Zvicër, 14. 11. 2015: Para katër dekadash këngëtari francez Renaud nxori albumin e titulluar «Amoureux de Paname». Vargjet e këngës Hexagone «Le fascisme c’est la gangrène / À Santiago comme à Paris» (Fashizmi është gangrenë / Në Santiago si në Paris) mbeten tepër aktual. Në kontekstin e fashizmit të islamit politik të mishëruar në Al Qaeda dhe ISIS, Fashizmi është gangrenë / Në New York si në Paris)… Sulmet terroriste në Paris sollën në Evropë skenat e tmerrit që përjetojnë çdo ditë jezitët, kurdët, irakianët, sirianët dhe të gjithë ata që janë ndryshe nga ideologjia totalitare e fundërrinave islamike. Vetëm mobilizimi total dhe një luftë e gjithanshme mund t’ia presë rrënjët tërbimit religjioz dhe të shpëtojë njerëzimin nga kjo gangrenë.
BARDHYL MAHMUTI: FASHIZMI SI GANGRENË…
