Berlin, 21 prill 2019: Nga leximet e librave të vjetër (po a s’thotë dhe Talmudi se ka tri gjëra të mira, të vjetra në botë: libri i vjetër, vera e vjetër dhe miku i vjetër?) shkëputa kësaj pasditeje të bukur, urtinë që, s’e di pse, më duket krejt e përkitshme me kohën që jetojmë.
“Mbrojeni Islamin nga fanatikët, ndryshe detyroheni të mbroni botën nga lslami”. (Mevlana Rumi dijetar pers, 1207-1273)
E, përveç me kohën, këshilla urtake, ndoshta, korrespondon pak natyrshëm dhe me vendin tim. Sepse, po t’mos e mbrojë Islamin nga fanatikët, aherë Dhêu i shqiptarëve, ashtu si bota e Rumit, do detyrohet të mbrohet vetë nga Islami! Megjithatë, s’mund të thuhet saktë në ka ardhë ende ajo ditë. Orë e vështirë e saj…!