Kush e themeloi organizatën LNÇKVSHJ?
ROLI I JUSUF GЁRVALLЁS NЁ THEMELIMIN E KOMITETIT TЁ DEÇANIT TЁ LNÇKVSHJ-ës (1980) DHE DЁNGLAT (PALLAVRAT) E IBRAHIM KELMENDIT!
Nga Sheradin Berisha
Më 24 shkurt 2025 ish themeluesi i Komitetit të Drenasit të LNÇKVSHJ-ës, Bajram Gashi, në rrjetin e tij facebook, ka bërë një sqarim me titull: PSE MUA NUK MË KALLËZOI E AS SPIUNOI ASKUSH. Me këtë rast Ibrahim Kelmendi ka reaguar dhe pastaj unë jam kyqur në diskutim.
……………..
Nga Bajram Gashi
24 shkurt 2025, ora 15:06
PSE MUA NUK MË KALLËZOI E AS SPIUNOI ASKUSH
Mua nuk më ka spiunuar askush ngase:
1. Nuk kanë shkuar vullnetarisht për të më kallëzuar,
2. Çështje rastësie ka qenë arrestimi i shokëve para arrestimit tim,
3. Që në fillim u mora vesh me shokët bashkëveprimtarë në ilegale:
– Nëse ju arrestojnë, për mua mos të ju ndodhë të torturoheni.
Nuk i kam hyrë kësaj veprimtarie me ndoshta fitoj ose të paktën, ndoshta shpëtoj. I kam hyrë të bëj sa mundem e të fitoj çka mundem.
Unë vetë jam milicioner, e di çka mund të na pres dhe krejt çka kanë në dispozicion, vullnet e përkrahje shtetërore të bëjnë me ne dhe të mos i japin askujt llogari.
Këto nuk ua them sa për sy e faqe, por ua them se mund të më nodhë “të këndoj” edhe unë.
Në daçi vazhdojmë në daçi e ndërprejmë.
Vendosëm t’a vazhdojmë.
Sot jam shok i ngushtë dhe familjarë me të gjithë bashkëveprimtarët e ilegales. Për mua janë shokë, bashkëveprimtarë dhe heronjë. Pas burgut janë kyçur në UÇK. dhe ata që janë gjallë jetojnë me ndërgjegje të pastër dhe veprojnë, jashtë partive politike e pushtetit.
Lavdi jetës e veprimtarsë së atyre që tashmë nuk janë mes nesh, baca Ismajl Haradinaj, Qerkin Sopi e Nuhi Sopi, u prehshin në paqe!
VËREJTJE: Nuk do t’a shkruaja këtë sikur të mos dëgjoja në mediumet publike nga dikush se: “… më dekonspiroi mu e tjerët…”
***
Ibrahim-Miran Kelmendi
24 shkurt 2025
Bajrë, meqë po e përmend Smajl Haradinajn, ishe Ti në të njëjtin organizim me Smajlin (Komiteti i Deçanit)? Nëse po, a e dinit që e kishit udhëheqës të oraganizatës (LNÇKVSHJ) Sabri Novosellën?
Nëse e ke ditë që Sabriu është udhëheqës i organizatës, a je informuar në ndërkohë që ai ka qenë marionetë klandestine e UDB-së (UDBashit Ibush Kllokoqi) dhe se ajo organizatë është formuar nga UDB-ja për të “peshkuar” patriotët e interesuar për veprimtari çlirimtare?
__________
DISKUTIMI
Sheradin Berisha
Ibrahim-Miran Kelmendi, themelues dhe udhëheqës i Organizatës LNÇKVSHJ ishte Metush Krasniqi, duke i mbledhur rreth vetes shumë veprimtarë të kohës në gjysmën e dytë të viteve 70’të, pas burgosjes dhe gjykimit të tretë të Adem Demaçit…
Sa për ilustrim po të sjellë një faqe të këtij libri kushtuar Metush Krasniqit…

***
Ibrahim-Miran Kelmendi
Sheradin, Metushi as anëtar nuk ka qenë!
Prandaj jemi këta që jemi, sepse turlifarë kalemgjiu ia fut kot, vetëm me simuluar historianin.
Pastaj, edhe po të ishte, një samouk i ngjashëm me Sabriun ishte, por është mitizuar e legjendarizua sepse jemi turmë injorantësh; na kanë mungur personalitetet.
Mund që nuk e paske lexuar Xhaferr Durmishin. Ai e mohon mundësinë që Metushi të ketë qenë udhëheqës i LNÇKVSHJ-së…
***
Sheradin Berisha
Ibrahim-Miran Kelmendi
Sa i përket formimit të Komiteteve të Vendit duke u nisur nga Komiteti i Deçanit – si komitet i LNÇKVSHJ-ës, (në fillim të vitit 1980), është themeluar nga Ismail Haradinaj në bashkëpunim të plotë me Jusuf Gërvallën.
Dhe Sabri Novosella në kohë reale (pra në këtë kohë) s’ka pas lidhje me këtë aktivitet, respektivisht nuk ka qenë në dijeni për këtë çështje! Prandaj është jo etike pyetja juaj drejtuar Bajram Gashi lidhur me Sabri Novosellën.
Në vijim të ftojë të lexosh katër faqet e këtij libri për Themelimin e Komitetit të Deçanit dhe komitetet tjera të Vendit të LNÇKVSHJ-së nga Jusuf Gërvalla dhe Ismail Haradinaj me bashkëveprimtarët e tyre …




***
Ibrahim-Miran Kelmendi
Sheradin, në verë 1980 Jusufi nuk merrej me LNÇKVSHJ-së, sepse i mungonin lidhjet dhe komunikimi me udhëheqje të organizatës. Për këtë gjendje Jusufi ka shkruar në letrën që ia ka dërguar SN më 14 prill 1981. Bile, pikërisht në atë letër e informon se i ka 7-8 shokë të interesuar për anëtarësim, por nuk ka mund me i anëtarsua, sepse i mungonte komunikimi me SN…
Druaj që JG duhet ta ketë informuar udhëheqësin e tij, SN për formim të Komitetit të Deçanit, prandaj mund që e kanë pësuar nga UDBashi SN (?).
PS.: KUR, KUSH, KU, e ka formuar LNÇKVSHJ?
***
Sheradin Berisha
NË VITIN 1980, JUSUF GËRVALLA BASHKË ME ISMAIL HARADINAJN ME SHOKË, THEMELUAN “KOMITETIN E DEÇANIT” të LNÇKVSHJ-së DHE JO VETËM….
Ibrahim-Miran Kelmendi
Asgjë dhe askush nuk e ka penguar Jusuf Gërvallën që të merret me aktivitete kombëtare qysh kur kishte shkelur këmba e tij në Gjermani, pavarësisht humbjes së kontaktit me udhëheqësit tjerë të LNÇKVSHJ-ës (në vitin 1980). Në letrat e tij është historia e punëve të tij!
Nuk është e vërtetë se Jusuf Gërvalla në letrën e tij dërguar Sabri Novosellës (më 14 prill 1981) si thua ti “e informon se i ka 7-8 shokë të interesuar për anëtarësim…”.
Ai për këtë gjë saktësisht në letrën e 14 prillit 1981 Sabri Novosellës i shkruan (citoj): “Në rrethin e Shtutgartit janë nja 7-8 shokë të gatshëm e të përshtatshëm për punë patriotiko – revolucionare”, përfundon citati.
Pra, në letër Jusufi nuk përmend anëtarësimin e tyre në ndonjë organizatë, por thotë se janë të gatshëm e të përshtatshëm për punë patriotiko – revolucionare.
Dhe ti më duket nuk po e kupton as sot e kësaj dite (atëkohë jo se jo), se asnjë organizatë ilegale që ka vepruar në vitet 70-të, e 80-të (por edhe më herët) në Kosovë dhe jashtë saj, nuk kanë pas në radhët e tyre anëtarë të regjistruar me librezë apo në një formë tjetër (të karaktetit legal), por kanë pas saktësisht siç ka thënë Jusufi: “anëtarë të gatshëm e të përshtatshëm për punë patriotiko – revolucionare”! Kaq për këtë gjë.
***
Ibrahim-Miran Kelmendi
Pikërisht në verën e vitit 1980 Jusuf Gërvalla [kur vepronte tashmë në Gjermani] është marrë më shumë se kur ishte në Kosovë [deri në largimin e tij më 14 dhjetor 1979) me krijimin e strukturave të LNÇKVSHJ-së në Kosovë, duke themeluar në bashkëpunim të plotë me Ismail Haradinajn me shokë, Komitetin e Deçanit të LNÇKVSHJ-ës, për të vazhduar me komitetet tjera të Vendit, si në Prishtinë (në UP), në Drenicë, (nga Bajram Gashi…) në Vushtrri, në Mitrovicë etj.
Në një letër të Ismail Haradinajt dërguar Jusuf Gërvallës nëpërmes të Nazmi Selmanajt, kërkon shpjegime për punën e mëtutjeshme në Kosovë, dhe Jusuf Gërvalla, me këtë rast i përcjell Ismail Haradinajt instruksionet se si të formonte Komitetin e Vendit të LNÇKVSHJ-së në Deçan, për tu shtrirë pastaj edhe në vendet tjera të Kosovës me Vise … Rrjedhimisht i tregon për formën e organizimit, mënyrën e veprimit të organizatës, ruajtijen e konspiracionit, mënyrën e furnizimit me materiale të nevojshme propagandistike etj.etj. Dhe mbi të gjitha Jusuf Gërvalla i dërgon Ismail Haradinajt edhe Programin e Statutin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosoves dhe Viseve Tjera Shgiptare në Jugosllavi!
Për të gjitha këto dhe më shumë se kaq mund mësosh në librin e Hasan Ukëhaxhajt, „KOMITETI I DEÇANIT – LNÇKVSHJ“, Prishtinë 2022, dhe jo vetëm, ka edhe libra e studime tjera për këtë histori të lavdishme.
…..
Ndërkaq me këtë rast mund të lexosh:
AKTGJYKIMIN E KOMITETIT TË DEÇANIT – LNÇKVSHJ, 1981
https://pashtriku.org/aktgjykimi-i-komitetit-te-decanit…
_____
Ilustrimi: kopertina e librit të Hasan Ukëhaxhajt …

***
Sheradin Berisha
KUR, KU DHE KUSH E THEMELOI LNÇKVSHJ-ën?
Ibrahim-Miran Kelmendi
Sa herë që diskutohet këtu në FB., për LNÇKVSHJ-në, ti shtron pyetjen retorike: “KUR, KUSH, KU, e ka formuar LNÇKVSHJ?”
Drejtuesit dhe veprimtarët e LNÇKVSHJ-ës e kanë zbardhur plotësisht aktivitetin e kësaj Lëvizjeje nga zanafilla e saj e deri në detajet tjera.
Me këtë rast sjellë këtu një dëshmi të njërit prej themeluesve të LNÇKVSHJ-së, anëtarit të KQ të LNÇKVSHJ-ës, Shefqet Jasharit, i cili ka folur gjerësisht në një intervistë dhënë për revistën “DRITA” (Suedi) në vitin 1997.
***
“DRITA: Gjatë viteve të 70-ta ishte një frymë paksa më liberale në Kosovë. Gjatë kësaj kohe lindi edhe LNÇKVSHJ-a. Meqë Ju jeni njëri nga themeluesit e LNÇKVSHJ-ës, a ka mundësi të na thuani për gazetën DRITA se kur u krijua kjo Lëvizje, kush mori pjesë në themelimin e saj, si u organizua Lëvizja në fjalë, dhe cili ishte qëllimi i themelimit të saj.
