RIFAT MURIQI: DEMONSTRATA E ’81-it, NJË ENIGMË QË DUHET ZGJEDHUR(II)

Pashtriku.org, 29. 04. 2014 – Duke mos dashur që ta lëndoj askënd, as ata të këqinjët, sepse po të mos ishin ata, rrugëtimi i vështirë gjerë tek liria nuk do ta kishte kuptimin që e ka sot, edhe pse amortizimi nga ata, që nuk bën asgjë, pasi përfundoi lufta, ishte aq brizant sa po të mos shkruhet tani nga të gjallët, që po iu ikë hija ngadalë historia do të duket disi artificiale.
Edhe pse gjatë këtyre ditëve që heshta, pas aq shumë viteve heshtje, u luajt një lojë e heshtur e disa akterëve që nuk i kontestoj si pjesëmarrës, por i mohoj si organizatorë të demonstratave të mars – prillit 1981. Këta që folën gjerë më sot edhe nuk do të më pengonin sikur qasja e tyre të ishte pak më pragmatike, duke provuar që tabloja e ngjarjes të kishte një fabul dhe shtjellimi të mos ishte aq artificial. Duke u frikësuar se hapja e dosjeve të shumë shteteve, jo vetëm të shtetit shqiptarë, jo që do ti intrigonte demonstratorët si pjesëmarrës, por do ti trajtonte si të painformuar, ose thjesht si vullnetarë (që ato ditë kanë qenë afër gjysmë milioni njerëz) që në një apo në ndonjë mënyrë tjetër kanë demonstruar.

Qasja ime ndaj shkrimit të para dy javëve nuk ishte se çka sot dijë, por ashtu siç më është ofruar mua ato ditë të vitit 1981, në vorbullën e ngjarjeve të furishme. Andaj që të vazhdoj me historinë time, sado naive për atë kohë, por disi e kapshme për sot, do ta përshkruaj çka dijë për ato ditë duke mos u marrë me asnjë të “keq” që mua nganjëherë më nxitë neverinë, sepse ende disa i takojë ose dëgjojë për ta, që ende diku në hierarkinë e shtetit tonë punojnë dhe pa pikë turpi sillen sikur në këto hapësira nuk ka ndodhur asgjë.
Nuk dijë pse i përmenda, por që në ato vitet e brishta të ishe aq injorant për të dënuar të gjithë ata të rinjë që vetëm për një fjalë goje, gjerë me 15 vite burg i dënonin. Të ngriheshe kundër të drejtave legjitime të vetvetes, ku më tragjikja është se disa që tani pas lufte udhëheqnin me shtetin, janë nga ata që kanë udhëhequr edhe atëherë me shtetin. Sot nuk dua të merrem me ta dhe të bëmat e tyre, nuk dua të merrem as me ndodhitë që i paraprinë, përcollën dhe pasuan ngjarjet e mars-prillit 81, por do ti përmendi që nesër kur dosjet të hapen të paktën dikush të jetë pak më afër së vërtetës.
* * *
Po e filloj me 1975-tën, me “Mosnënshkrimin e Kartës së Helsinkut nga Shqipëria”, përgatitja e planit sekret të koduar si “Shpërthimi”, vdekja e Josip Broz Titos, aktiviteti i profesorëve të Shqipërisë në Universitetin e Prishtinës, identifikimi i njerëzve të sigurt për veprimtari ilegale të organizuar nga Sigurimi i shtetit shqiptarë. Duke mos e anashkaluar aktin suprem të shtetit shqiptarë, “Përkrahja me arsyeshmëri që Kosova të jetë Republikë mu në vlugun e demonstratave për kurajë”. Fillimi i konsolidimit të faktorit politik patriotik, si brenda por edhe në diasporë, krejt ky një organizim dhe sukses i faktorit Shqiptarë. Por, ndryshe nga e planifikuara, nga 1 qershori i vitit 1981 fillon intervenimi i perëndimit, interes ky që fillimi i rënies se komunizmit të ndodhë në Jugosllavi. Në anën tjetër pasoi intervenimi i Paktit të Varshavës, që shkatërrimi i Jugosllavisë të mos ndodhë, duke u frikësuar nga efekti domino.
Tradhtia!
Tradhtia e parë, ndodhi me distancimin e strukturave udhëheqëse politike shqiptare në Jugosllavi nga kërkesa për Republikë në krye më Fadil Hoxhën.

Trinomi titist: Fadil Hoxha, Veli Deva dhe Ali Shukria.

Trathtia e dytë ishte zgjimi i lobit informbyroist, si roje ideologjike, anti Mehmet jo vetëm në shqipëri por në krejt lobin komunist, duke e vënë Enverin para aktit të kryer për ruajtjen e substancës shtet, që të tërhiqet plani sekret “Shpërthimi”. Por me që Mehmet Shehu nuk u pajtua, për gjashtë muaj zgjati lufta e brendshme, që do të shpie gjerë tek nata tragjike e 18 dhjetorit, ku gjithçka do të merr tatëpjetën, ku fituan Informbyroistët dhe Enveri mbeti vetëm. Një ditë kur të hapen dosjet do të merret vesh se sa shumë të ardhur kishte atë natë në Tiranë, pro dhe kundër Mehmetit. Kishte ndërkombëtarë por edhe shqiptarë të Kosovës që kishin ardhur gati si me protokoll zyrtarë. Të nesërmen, disa Shqiptarë të Kosovës që nuk kishin problem me shtetin Jugosllavë e që punonin për ta, kaluan kufirin legal për në Mal të zi, kurse disa që duhej që gjithsesi të ishin në Kosovë kaluan ilegalisht dhe të nesërmen arritën në Prishtinë. Për dy ditë Prishtina e mori vesh historinë.
Tradhtia e tretë, ishte vrasja e elitës së diasporës kosovare (Vrasja e Jusuf e Beradhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë – Sh.B) , vetëm një muaj pas vdekjes së Mehmetit, duke tentuar që edhe ato pak fije të organizimit të shkatërroheshin. Siç duket këtu kemi të bëjmë me një diversion klasik të Luftës së Ftohët, ishte kërcënimi më serioz që nga Lufta e Dytë Botërore që bëhej drejtpërsëdrejti nga Rusia.
Tradhtia e katërt, përgatitja e grupeve UDB-ashe që nën maskën e patriotizmit shqiptarë të shkatërronin frymën patriotike në diasporë.
Këtu, tendenca për tradhtinë e katërt ndoshta do të kishte sukses po të mos intervenonte Shërbimi Inteligjent Shqiptare dhe Ibrahim Kelmendi, një bohem politik që sfidoi të gjitha kohërat dhe rrëzoi të gjithë të kamufluarit, (me siguri jo krejt merita e tij), që të ngulitej mendësia tek shqiptarët që sado të organizuar të jemi, Jugosllavia është e fort. Pra, po të mos ishte Shërbimi Inteligjent Shqiptarë, Ibrahim Kelmendi, Hidajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Azem Syla, Adem Grabovci, Muhamet Kelmendi, Bedri Zeneli, Hashim Thaçi dhe disa të tjerë, (por jo shumë, sa folet sot), brenda dhe jashtë shtetit, që e vazhduan me fanatizëm rrugëtimin e lirisë, nuk do të ishim këtu ku jemi.
Me që këto ngjarje dhe këta personazh e tejkalojnë kapacitetin tim të njohurisë, për ti shtjelluar unë, dua të kthehem me naivitetin tim aty në pranverën e vitit 1981 që ta shpjegoj aq sa di që dikujt ti ndihmoj që ta nxis për “Shkrimin e fillimit”.
* * *
Që të filloj aty ku në shkrimin e parë vetëm pak e preka demonstratën e 26 marsit me aktin luftarak të Rexhepit dhe Xhemajliut dëshmojë se pas 11 marsit orientimi i dy “Grupacioneve inteligjente” ishte që demonstratën ta orientonte në interesat e veta politik. Shërbimi Inteligjent Shqiptarë krijonte situata që Lideri i krijuar të mbrohet gjerë sa lëvizja studentore të orientohet në kërkesat politike, kurse shërbimi inteligjent i shtetit Jugosllavë tentonte që Lideri (Ali Lajqi) të shkatërrohet dhe që Lëvizja studentore të orientohet nga kërkesat sociale duke i shpërndarë nëpër salla dhe fakultete, që situata të mos eskalojë. Dhe si për çudi 26 marsin si ditën “D” e kishin vendosur të dy agjencionet inteligjente, nëse guxoj ta quaj kështu këtë ditë. Jugosllavët, që të mos ndodhë asnjë trazirë, sepse ishte dita kur “Stafeta e Rinisë” do të vinte në Prishtinë, e që simbolizonte “Bashkim vëllazërimin”. Kurse nga Shqiptarët, që gjithsesi të ndodhte, për 15 ditë luftë nervash, tendosjeve dhe aktiviteteve të ndryshme, edhe subversive (tendenca e kidnapimit ose eliminimit e Ali Lajqit).
Në kundërshtim të zjarrit që e mbartnin Jugosllavët përmes stafetës në mbarë Jugosllavinë, studentët e ndezën zjarrin shqiptarë në qendër të studentëve që të jetë simbol i rezistencës ndaj atiJ “Vëllazërim Bashkimi” të rrejshëm. Ruhej Ali Lajqi, ruhej zjarri dhe përgatitej “Dasma” siç filluan ta quajnë disa ato ditë, kurse në anën tjetër tentohej që përmes grupeve jo formale të studentëve dhe profesorëve titist të orientohen në kahjen tjetër që kërkesat për të drejtat sociale të amortizohen gjatë shpërndarjes nëpër fakultete, dhe situata të mos eskalojë.

– Prishtinë, 1 Prill 1981 – 

Dita “D” erdhi, Lideri u ruajt kurse kërkesa që do të shpalosej por nuk dihej nga kush, nuk do të eskalonte në kërkesat për bashkim me Shqipërinë, kërkesa e nivelit më të lartë do të ishte Kosova Republikë. Aq të ndërgjegjshëm ishin studentët atë ditë, sa që kur dikush tentonte ta përziej si parullë “Enver Hoxhën dhe Shqipërinë” ndodhte që edhe rrihej si spiun. Atë ditë u ndan të dy taborët me linjë, që nuk do ti bashkoj kurrë asgjë. Të gjitha njësitë speciale nga krejt Jugosllavia grumbulloheshin që ta mbrojnë Stafetën e Rinisë, ku në numër ishin më shumë se sa kur ruhej Titoja, kurse studentët brenda konvikteve grumbulloheshin nga të gjitha anët gjerë sa shpërthyen. Atë ditë Lideri, Ali Lajqi, që do të mbetet në kujtesën e historisë, kreu detyrën me përgjegjësi, kurse rojet për rreth përveç disa të paktëve që ishin me të, ishin djemtë dhe vajzat rugovase, (një pjesë e atyre të vetëdijshmëve që i ceka në shkrimin e parë, të cilët mund të shihen në fotot e pakta që i ka bërë pushteti i atëhershëm). (Shikoni në fund të këtij studimi fotografitë e bëra nga udbashët – Sh.B)
E tërë kjo demonstratë që kishte të gjitha premisat e një organizimi perfekt nuk do të mbetej e fuqishme, aq sa sot është, nëse në momentin kyç të mos intervenonte Xhavit Haliti me shokë për të demantuar përfoljet e të infiltruarëve në mesin e studentëve se po të demonstrojmë vetëm në hapësirat e konvikteve nuk do të sulmoheshim nga policia, kinse nga një konventë se policia nuk ka të drejt të intervenoj, (krejt kjo gënjeshtër që përdorej gjerë sa të largohej Stafeta e Rinisë nga Prishtina) se e vetmja mënyrë që të internacionalizohet kërkesa “Kosova Republikë“ është që të shpërndahen demonstratat në krejt qytetin. Të tri tentimet për të depërtuar drejt qëndres së qytetit dështuan, por efekti veç ishte arritur, lajmi se studentët që kërkuan Kosovën Republikë u shpartalluan mizorisht nga falangat Jugosllave, gjerë në mesnatë arriti tek të gjitha familjet e Kosovës. Sado që pushteti mundohej të bllokonte çdo informatë. Pos Ali Lajqit dhe Xhavit Halitit (që e kreu detyrën e vet sepse tek familjet shqiptare mbërriti kushtrimi se fëmijët atje në Prishtinë, Serbia po i trajton mizorisht), Trendelinë Lëbenishta dhe Jashar Quka (Hajdaraj) atë ditë treguan vetën. Këtu nuk do ti ceki të gjitha torturat që bëri UDB-ja Jugosllave atë natë dhe tri ditë rresht, një golgotë ku kërkoheshin organizatorët. Sa më shumë që zgjaste heshtja zyrtare për demonstratën dhe të burgosurit, sepse tanimë Ali Lajqi cilësohej si hero kombëtar, aq më tepër ngrihej revolta gjithëpopullore. Këtu mbyllet perdja e 26 marsit, sepse po të tregojë gjithë historinë e asaj dite në ngërçin e mesit të konvikteve do të duheshin shumë faqe libri.
1 Prill 1981
I tërë skenari ishte përmbyllur. Populli e kishte pranuar kërkesën “Kosova Republikë”, me që elita politike e kundërshtonte, duhej që të detyrohej kjo udhëheqësi e shqiptarëve të Kosovës që ta përkrahnin kërkesën. Por, për këtë duhej që edhe klasa punëtore së bashku me studentët kërkesën në formë të Peticionit ti dorëzohej Kuvendit. Edhe kjo iniciativë, vetorganizim ose ide e grupeve Ilegale, dikush mund të thotë. Do të kisha dëshirë edhe unë që kështu të ishte, por nuk ishte. Qendra e qytetit ishte aq e barrikaduar nga forcat e sigurisë Jugosllave sa tentimet për të arrirë atje dështonte, sidomos nga ana e Obiliqit ku klasa punëtore ishte më e vetëdijshmja. Këtu nuk mund të mos e përmendi një njeri, që deri më tani nuk njihet në analet historike. Është ky Bekë Beka, nga i cili ishte kërkuar që të njofton të sigurtit (ata që nxiten demonstratat e nxënëseve në Obiliq), një natë para demonstratës së një prillit, (sa më duket njëri prej tyre ishte i vëllai i tij). Kurse, sa i përket punëtorëve të Amortizatorëve, Tjerrtores dhe Ramiz Sadikut, nuk e dijë, e dijë që dikush e dinë, duhet që ta dijë kështu siç e dijë edhe unë. Punëtorët që vinin nga rruga e Fushë Kosovës, me që ishin të penguar nga forcat e mëdha policore që ishin të vendosura në udhëkryqin e Universitetit për tu drejtuar për në qendër mbërrin gjerë te mensa e studentëve, dhe në atë udhëkryqin e dytë filloi dyndja nga të tri anët, kurse nga një anë barrikada e policëve që ishin aq shumë, dukeshin aq shumë. Por, që demonstrimi mos të filloj aty, që pastaj ajo masë të shpërndahet duke demonstruar siç ndodhte me punëtorët e Obiliqit në anën tjetër të qytetit, me gjeturinë e Osman Dinaj që unë e quaj hero të kësaj dite, së bashku me Arif Ademaj dhe natyrisht mua, formuam pykën në mesin e policëve, dhe masa aq e madhe që vinte pas neve nuk pyeti më për policinë që e humbi kuptimin si pengesë.
Nga këtu u nisën gati të gjithë të vetëdijshmit që kishin demonstruar rreth e rreth qytetit me 11 mars. Nëse lexuesi e ka hetuar se gjithmonë them se me shumicën nga këta të vetëdijshmit nuk jam takuar, por edhe me ata që shpesh takohemi, por këtë që e them kurrë me asnjërin nga këta nuk e kam diskutuar. Këtu flas në vetën e parë që ta kundërshtoj prononcimin e disa fytyrave eminente të historisë shqiptare, si pjesëmarrës, se asnjë shërbim inteligjent nuk ka marrë pjesë në organizimin e demonstratave të vitit 1981. Mbrëmja errej dhe demonstrantët ishin virtualisht pronarët e Prishtinës, por edhe të Kosovës. Flitej hapur, festohej, edhe pse të gjithë e dinin se kordoni policor tani më nga jashtë shtrëngohej dhe do të pëlciste, dhe ashtu ndodhi, filloi dhe nuk përfundoi për tri ditë duke u vra, plagosur dhe burgosur me qindra protestues, të cilët me ngulm mundoheshin që ta marrin qendrën e qytetit, edhe pse e besonin që nuk do ta arrinin, sepse e tërë Jugosllavia ishte në Kosovë.
2 Prill 1981
Këto pamje të dy prillit i kam më të kthjelltë sepse si shikues nga kati i katërt i një ndërtese afër fabrikës së tullave shihja pjesën më kryengritëse të asaj dite, prej postës së vjetër e gjerë tek xhamia e Llapit. Meqë për të dytën herë në mbrëmjen e një prillit isha i plagosur në këmbë, 2 prilli ishte dita më e dhembshme e jetës sime, ku nga dritarja e mjegulluar nga lotët shihja fëmijë duke vdekur në rrugët e Prishtinës. Jugosllavia që nga ajo ditë e kuptoi brishtësinë e sajë, kurse populli i Kosovës kuptoi se politikanët kosovarë ishin që të gjithë tradhtarë, të cilët nga mungesa e guximit që ta përkrahin popullin e vetë, duke shkelur mbi gjakun e të rinjëve u ngutën që ta shanin Shqipërinë. Sepse e dinin se Shqipëria ishte ajo që shqiptarët i nxiste. Ata e dinin, disa prej tyre që ende janë gjallë, ende e dinë, besoni që janë shumë, më shumë se sa që ne mendojmë, të cilët kanë qenë të shtrirë në tri nivele, atë të Kosovës, në nivel Federativ dhe në nivelin ushtarak jugosllavë, por më kryesorët, Fadil Hoxha dhe Mehmet Maliqi, aq shumë gjak kanë në duart e tyre sa Makbethi nuk do të mund ti lajë kurrë.
Aq mirë u shpërnda duke u bërë kërkesë gjithë popullore, Kosova Republikë, sa që tani Shqipëria kishte me kënd të fliste dhe kishte kënd ta mbronte përmes autoritetit zyrtarë të Shqipërisë, që e filloi zyrtarisht me 17 maj.
* * *
Si rezyme që askush të mos paragjykojë, duke hapur një derë të vogël për një histori të madhe. Edhe pse e di që të ndezët zjarri në drutë e thata është lehtë, por aq mirë skenari ishte i punuar sa me lehtësi të gjithë aktorët e luajtën rolin e vetë. Edhe ata që janë gjallë e luajnë ende këtë lojë gjerë në bashkimin kombëtar.
Shkrova për një enigmë që duhet zgjedhur, sepse tani më shumë se kurrë duhet dëshmuar se Shqipëria, si shtet i organizuar, ka pasur dhe ka në projektin e vet strategjik planin e bashkimit kombëtar, ka pasur dhe ka struktura të organizuara, që kanë punuar dhe punojnë për këtë qëllim. Duhet dëshmuar se nuk është edhe një veprimtar politik dhe ushtarak i përmasave organizative që nuk është takuar me atë kërkesë, atë ndihmë dhe shtytje për veprim. Duhet dëshmuar se rrallë ka veprimtarë politik dhe ushtarak që në mënyrë direkte, përmes të afërmve nga Shqipëria ose ndërmjetësuesve që më se paku një herë nuk ka marrë kërkesë për ta kryer një detyrë të caktuar drejt bashkimit Kombëtar. Zyrtarisht e krejt ky rrugëtim ka filluar me mos nënshkrimin e Kartës së Helsinkit dhe kjo rrugë edhe kësaj dite vazhdon. Këtë e din politika ndërkombëtare, edhe Serbët e dijnë. Sado që disa heshtas për mes dyerve anësore provuan të dëshmojnë për mos prezencën e shtetit shqiptarë në ditët e mëdha të vitit 1981, dëshmoj se Bashkimi kombëtar do të ndodhë atëherë kur ta organizon Shqipëria që nuk është e largët si ditë. Fatmirësisht në Kosovë ka shumë njerëz që e dinë. /FUND/

===========================

Ekskluzivisht për portalin pashtriku.org
FOTO HISTORIKE NGA DEMONSTRATA STUDENTORE

(PRISHTINË, 26 MARS – 1 PRILL 1981)

Në rrethin e kuq Prof. Xhemali Berisha…

=================================

Një histori për 81’shin – siç nuk e thonë të tjerët:

DEMONSTRATA E ’81-it, NJË ENIGMË QË DUHET ZGJEDHUR(I)
PJESA E PARË: https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1529

————————————–

Total
0
Shares
2 comments
  1. Great post. I was checking continuously this blog and I am impressed!
    Very useful information specially the final part
    🙂 I maintain such info a lot. I was seeking this particular information for a long time.
    Thank you and best of luck.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura