REXHEP KASUMAJ: RRENA E THIKËS SË NDRYSHKUR!

Berlin, 19 dhjetor 2018:
1.
Kultura e gënjeshtrës është mjeshtërisht e përsosur tek populli ardhacak serb. Vetë kryeshkrimtari, ideologu i vdekjes Qosiq, e përskajon atë si interes shtetëror dhe ftyrë identitare n’për shekuj…
Ndërsa intervistohej për një gazetë franceze në fillimshekullin e ikur, premieri mbretnor Pashiq, për çudinë e të pranishmëve, thotë gabim emrin e zonjës së tij.

Me të mbaruar biseda, kur adjutanti, pak i turbulluar, ndërhyn duke i kujtuar këtë detaj, ai ia kthen: mendoni vërtetë që jam matufosur aq sa t’ngatërroj emrin e gruas sime? Dhe, ndërkohë që ky e shihte me habi, Pashiq pa pritur që tjetri të murmuriste, i shpjegon: kam një arësye tëpër të ftohtë për këtë.
E para, vijonte ai, nëse do jem i kënaqur me përgjigjet e mia, nëse mirëpriten në mileun politik të Europës, s’do bëzaj fare. Ndryshe, do të bëj një demant. Dhe fakti më lapidar i keqinterpretimit nga gazetari frëng, do ishte emri i shkruar gabim i zonjës sime…
2.
Kjo shkollë, herë taktikë e vyer e herë filozofi jetese, do vijonte ndër vite.
Tani kur prijësit serbë, mbetje e kulluar e Slobodanit, takojnë dërgata të huaja ndjekin lektyrën e rryer: bëjnë trille kontradiktore. Para arabomyslimanëve, që fillimisht cilësohen “vëllezër” e
përqafohen ngrohtësisht, i
referohen ligjit apo të drejtës ndërkombëtare. Dmth. shkeljes klasike të saj.
Ndërkaq, krejt përkundrazi, të bindur për ndjeshmërinë e tyre, kur presin apo janë të ftuar nga kanceleri të krishtera, prezantojnë dhelpërisht formulë tjetër. Fokusi mashtrues riorientohet, më pas, në rrezikun që Kosova, e mbushur islamistë, kërcënon Europën e lodhur.
E pra, ndërthurja situacioniste me fijet e gënjeshtrës, bën shpirtin e errtë të mendimit konsolid të shtetit serbian. Sot, ashtu si dje e përherë…
Sepse, a nuk i mësonte Ati frymor Dobricë, se të gjitha gënjeshtrat e mëngjesit ngrysen të vërteta në muzg?

.A sfilitet njeriu, ose, më saktë, një popull duke urrejtur tjetrin ndër mijëvjeçarë, a prishet prej kujtesës së krimit, e zë gjaku i tij, apo mbase, si do thoshte Niçe, përziejnë atë lëng të kuq magjik me tjera nuanca ekzistence të lumur.!
A mund t’a imagjinojmë, ndaj, një qytet Europe tek fle mbi një varrezë kolosale ku prehen të shuara ëndrra fëmijësh? Dhe të heshtë. T’mos ketë një të vetmin gur me dy fjalë ndjese. Larg katarsisit si ndaj yjëve të pambërritshëm. Më keq akoma, t’i urrejë dhe vrasë sërish për së vdekuri?
Është qyteti serb Belgrad! Ky monstër-qytet që bie bashkë me natën e zezë mbi gropën, mbi çelekullën e nëndheshme të shqiptarëve dhe nga gjaku i tyre retushon ngjyrat e jetës së vet.
4.
Udhët çojnë në Europë. Kam shkruar qindra herë pasionshëm se është aty e askund tjetër Votra natyrale e shqiptarëve. Por sikur më trishtojnë ca ndjeshmëri të vjetra që fqinjëronin me përbuzje e mohim, për të cilat do briste Fishta në kupë të qiellit…
Dhe kjo e ashtuquajtur Votër, megjithë pritjen e ankthshme që Monstra të mprehë sërish thikën kundër cilitdo në rrethimin natyror, nuk e qorton. Madje, i lëmon sedrën ngadalthi dhe i përlutet me përgjërim.
Porse edhe Votra edhe Monstra, së fundmi, do t’a kenë marrë vesh një gjë: kurrë, kurrë më!
E dinin shqiptarët, por i kishin shtrënguar prangat e pamundësisë. Tashmë, ndërkaq, e dinë dhe e bëjnë urtinë e mendtarit të pamëshirë: të marrësh është më e lartë se të të jepet, sepse kjo e pasmja s’është veçse doktrinë e nënshtrimit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura