Berlin, 13 maj 2018: Kur bija e Babilonisë do pijë nga kupa e hidhërimit, kur gjithandej do mbijnë fushime barbarësh me karro lufte, e kur veset vënë poshtë përvujtninë dhe dhuratën e lotëve – aherë do vijë Biri i Prishjes…
Ky fragment nga një kuvendim murgjërish mesjetarë të Ekos, mbi ciklin rruzullor që shkon drejt kryerjes, të vëmendëson disi në parashfaqjen e rrëzomës që vegimonte në Manastirin e vetmuar. Fjalët, skena e planimetruar në imagjinatë a ndjeshmëritë trishte, gati t’gjitha, sikur i ngjajnë shenjës që prekim në kohën lajmëtare.
Mirëpo, nëse jo fundi i Madh, që të voglit njeri nuk i është zbuluar kurrë, aherë është e Keqja që gravuron tabllonë e saj. Lapërdharë, shtinjakë, gjakbâmës, oshënarë, besëthyes, lakmitarë pa shpirt, trafikantë ëndrrash, lodërtarë, hajdutë krenarë, cmirëzinj, klerikë pështymorë, vrasës karriere, halabakë me diploma industriale, plebs i ulur në fron, poshtërues, “llum i veshur në ar”…
A s’janë këta, vërtetë, “Bijtë e Prishjes”? Dhe jo qenie apokaliptike të Orës së gjykimit, por krejt real e të keqpranishëm në jetët tona?
Gjithsesi!
Veçse, ç’është më zi, ata, për lumninë e botës dhe fatkeqësinë e skutave të saj të errta, s’janë gjithsorë. Janë të veçuar dhe, ashtu, të rezervuar njëj ngujimësie vullnetare, mbahen larg dritës përgjuese që i mneron. Aty ku gëzojnë limontinë prrallore: heshtjen heroike të turmave për të ligat e tyre.
Postime të Lidhura
FETNETE RAMOSAJ: KOSOVA E PAVARUR – VËSHTIRËSITË DHE PERSPEKTIVAT
Pashtriku.org, 22. 2015 – Republika e Kosovës shënon shtatë vite që nga shpallja e pavarësisë së saj. Se…
PËR KUVENDIN E PARË TË STUDIMEVET ARBËRESHË
PËR KUVENDIN E PARË TË STUDIMEVET ARBËRESHË Po i them edhe unë disa fjalë Nga Gjokë Dabaj, Durrës…
SHERADIN BERISHA: PA RROTLLA! A ËSHTË KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN?! JO NUK ËSHTË!!!
Pashtriku.org, 2 korrik 2018: PA RROTLLA! A ËSHTË KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN?! JO…
REXHEP KASUMAJ: KONVERTITËT (Një soj zhbirues)
Berlin, 16 nëntor 2019: 1. Traditë mjegullnaje Në Prishtinën e vjetër, madje dhe n’kasaba të tjera, elita e…