Berlin, 5 korrik 2020: (Morali i një mohimi të dyfishtë)
Sot 76 vjet më parë, 5 korrik 1944, kur binte perdja e Luftës botërore, çamët, gati një e treta e kombit, vriten, shpasurohen e dëbohen nga trualli i tyre.
Vetëm gjaku shqiptar nuk është i denjë për Europën. Do klasifikohej e dënohej gjenocidi mbi armenë nga turqit, e mbi boshnjakë nga serbët. Por përherë mosthënje, shurdhim tragjik për gjenocidin mbi çamët shqiptarë nga shteti i fashistizuar grek.
Mosbëzamja, ndërkaq, vete përtej shpërfilljes. Është miratim. Bashkëpunim në etnocid…Kundër një populli të lashtë në tokën e vet. Dhe ndaj, moral i një krimi të dyfishtë: heshtje e mortit kolektiv dhe, më pas, mohim i ekzistencës së tij.
Në fakt, a s’është dhe edipizëm gjenealogjik? Dramë e Atvrasjes. Sepse është gjaku i etërve të tyre që rimon akoma sot nga vullneti i errtë dhe përbetimet e fshehta të saj…
A do çlirohet njëherë Europa nga vetja, e kjo domethënë nga hijet dhe doktrinat që duhej të justifikonin zhdukjen e rrënjës pellazgoilire?
Po, fundja, ajo s’është shëmti. Keqndjesi që meriton distancën, kryeuljen. Aq më pak faj i banorëve më të vjetër e të fismë të Dhéut… Përkundrazi: qytetnia e tyre është kuptimi dhe bukuria e saj. Në të gjitha kohët..!
Por ne jemi ende këtu. Për vete dhe për të…
Postime të Lidhura
ANDREA DANGLLI: GËRMADHA QË MBAN EMRIN “DRITËRO AGOLLI”!
Tiranë, 04. 02. 2016: U lumturova që në Gjirokastër u ngrit një shtëpi-muze për Kadarenë.E meriton shkrimtari ynë…
AHMET ÇOLLAKU: QEVERIA ZBYTHI 100 VJETORIN E NAFTËS SHQIPTARE!
Tiranë, 26 qershor 2018: Shkatërrimi i gjithë ekonomisë shqiptare, pas vitit 1990, ishte tradhëtia më e madhe, që…
SHERADIN BERISHA: OPINIONET NUK PREZENTOJNË HISTORINË E VËRTETË!
Pashtriku.org, 19. 01. 2017: Shpeshherë lexojmë opinione të ndryshme për ngjarje të shumta historike, të cilat parimisht nuk…
NUREDIN SADIK LUSHAJ: ATDHETARI E LUFTËTARI I NJOHUR E TRIM, XHEMË PJETRUSH GECAJ
Tiranë, 19. 03. 2016: Unë, si studiues i thjeshtë i traditave më të mira në Malësinë e Gjakovës…