REPUBLIKA E AHTISARIT SI SHTRATI I PROKRUSTIT

REPUBLIKA E AHTISARIT SI SHTRATI I PROKRUSTIT

Nga Sheradin Berisha, Fb, 23. 11. 2022 – Pashtriku 8 Janar 2023

Bashkëbisedim me prof. Milazim Krasniqin në Facebook, më 20.10.2022

Milazim Krasniqi

Thuhet se një kryeministër grek kishte refuzuar një kërkesë të SHBA, me arsyetim se nuk ua lejonte Kushtetuta dhe parlamenti.

Komenti / kërcënimi i presidentit Nikson ishte interesant: Ta qif..a Kushtetutën dhe parlamentin. Greqia është një mizë. Mos të sillet rreth feqkës së elefantit sepse gëlltitet.

E parafrazova, por ky ka qenë mesazhi. Ma kujtoi zëdhënësi i qeverisë Kurti, teksa po thoshte se nuk lejon Kushtetuta. I shkreti djalë, që nuk e di kush na e ka mundësuar të kemi shtet e kushtetutë.

***

Sheradin Berisha

Ashtu është prof. Milazim Krasniqi,

… na ka mundësuar që të kemi shtet e kushtetutë, që për mendimin tim është shtet pa integritet e kushtetutë koti! Dhe në këtë kuptim derisa vendosin regjisorët (ndërkombëtarët), e jo aktorët (vendorët), atëherë do ishte mirë që në krye të këtij “shteti” të vijë një i huaj guvernator, që do t’i ketë të gjitha frenat në dorë!

E vendorët le të shërbejnë si puthadorët!

Kështu do jetë më mirë!

Pse?

Sepse nuk do të ketë më grindje në kuvend e gjetkë në institucione politke e pushtetore, për t’i treguar muskujt e gjuhës njëri – tjetrit (pozita dhe opozita)! Klm

***

Milazim Krasniqi

Sheradin, analiza është e saktë, po fatkeqësisht alternativa e kësaj që kemi asht ripushtimi serb i Kosovës, i pjesshëm ose edhe i plotë. Ky është si shtrati i Prokrustit.

***

Sheradin Berisha

Milazim Krasniqi, Serbia e do pjesën “serbe” të Kosmetit. I mjafton kjo për ta defunksionalizu këtë republikë të Ahtisarit në çdo sferë publike dhe jo vetëm.

***

Sheradin Berisha

Nëse themelohet ZAJEDNICA nuk do të jetë OJQ (siç thoshte Hashim Thaçi), por një Autonomi territoriale e serbëve në Republikën e Ahtisarit. Dhe këtu merrë fund integriteti i brendshëm në 10.887 km²

👇👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221307571655211&id=1125324528

*** 

Milazim Krasniqi

Sheradin Berisha nuk mjaftohen me te. Kisha Serbe ka pretendimet e veta në brendi të Kosovës, Pejë, Deçan, Prizren, Gracanicë.  Pa mbrojtjen e SHBA e NATO-s nuk mund të përballohet agresioni serb.

***

Sheradin Berisha

Milazim Krasniqi, plotësisht e kuptueshme. Këtë fakt e kam ripërsëritur shumë herë në analizat e mia. Në rastin tonë janë interesat e SHBA – NATO-s që e mbajnë të “qetë” këtë pararojë sllave, por jo nën kontrollë mesazhet që përçojnë këto kisha dhe manastire përmes ritualeve të tyre kishtare aspak fetare, 100% bizare… Roli i SHBA-NATO’s këtu është gjeopolitik e gjeostrategjik për ruajtjen e “paqes” dhe krijimin e ambientit për të ardhur korporatat e mëdha për ta shfrytëzuar mbitokën dhe nëntokën biliardshe të Kosovës … Ky është qëllimi kryesor, të tjerat janë mjete për të realizuar këtë qëllim. Klb prof 🤝

ÇKA FSHIHET PAS NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI?

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

_______________ 

SHTOJCË

SI U ZHVILLUAN NEGOCIATAT E FSHEHTA SHBA SERBI PËR STATUSIN E KOSOVËS, GJATË LUFTËS 1998 – 1999?!

______

KËRCËNIMI I VUÇES!

https://pashtriku.org/kercenimi-i-vuces/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura