Berlin, 5 korrik 2020: (Morali i një mohimi të dyfishtë)
Sot 76 vjet më parë, 5 korrik 1944, kur binte perdja e Luftës botërore, çamët, gati një e treta e kombit, vriten, shpasurohen e dëbohen nga trualli i tyre.
Vetëm gjaku shqiptar nuk është i denjë për Europën. Do klasifikohej e dënohej gjenocidi mbi armenë nga turqit, e mbi boshnjakë nga serbët. Por përherë mosthënje, shurdhim tragjik për gjenocidin mbi çamët shqiptarë nga shteti i fashistizuar grek.
Mosbëzamja, ndërkaq, vete përtej shpërfilljes. Është miratim. Bashkëpunim në etnocid…Kundër një populli të lashtë në tokën e vet. Dhe ndaj, moral i një krimi të dyfishtë: heshtje e mortit kolektiv dhe, më pas, mohim i ekzistencës së tij.
Në fakt, a s’është dhe edipizëm gjenealogjik? Dramë e Atvrasjes. Sepse është gjaku i etërve të tyre që rimon akoma sot nga vullneti i errtë dhe përbetimet e fshehta të saj…
A do çlirohet njëherë Europa nga vetja, e kjo domethënë nga hijet dhe doktrinat që duhej të justifikonin zhdukjen e rrënjës pellazgoilire?
Po, fundja, ajo s’është shëmti. Keqndjesi që meriton distancën, kryeuljen. Aq më pak faj i banorëve më të vjetër e të fismë të Dhéut… Përkundrazi: qytetnia e tyre është kuptimi dhe bukuria e saj. Në të gjitha kohët..!
Por ne jemi ende këtu. Për vete dhe për të…
Postime të Lidhura
PANO HALLKO: PËRTEJ FRANCËS… (PYETJA QË NUK MORI PËRGJIGJE NGA PAPA)
Tiranë, 10. 02, 2015 -Një vajzë 12 vjeçare ishte mes 30.000 besimtarëve që u ngjeshën pas njëri-tjetrit në…
KADRUSH RADOGOSHI: BENJAMIN FRANKLIN DHE POLITIKANËT E AKADEMIKËT E KOSOVËS
Edmonton – Kanada, 25. 01. 2017: Njerëzit me kulturën elementare të shkrimit e dinë se titulli i cilitdo…
NEZIR MYRTAJ: KUJTIMET E NJË VEPRIMTARI – GËRSHETIM I FUQISHËM I FATIT INDIVIDUAL ME ATË KOLEKTIV TË KOMBIT TONË
Pashtriku.org, 30. 2014 – Në librin me kujtime “Nga fëmijëria deri te liria” autori Jashar Alia ka shpalosur…
UK LUSHI: SHQIPTARËT DHE (ANTI)AMERIKANIZMI
(New York, 12. 12. 2012) – Në tërë historinë nuk ka popull tjetër që i është gjetur më…