Berlin, 8 dhjetor 2018:
1.
Ansambli i lehjeve të çakërdisura, si ndaj hënës së plotë, do t’më kthente në kohët e moçme: të fatalitetit gjeopolitik, kur pararendësit e shqiptarëve do të rrudheshin nga dyndjet e barbarëve sllavë, anipse vetë “kishin kryer tashmë ciklin mijëvjeçar të qytetnisë” dhe të vetmisë së racës së tyre të epërme në Europë.
Dhe skema dërgonte fshehtas shenjat e përgjasimit. Ulërima, hiena, çakaj e zogori shtyhen drejt mohit nga inercia e dikurshme. Pas idhnakërisë për shtetin e parë shqiptar, pëlcasin për shtetin e dytë të tyre.
Por vetmia do të tretej pak në fillim, për t’u zhdukur fare në fundshekullin e ikur…Atëherë kur Mjeda i çonte thirrjen e bukur, e poaq, të dhimbshme poetike Amerikës: “lirinë keni ju, ne hekrat kemi”!
2.
“Hekrat” sikur gatiteshin sërish, por tani të stolisur me ide e petk të ri vezullor. Dhe pikërisht si tek “Tregtari i Venecias” të Shekspirit, lirinë e huajtur përkohësisht duhej kthyer me copëra nga trupi e shpirti i saj.
Mirëpo Amerika, kjo dalzotëse e vetme e shqiptarëve, do të ligjëronte prapë vullnetin e saj vulëvënës: është e natyrshme që Kosova, si vend i lirë e sovran, të ketë ushtrinë e saj. Stoltenbergu me shpurë, ndërkaq, do të jetë penduar për deklaratën cinike, aq konsonante brenda llojit të britmave korale.
3.
Por, ja kështu është kjo botë. Marrëdhëniet ndërkombëtare të saj, veçanërisht, që kanë fillesë e frymë vetëm dy ligje supreme. Të parin, ligjin e interesit dhe, mbrojtësin e tij të pashpirt, ligjin e forcës.
Dhe serbët, i njohin ato si rrallëkush. Këtë të dytin, sidomos. Forcën që tani përplaset për ftyrën e tyre, më të errtën në Gadishullin ilirik.
Postime të Lidhura
PËR KUVENDIN E PARË TË STUDIMEVET ARBËRESHË
PËR KUVENDIN E PARË TË STUDIMEVET ARBËRESHË Po i them edhe unë disa fjalë Nga Gjokë Dabaj, Durrës…
ABDIRAHIM IDRIZI: FRIKA DHE LIRIA
Prishtinë, 17. 04. 2015 – (“Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën duke u ndjerë fajtor…
DR.JAKUP KRASNIQI: Z.THAҪI, NË KOSOVË KA PASUR SPASTRIM ETNIK DHE JO ‘PËRPJEKJE PËR SPASTRIM ETNIK’!
Prishtinë, 18 prill 2017: Ndihma më e madhe që mund të japë Hashim Thaçi në procesin e padisë…
SI U BËNË PJESMARRËSIT E TUBIMIT TË GAZIMESTANIT, ZYRTARË TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS?!
Nga Dosja e mbeturinave të Serbisë në Opojë! Nga arkivi, tetor 2006 / Reagim / SI U BËNË…