SHEFQET JASHARI: Me marrjen fund të procesit gjyqësorë të 1975, ku u dënuan veprimtarë të dalluar me në krye Adem Demaçin, ishte e qartë se pushteti kukull i Kosovës, është në giendje ta burgos dhe ta dënojë çdonjërin që UDB-a ia vente syrin, edhepse nuk kishin fare prova për vepra të kryera penale, sipas Ligjit jugosilav. Duke e ditur se me vdekjen e Titos, nuk do të ketë personalitet që do ti mbajë nën kontroll nacionalizmin kroato-slloven dhe shovenizmin serb dhe, si rjedhim i kësaj gjendje, do të vijë deri te shkapërderdhja e Federatës jugosllave, Metush Krasniqi Sabri Novosella dhe unë, pas bisedave të shumta, që i zhvillonim herë në shtëpinë e Sabriut e herë në shtëpinë Metushit, por duke u konsultuar çdo njëri prej nesh edhe me shokë që kishim besim të plotë, vendosëm që ta formojmë një Organizatë, thjesht kombëtare, pa ngjyrime ideologjike. Donim të ishim të përgaditur, në mënyrë që, në momentin e duhur, Lëvizja jonë të jetë e zonja ti prijë popullit për ti prerë prangat e robërisë dhe për ta realizuar ëndrrën eshenjtë – çlirimin e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare dhe bashkimin tyre me Nënën Shqipëri. Parapërgaditjet kanë filluar në pranverë të vitit 1976 dhe kanë zgjatur disa muaj. U muarëm vesh në fillim që, çdonjëri prej nesh ti zgjedhë shokët me të cilët do të punojë në formimin e celulave të para.
Këto celula të formohen prej njerëzve që s‘kanë qenë të burgosur politikë, që për pushtetin kukull të Kosovës të mos jenë të përcjellur, të jenë autoritativë në vendet ku jetojnë dhe punojnë, të kenë aftësi organizative, përvojë jetësore dhe, mbi të gjitha, të jenë atdhetarë të mirëfilltë. Poashtu, u muarëm vesh që për emrin e Organizatës të vendosim më vonë, pasi ti konsultojmë edhe shokët me të cilët do te veprojmë. lshin dy propozime: njëri, për emrin e Organizatës së Adem Demaçit dhe tjetri për LNÇKVSHJ. Ishin pushimet verore të vitit 1977, kur vendosëm ta bëjmë Mbledhjen për formimin Organizatës. Këtë mbledhje e mbajtëm në shtëpinë e Sabri Novosellës.
Çdo njëri raportuam për punën tonë. Nga sa celula i kemi formuar, në cilat qytete apo fshatra veprojnë ato, kush janë ata që e udhëheqin veprimtarinë e celulës, natyrisht pa i prezentuar me emra dhe mbiemra, por duke iu treguar biografitë e tyre. Bilansi i përgjithshëm i punës tonë ishte kështu: unë i pata formuar dy celula, Sabriu tri celula, kurse Metushi i kishte formuar pesë celula, njëra nga këto celula kishte qenë e formuar në Shkup. Shumica e njerëzve të pyetur nga ne kishin shprehur dëshirën që Organizata ta merë emrin LNÇKVSHJ.
U vendos që Metush Krasniqi të jetë kryetar Lëvizjes. Vetëm atij t`ia tregojmë emrat e vërtetë të përgjegjësve të celulave dhe të gjitha fshehtësitë tjera. U vendos që celulat e formuara ti shëndrojmë në Komitete Qarkore (Komitete të komunave) dhe përgjegjësit e atyre të jenë kryetarë të Komiteteve …”.
***
Më gjerësisht lexo intervistën e plotë të Shefqet Jasharit, anëtar i Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ-së, e botuar në revistën DRITA nr.15, Suedi 1997:
SHEFQET JASHARI – SI U THEMELUA LNÇKVSHJ?
———
Ilustrimi: Faksimili i revistës DRITA, nr.15/1997, faqe 14.

———–
(Ibrahim Kelmendi nuk përgjigjet (hesht) dhe këtu përfundon dikutimi im në këtë drejtim).
Sheradin Berisha © Pashtriku.org, shkurt 2025
=================================
(O)MLK -ja E XHABIR MORINЁS (1984 …) ISHTE VAZHDIMЁSI E GR (1972…) – GMLK (1975 …) – OMLK (1978 …), NDЁRSA IBRAHIM KELMENDI ISHTE ANЁTAR I OMLK-ës SI PARAROJE E LPRK-ës ME ADRESЁ (1986 …)
——————-
DRITËHIJET E IBRAHIM KELMENDIT NË DISKUTIMIN PËR ATENTATIN E 17 JANARIT 1982 NË UNTERGRUPPENBACH TË GJERMANISË!