REAGIM I KMDLNj’së: PDK I DETYROHET NJË FALJE PUBLIKE SHOQËRISË CIVILE!

Prishtinë, 18 Qershor 2019: Me datën 17 qershor 2019 pjesa dërrmuese e shoqërisë civile organizuan një marsh proteste në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjektëve Politike i cili, nëse miratohet në këtë përmbajtje paraqet prapakthim edhe me Ligjin në fuqi. Qëllimi i protestës kishte karakter sensibilizues dhe në përputhje të plotë me Ligjin për organizimin e protestave dhe aktiviteteve tjera sikur që për këtë ishte informuar Policia e Kosovës e cila ka përgjegjësi për përcjelljen dhe sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e një proteste paqësore.
Kjo protestë ishte krejtësisht paqësore, nuk e rrezikonet sigurinë e askujt dhe, për dallim prej herave të tjera edhe subjektet politike ishin informuar për natyrën dhe qëllimin e protestës.

Për fat të keq, protesuesit hasën në kundërshtim të sigurimit të zyrave të PDK-së të cilët, sipas KMDLNj, i tejkaluan autorizimet dhe mandatin që e kanë duke u konfrontuar me pjesëtarët e shoqërisë civile.
KMDLNj përkujton opinionin si dhe subjektet politike se e drejta e protestës është e rregulluar me ligj dhe është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjithë për aq sa ka karakter paqësorë.Në rastin konkret, KMDLNj vlerëson se është interes edhe i subjekteve politike që të diskutojnë me shoqërinë civile pë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike në mënyrë që të bëhet i pranueshëm për të gjithe dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Do të ishte shumë pozitiv edhe politikisht afirmative nëse dje, në vend që sigurimi i objektit të Selisë së PDK-së të merrej me protestuesit paqësorë, dikush nga kreu i PDK-së t’i pranojë në zyrat përfaqësues protestues të shqërisë civile dhe të diskutojë për projketligjin në fjalë. Kështu do të duhej të vepronin edhe subjektet tjera.
KMDLNj përkrahë nismen e shoqërisë civile si dhe marshin protestues pjesë e së cilës edhe ka qenë dje dhe e dënon sjelljen e sigurimit ndaj protestuesve.
Në këtë kontekst, ndonëse PDK-ë është distancuar nga veprimi i sigurimit duke e cilësuar si një keqkuptim, pret të bëjë edhe një hap tutje duke i kërkuar falje publike pjesëtarëve të marshit protestues të shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë do ta dëshmonte gatishmërinë për një komunikim normal dhe demokratik me shoqërin civile si kusht i domosdoshëm për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e demokracisë, vlerë kjo në të cilën thirret edhe PDK-ë. Demokracia, në rradhë të parë nënkupton përgjegjësi ndaj opinionit dhe nuk është vlerë apo produkt që përdoret si material shpenzues për arritjen e qëllimeve politike. I njëjti parim vlen edhe për shoqërinë civile.
Shërbimi për Informim i KMDLNJ-së
Prishtinë – 18 qershor 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…