Berlin, 26 prill 2019: Kur do të vdiste Gëte, një kushërira e tij kishte ardhur për vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Poetit. Me të hyrë, asaj iu bë se dëgjoi jehun e një muzike të largët.
E hidhëruar, i drejtohet shërbëtores që e shoqëronte në hyrje: ç’është kjo marrëzi? Si është e mundur që ju muzikoni të pabrëngë, ndërkohë që këtu shtrihet i pajetë patriarku i letrave të Europës?!
E fyer dhe hutuar krejt, ajo i flet: ç’muzikë zonjë e nderuar, unë nuk dëgjoj asgjë! Por, me sa duket, muzika vinte nga zona të tjera të epërme, të parrokshme për të gjithë.
Ky fragment nga libri “Zoti dhe evoluimi i Universit” (James Redfield), dëfton ndjekjen fatmirëse të korifenjëve nga orë e ëngjëj edhe në çastin e shuarjes së fundme të tyre!
Po ku mërguan, vallë, Orët e shqiptarëve?
Përse nuk bëjnë më rojë mbi fatet, mbi yllin e tyre ?
Athua të jenë thyer e deshpëruar nga ç’kanë parë t’i bëj njeriu qenjes së vet?..
Ndaj dhe, i zoti i këtij trualli, shqiptar gjithmonë, ngjan i braktisur në gropën e dy anëve të fundbotshme: njëra, edipëria heroike e pronarëve të Republikës dhe, tjetra – sa pjesëmarrëse e denjë në fatkeqësinë e vet – është letargjia kronike e t’përbuzurëve të saj!
Postime të Lidhura
PËLLUMB GORICA: LASHTËSIA E NJË KALAJE TË HARRUAR
Tiranë, 02. 12. 2015: (Kalaja antike e Qafës në Sulovë) – Atje në kodrat e Sulovës nën këmbët…
Xhevat Bislimi: Shoqëria LËVIZJA – Për opinionin vendës e ndërkombëtar dhe për mediat – Deklaratë Politike
Prishtinë, 7 tetor 2020: Përpjekjet dhe projektet për t’ia mohuar të drejtën popullit shqiptar në Kosovë për të…
ISMAIL GASHI-SLLOVIA: ME DALLDISJE NUK FSHIHET SHËMTIA POLITIKE
(Lypjan, 02. 03. 2013) – Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komuniszmit sllav,…
MEHMET BISLIMI: SA HERË QË VJEN MARSI!
Wisendangen, 7 mars 2017: Sa herë që vjen marsi, gurët rrokullisen, ata gumëzhinë për trimat, ata kërkojnë që…