REXHEP KASUMAJ: SHTETI KUNDËR NJERIUT!

Berlin, 2 qershor 2017: “Kosovës i duhet një udhëheqje që fuqizon shtetin”, tha plot zjarr zgjedhor, Kadri Veseli, Kryekuvendar në ikje e premier në tentativë.
Ky është përceptimi tipik i një bolshevisti të panxënë. Domethënë, posedon afshin, pasionin sundtar, por vuan keq deficitin e dijes themeltare.
Tani pyetja: shtetin në dorën e kujt dhe kundër cilëve? E pra, të monopolizuar në dorën dhunëtare të Partisë – e kundër njeriut. Ëndrra e fshehtë e të gjithë despotëve formon këtë skemë: distancë e ftohtë me njeriun e vogël. Dhe pikërisht kjo përballje është makthi i tyre. Sepse, në syzimin e pashmangshëm e të vështirë, ata përfundojnë gjithmonë humbës. Shteti në kuptimin a kulturën tij, është, prandaj, pushtet. Fuqi eprore e pakufizuar. Kur ai, si një epigon vocrrak i Lawrenti Berias, pledon për shtet të fuqishëm, në shpirt i vrujon instinkti natyral. Bluan t’vetmen ngasje parake që gëzon: për pushtetin e personalizuar politik!
E Kosovës, ndërkaq, i duhet një guvernë shërbyese. E denjë. E kulluar. E moralshme. Përkushtuese. Dhe, së fundmi, e tillë që në përballje me njeriun apo të drejtën e tij, të dalë ajo humbëse – e jo njeriu në rravgimet e jetës!
Por ç’ti bësh. Kaq është rrezja trunore dhe pjalmi i etikës së tij!
Mjerisht!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura