Berlin, 5 korrik 2020: (Morali i një mohimi të dyfishtë)
Sot 76 vjet më parë, 5 korrik 1944, kur binte perdja e Luftës botërore, çamët, gati një e treta e kombit, vriten, shpasurohen e dëbohen nga trualli i tyre.
Vetëm gjaku shqiptar nuk është i denjë për Europën. Do klasifikohej e dënohej gjenocidi mbi armenë nga turqit, e mbi boshnjakë nga serbët. Por përherë mosthënje, shurdhim tragjik për gjenocidin mbi çamët shqiptarë nga shteti i fashistizuar grek.
Mosbëzamja, ndërkaq, vete përtej shpërfilljes. Është miratim. Bashkëpunim në etnocid…Kundër një populli të lashtë në tokën e vet. Dhe ndaj, moral i një krimi të dyfishtë: heshtje e mortit kolektiv dhe, më pas, mohim i ekzistencës së tij.
Në fakt, a s’është dhe edipizëm gjenealogjik? Dramë e Atvrasjes. Sepse është gjaku i etërve të tyre që rimon akoma sot nga vullneti i errtë dhe përbetimet e fshehta të saj…
A do çlirohet njëherë Europa nga vetja, e kjo domethënë nga hijet dhe doktrinat që duhej të justifikonin zhdukjen e rrënjës pellazgoilire?
Po, fundja, ajo s’është shëmti. Keqndjesi që meriton distancën, kryeuljen. Aq më pak faj i banorëve më të vjetër e të fismë të Dhéut… Përkundrazi: qytetnia e tyre është kuptimi dhe bukuria e saj. Në të gjitha kohët..!
Por ne jemi ende këtu. Për vete dhe për të…
Postime të Lidhura
GËZIM MEKULI: STAVILECI SI JABLLANOVIQI!
Oslo, 28. 02. 2015 – Askush dhe asnjëherë nuk i ofendoj më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa…
TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA, NUK ËSHTË BIBËL AS KURAN!
Pashtriku, më 31.01.2023 TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA, NUK ËSHTË BIBËL AS KURAN! Nga Sheradin Berisha, nga Arkivi i Facebookut,…
LUFTA E PADUKSHME…
Nga Rexhep Kasumaj, Shtator 2022, Berlin LUFTA E PADUKSHME… (Dhe shqiptarët në mes) 1. Rrallëkush do t’a besonte.…
BEHXHET SH.SHALA BAJGORA: A DO TË JETË AMBASADORI KLIF KANDIDAT I KOALICIONIT V’LAN PËR KRYEMINISTËR TË KOSOVËS?!
Prishtinë, 15. 11. 2014 – (A nuk jeni në Kuvend a?) – Ky ngërçi politik u bë gërdi…