REVISTA ‘DITURIJA’ THESARI DHE ADN’ja e MIT’HAT FRASHËRIT!

Pashtriku.org, 11 tetor 2018: Janë 40 numra në 20 vjet dhe u botua në 3 shtete. Çdo numër kishte 25 faqe dhe për herë të parë u përdor masivisht fotografia. Kur në vitin 2010 lexova të gjithë koleksionin e kësaj revistës “Diturija” 1909-1929, pyetja e parë ishte: Në një Shqipëri me 97 për qind analfabetë, si ka mundësi që botohej një revistë me një nivel kaq të lartë? Përgjigja vinte vetëvetiu me botuesin e saj Mithat Frashërin. Në 1908 ai drejtoi Kongresin e Alfabetit në Manastir dhe vetëm 1 vit më vonë nisi botimin e revistës “Diturija”.
Në fakt ajo nuk është thjesht një revistë-gazetë, por një monument kulture dhe një model modern për kohën edhe pse shtypej në një kohë aspak moderne dhe jo fort të përshtatshme për Shqipërinë. Madje kur nisi botimin nuk kishte fare Shqipëri. E vetmja që konkuronte “Albania” e Konicës por që edhe kjo shumë shpejt u kthye në një udhërrëfyes për shqiptarët por edhe në AND-në e vetë “dreqtonjësit” të saj siç e quante Mithati vehten. Tashmë jo vetëm në pdf, por falë Bibliotekës Kombëtare dhe kujdesit të veçantë të profesoreshë Persida Asllanit, revista vjen në një botim anastatik. Një botim që meriton vërtetë një BRAVO me shkronja kapitale. Analizë për situatën dhe problem të ndryshme në Shqipëri, lajme, informacione nga Shqipëria dhe bota, të dhëna nga shumë fusha si bujqësia, pemtaria, industria e deri te mjekësia e arkeologjia, i gjen aty pa fund. Ishte një google kur edhe gazetat në letër ishin me pikatore.

Falenderoj zysh Persida Asllanin për këtë dhuratë kaq me vlerë për mua dhe bibliotekën time!
Ja disa rubrika që kur sot i lexon habitesh se si botoheshin 111 vjet më parë por shërbejnë edhe sot. Gjithnjë i ndikuar edhe nga Kongresi i Manastirit dhe si një shqiptar i madh i dashuruar me gjuhën shqipe,
Lumo Skëndo përfshiu në revistën “Diturija” rubrikën “Fjalori i vogël”. Në katër kollona jepen sqarimet përkatëse të një fjale shqip dhe më pas në turqisht, greqisht, frëngjisht.
Shembull:
U poq-u takua
Drejqtor-drejtor
Pshat-fshat
Çap-hap
Një risi është shpjegimi i fjalëve të huaja dhe dhënien e tyre në verisonin shqip.
Ja disa shembuj:
Me u orvat-me u përpjek (sllavishte)
Me kumtue – me lajmërue
Shend – i gëzuar (turqisht)
Me përpilues – me hartue
Ja çfarë shkruan në numrin e 11 dhe të 12 për pastërtinë dhe higjenën vetjake:
“Rrini të pastre se giagg. Mos harroni se e pastra i shton ndere e vleftën tjettrit, eshpëton nga poshtërija as nga kafshërija. Mbani trupnë dhe rrobat të pastra: Që gë e palyrur e ep ndohte tietrit: Shikoni pra që jut ë mops duki kurrë ndohtë. Pastra s’do mundim, as të holla: njerioi pastrohet lehtë pa prishur gjësendi.
Mbani pastër vendin që rrini: Mos bëni shtëpinë quar po e mbani të qeruar. Mos pështyni kurrë mbërdhe brenda në shtëpi a në tjetër vent që rrinë njerëzit. Mos hidhni përdhe hirin e cingarit e gjësend tjatrë.”
***
Bashkëpunëtorët e revistës “Diturija”, disa prej të cilëve janë me pseudonime:
Lulo Malësori
Rrasë e bardhë
L. Lukaj
C.F
Mahmud Përmeti
Eshref Frashëri (Ujërat)
Dora Distria
Mati Logoreci
Perikli Ikonomi
Haxhi Mihali Gjergji (Berati)
Aleksandër Xhuvani
Karl Gurakuqi
Hamdi Bushati
Rexhep Mitrovica, ministër i Arsimit
P. Nilo Borgia Jeromonako
Luigi M. Ugolini, kryetar i misionit arkeologjik Italian
Mustafa Vila, agronom
Geheimrat Weigand
Mihal Sherko, profesor gjuhëtar
_______________
Shkruar nga Roland Qafoku /mapo/al/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura