RENATO SHKULAKU: Ç’PO NDODH ME RININË SHQIPTARE?!

Pogradec, 11. 05. 2016: Rinia e sotme duhet të jetë simbol i paqes, kulturës, dashurisë, emancipimit etj. Të rinjtë duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre duke studiuar, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe jo të merren me gjëra të rëndomta dhe të parëndësishme, të cilat shkatërrojnë të ardhmen e tyre. Sot, në botë të rinjtë arrijnë të krijojnë gjëra të pabesueshme në shumë fusha të jetës, fakt i cili tregon se ata e vlerësojnë kohën dhe merren me gjërat e duhura. Por çfarë po ndodh me rininë shqiptare? A po ecin ata në rrugën e duhur?
Fatkeqësisht, kohët e fundit në gjimnazet e Shqipërisë, janë përhapur masivisht shumë sherre, të cilat fillojnë me keqkuptime të vogla, kryesisht me vajzat protagoniste. Këto ngjarje të pakëndëshme pasqyrohen nga media e mirënjohur, e cila është gjithmonë në shërbim të shqiptarëve, JETAOSHQEJF. Rasti më i fundit ndodhi në një nga gjimnazet e Korçës, “Raqi Qirinxhi” ku dy vajza kishin nisur një “betejë” midis tyre. Sipas raportuesve të Jetaoshqejf, sherri kishte ndodhur sepse një vajzë kishte ofenduar bashkëmoshataren e saj, dhe kjo e fundit e kishte marrë vesh. Gjatë pushimit, kishte ndodhur sherri, i shoqëruar me grushte, shqelma dhe një fjalor krejt banal. Por fatmirësisht, disa djem, të cilët ishin të pranishëm në ato momente, kishin ndërhyrë për ta ndalur atë sherr, ku treguan një kulturë e cila duhet marrë shembull nga të gjithë, pasi në shumë zënka të tjera shumë individë tregohen indiferentë.

Nga kjo zënkë, por edhe nga shumë të tjera ne kuptojmë se rinia shqiptare nuk po ecën në rrugën e duhur. Po vërtetohet se kjo rini ka shumë nevojë për edukim, kulturë dhe për shumë dije, ku në vend ta kërkojnë nga librat, e shpenzojnë atë duke u marrë me gjëra koti si rrjetet sociale apo duke bërë budallallëqe nga më të ndryshmet. Sic e theksuam e më lart, në këto sherre masive të ndodhura kohët e fundit, protagoniste kanë qënë vajzat. Por si mundet një femër të ngreje dorën mbi një femër tjetër, si mundet të gjuajë me shqelma apo të përdorë një fjalor banal?
Femra mbart vlera të mëdha në një shoqëri, dhe për fat të keq, këto vajza të reja shqiptare nuk e kuptojnë vlerën që kanë, por e humbin plotësisht atë duke luajtur rolin kryesor në këto ngjarje të pakëndëshme dhe të papranueshme për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike. Një fakt tjetër për të ardhur keq është që edhe shumë individë të tjerë tregohen indiferentë gjatë këtyrë sherreve. Disa brohorasin, disa filmojnë, disa mund edhe të bëhen pjesëmarrës në sherr duke ndihmuar shokun apo shoqen ku sulmojnë kundërshtarin, por askush nuk ndërhyn për të ndaluar zënkën. Kjo tregon se këta individë tregohen të papërgjegjshëm, të pamëshirshëm dhe “kënaqen” kur të tjerët zihen. Pra ky është realiteti shqiptar, një realitet i hidhur ku njerëzit po bëhen akoma më të prapambetur dhe nuk po merret asnjë masë kundër kësaj.
Por ç’farë duhet bërë për ti parandaluar këto ngjarje në të ardhmen?
Pikat kyce në “formimin” e njeriut mbetet sjellja, kultura dhe vlerat e paçmueshme që përcjellin në një shoqëri. Edukimi, sidomos i fëmijëve duhet marrë më seriozitetin më të madh. Çdo individ duhet të kuptojë se në shkolla, nuk vlen vetëm një notë e mirë, por edhe një sjellje korrekte. Në çdo shkollë, çdo nxënësi duhet ti bëhet e qartë se sa rëndësi ka kultura në një shoqëri, dhe ata duhet të përpiqen ta fitojnë atë, njësoj siç përpiqen për një notë sa më të mirë. Por sigurisht për këtë gjë ata duhet të kenë vëmendjen e plotë si të prindërve që është kryesorja por edhe të mësuesve. Pra me pak fjalë çdo gjë varet tek edukata që përcjellim tek të rinjtë. Çdo të mbjellim do korrim thotë populli , që do të thotë ajo kulturë që po u përcillet të rinjve ajo po merret , dhe realisht kjo kulturë është për të ardhur keq. Këto ngjarje duhet të merren shumë seriozisht dhe duhen marrë masa për parandalimin e tyre. Rinia e sotme do të jetë e ardhmja e vendit, dhe duhet bërë çdo gjë që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht nga kjo rini.
____________
RENATO SHKULAKU: “QEJF APO PUNË”!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=5151

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura