Berlin, 16 korrik 2018: Sa karta hidhen e sa duar fshehen në lojë-plojën e Kosovës!
Vini re ç’thotë një nga aktorët e përjetshëm të saj: Azem Vllasi, këshilltar i Presidentit, krenar e i adhuruar për biografinë dhe urtinë…
“Dialogu në mes të Kosovës e Serbisë nuk do të përfundojë shpejtë, sepse pozicionet e të dyja palëve janë shumë larg.”
Sikur oligarku socialist të përshfaqte njëlloj mallëngjimi të pashuar për rendin shoqëror, do kisha pak mirëkuptim. Përjetim, kujtesë, ideal, bindje… Mirëpo ky mirëkuptim përfundon, kur ai rreket të rehabilitojë idenë e Qenies së vjetër të Kosovës.
Ndërsa pozicioni i largët i Belgradit është keqësisht i njohur, vallë, ç’përcepton Vllasi me pozicionin e largët të Kosovës? Ajo kërkon të ruajë Pavarësinë, Rendin unitar dhe Tërësinë. E nëse kjo cilësohet e largët, aherë si duket statusërisht braktisja e largësisë?
Pavarësia, Rendi unitar e Tërësia ose janë ose nuk janë. Dhe kjo s’është aspak ngurtësi. Është thelbësisht ekzistenciale. Për jetë a vdekje. Ndaj lëvizja nga realiteti i tashëm, nënkupton afrim drejt pikëqëndrimit serb, që s’është veçse negacion i prerë i tyre: më pak sovranitet politik apo më pak territor shtetëror.
Vllasi, mbase, do sugjëronte të parën, pavarësinë e cunguar. Si dikur. Tani dhe me kapacitet të rinuar moral: në emër të lavdisë, si veteran i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.
Të Kosovës së vogël në gjeografi, por të madhe në histori. Shumë më e madhe se fatthënësi i saj kalimtar!
Postime të Lidhura
PROF.DR.BEGZAD BALIU: U VRANË SEPSE DËSHIRONIN KOSOVËN TË LIRË
Pashtriku, 18 mars 20201: (Tragjedia e 17 janarit 1982 dhe jehona e saj në mjetet e informimit botëror)…
ADIL FETAHU: ÇAMËRIA – FIDANISHTE E FIGURAVE TË SHQUARA
Prishtinë, 23. 07. 2016: (Mirela Kondi: Figura të shquara të Çamërisë, Tiranë, 2016) – Epiri dhe Çamëria, kjo…
GJOKË DABAJ: ‘EKSPERTËT’ E HUAJ EDHE PEJËN DO T’IA KISHIN DHËNË MALIT TË ZI!
Durrës, 31. 03. 2016: Marrim vesh që “ekspertët” e huaj e paskan quajtur “të drejtë“ vijën e demarkacionit…
SKËNDER SADRI KAPITI: NË SHQIPËRI DHE KOSOVË LIGJI DHE MORALI JANË MASKA TË ANTILIGJIT DHE ANTIMORALIT!
Durrës,14 shkurt 2019: Moral do të thotë pagabueshmëri, do të thotë drejtësi, vërtetësi, liri, humanitet e njerzillëk, mirësi…