POLITIKANËT MASHTRUES ME VAKSINIM!

POLITIKANËT MASHTRUES ME VAKSINIM!

Zgjimi dhe bashkimi është shpëtimi!

KRYEMINISTRI ANGLEZ, XHONSON – MASHTRUES I VAKSINIMIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 6 dhjetor 2021

Sot politikani ka zgjedhur rrugën e mashtrimit publik. Sa bukur, mashtrimet e mëdha janë të thjeshta për t’i parë!

Shikoni mashtrimin publik të kryeministrit anglez, Boris Xhonson, me mosmarrjen e vaksinës!

Historiani i shquar antikitetit, Herodoti (484 – 425 p.e.s) ka thënë: “Është më e lehtë të mashtrosh një turmë njerëzish sesa vetëm një prej tyre”!

Por, Xhonsoni me këtë veprim tashmë nuk arrinë dot t’i mashtrojë as turmat pa tru!!!

Për mua kur e vërteta zëvendësohet me heshtjen, atëherë edhe heshtja është një gënjeshtër!

Pse?!

Sepse po heshtet e vërteta!

T’i demaskojmë këta mashtrues ordinerë!

Zgjimi dhe bashkimi është shpëtimi, ta dini!

Sa më parë aq më mirë!

***

POLITIKANI BELG, MASHTRUES I VAKSINIMIT! (VIDEO + 4 FOTO)

Nga Sheradin Berisha, Facebook 21 dhjetor 2021

“Gënjeshtra nuk është e keqe në vetvete, por bëhet e keqe kur besohet.” Marcel Arland, (1899 – 1986)

Më 6 dhjetor 2021 këtu në rrjetin tim FB kam shpërfaqur mashtrimin publik me vaksinë të kryeministrit anglez, Boris Xhonson!

Më duket se prej politikanëve, Xhonsoni nuk është mashtrues i vetëm, ka edhe shumë xhonsona të tjerë. Njëri prej tyre është edhe politikani belg, flamand, Bart Somers (Bartolomeus Jozef Lodewijk Rosalia “Bart” Somers) i lindur më 12 maj 1964 në Mechelen, Belgjikë.

Ai është anëtar i partisë “Liberalët dhe Demokratët Flemish”. Bart Somers është djali i ish deputetit dhe senatorit belg Joos Somers, i cili ishte anëtar i Volksunie. Ai karrierën e tij politike e filloi në partinë e babait të tij. Në vitin 1994 u zgjodh në këshillin bashkiak të Mechelen. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ishte anëtar i Dhomës së Deputetëve të Belgjikës. Aktualisht është kryebashkiak i Mechelen dhe President i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Komitetin Evropian të Rajoneve.

Gazetari dhe shkrimtari i shquar britaniko-amerikan, Harold Evans (1928-2020) ka një thënie interesante. Ai thotë: “Aparati fotografik (filmik) nuk mund të gënjejë, por mund të jetë vegël e gënjeshtrës.”

Shikoni në foto katër pamjet e gënjeshtrës, gjatë procesit të vaksinimit të rrejshëm nga politikani Belg, Bart Somers.

Ndërsa këto pamje mund t’i shikoni edhe në inçizim:

Klikoni këtu 👇👇👇👇👇

https://www.facebook.com/100035330421923/posts/648889452965396/

Shkrimtari dhe filozofi irlandez – britanik, Edmund Burke (1729 – 1797), thotë: “Njerëzimi është kopeja e qenieve që duhet qeverisur përmes mashtrimeve, hileve dhe spektalit.”

Këtë spektakël, hile e mashtrim të politikanëve të tillë nuk mund ta besojnë as kopetë e deleve, jo më qeniet njerëzore!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura