Berlin, 26 prill 2019: Kur do të vdiste Gëte, një kushërira e tij kishte ardhur për vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Poetit. Me të hyrë, asaj iu bë se dëgjoi jehun e një muzike të largët.
E hidhëruar, i drejtohet shërbëtores që e shoqëronte në hyrje: ç’është kjo marrëzi? Si është e mundur që ju muzikoni të pabrëngë, ndërkohë që këtu shtrihet i pajetë patriarku i letrave të Europës?!
E fyer dhe hutuar krejt, ajo i flet: ç’muzikë zonjë e nderuar, unë nuk dëgjoj asgjë! Por, me sa duket, muzika vinte nga zona të tjera të epërme, të parrokshme për të gjithë.
Ky fragment nga libri “Zoti dhe evoluimi i Universit” (James Redfield), dëfton ndjekjen fatmirëse të korifenjëve nga orë e ëngjëj edhe në çastin e shuarjes së fundme të tyre!
Po ku mërguan, vallë, Orët e shqiptarëve?
Përse nuk bëjnë më rojë mbi fatet, mbi yllin e tyre ?
Athua të jenë thyer e deshpëruar nga ç’kanë parë t’i bëj njeriu qenjes së vet?..
Ndaj dhe, i zoti i këtij trualli, shqiptar gjithmonë, ngjan i braktisur në gropën e dy anëve të fundbotshme: njëra, edipëria heroike e pronarëve të Republikës dhe, tjetra – sa pjesëmarrëse e denjë në fatkeqësinë e vet – është letargjia kronike e t’përbuzurëve të saj!
Postime të Lidhura
PROF.DR.ESHREF YMERI: SERVILËT E KADARESË JANË SI FARA E GRAMIT (II)
Santa Barbara, Kaliforni, 16 tetor 2020: Poeti i talentuar ushtarak Trifon Xhagjika, autor i poezisë emblematike “E pashë…
DR.LUFTULLA PEZA: NUK E SHKATËRRUAN VEÇ THEATRIN KOMBËTAR, PO SHKATËRROJNË GJITHË SHQIPTARINË!
Pragë, 23 Maj 2020: Shkatërrimi i Theatrit Kombëtar është plagë e madhe dhe shumë e dhimbshme në kulturën…
DARDAN ISLAMI: MIRËMËNGJESI 9 QERSHOR! MIRUPAFSHIM NË ZGJEDHJET E ARDHME!
Prishtinë, 09. 06. 2014 – Është ditë e hënë, mëngjes i qetë me diell! Për dallim nga 10…
DR.JAKUP KRASNIQI: IDETË E KUNDËRTA – KOMBIT NUK I DUHEN PËR SHKATËRRIM POR PËR ZHVILLIM
Prishtinë, 19 tetor 2019: Kushdo që mendon se krahu i luftës ( si politikë) duhet të lidhet vetëm…