA TË SHTUNËN PROTESTONTE KUNDËR TIJ

Pashtriku.org, 19. 04. 2015 – (Sot në Prishtinë u takua çkapsi i shtetit Ramush Haradinaj me kapsin e shtetit Isa Mustafa!) – Lideri i AAK’ës, Ramush Haradinaj të shtunën bërtiste zëshëm para mijëra protestuesve të tubuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: “Isa dhe Hashimi e kanë kap shtetin”! Por, sot duket se, Rambos i ka rënë temperatura e “zemërimit” dhe bashkë me Isa Mustafën, Rrustem Berishën dhe Ismet Beqirin janë parë duke pirë kafe në ambientet e një hoteli në Prishtinë! Ky takim i organizuar nga Isa Mustafa, është filmuar nga kameramani i “KosovaPress”-it. Gjatë ardhjes në takim Ramushi dëgjohet duke thënë: “Po pse su msheft diku more, këtu na shohin hej”! Ndërkaq roja e Isa Mustafës, (pak para ardhjes së Ramushit) para gazetarëve dhe kameramanit deklaron: “Hajt se veç kafe kanë me pi s’ka kurgja…”. Ndërkaq tjetri dëgjohet duke thënë: “Kurgja more vlla qeta që i njihni janë” …”për çka kanë mu rrok…”… “e dielle sot pushoni”!! Dhe krejt në fund një person tjetër duke i larguar gazetarët nga vendtakimi, dëgjohet duke thënë: “hej u kry tashma hajde ec anena”…!!!

Shikoni fotot nga takimi:


Për më tepër shikoni Videon:
Haradinaj protestoi dje kundër Mustafës, sot pinë kafe bashkë!

***
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KONSERVATORIZMI

KONSERVATORIZMI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 26 Maj 2022 Konservatorizmi është pikëpamje që vlerëson dhe që synon të ruajë…