STRUKTURA KOMANDUESE E OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 DHE KULLA E VROJTIMIT …

Në 23 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik

STRUKTURA KOMANDUESE E OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 DHE KULLA E VROJTIMIT NË VIJËN LUFTUESE – MËSYMËSE TË DT-3 NË GOROZHUP

Nga Sheradin Berisha, më 27 Prill 2022

Njohuri themelore

Në historinë tonë më të re, Operacioni i UÇK-së ‘”Shigjeta” në Pashtrik (26 maj – 9 qershor 1999) ishte ngjarja luftarake me e rëndësishme e UÇK-së, dhe si e tillë duhet të trajtohet gjithanshëm me fakte shterruese.

STRUKTURA KOMANDUESE

Sipas dokumenteve arkivore, në gjysmën e dytë të prillit 1999 Shtabi i Përgjithshëm i UҪK-së në malet e Jezercit (Devetak) hartoi Planin luftarak të Operacionit “Shigjeta”, ndërsa në terrenin e thyer të Pashtrikut këtë planë e përshtati, struktura komanduese e  Operacionit “Shigjeta”. (*)

(*) Kush e përbënte strukturën kryesore komanduese të Operacionit “Shigjeta”:

– Komanda e Operativës në Kukës:

1. Bislim Zyrapit, shef i Operativës,

2. Spiro Butka,

3. Arqile Mandro,

4. Shaban Musliu,

5. Mark Shala,

6. Rexhep Kelmendi,

7. Shefki Abdullahu,

8. Fadil Hoxha,

9. Agim Sylejmani,

10. Agron Haradinaj,

11. Gramoz Kelmendi…

–  Selia  e UÇK-së në Krumë:

1. Xheladin Gashi – Plaku,

2. Fatmir Limaj, Zv.MM në QPK,

3. Fatmire Zogaj – Hasani …

– Shtabit i Operacionit “Shigjeta” në Cahan:

1. Nexhmedin Kastrati, Komandant;

2. Musa Jashari, Zv.Komandant;

3. Nexhip Hajdari, Shefi i Shtabit;

4. Rifat Sylejmani, Shefi i Operativës, G-3;

5. Ramadan Krasniqi, Shefi i G-1;

6. Sh.Thaçi, Xh.Gashi, N. Shala / G-2 (ZKZ); 

7. Fadil Demiri, Shefi i G-4;

8. Halit Krasniqi, Shefi i G-5;

9. Dr.Ferat Kelmendi, Shefi i G-6;

10. Enver Rrustemi, K-ndant i Artilerisë;

11. Sali Rexhaj, K-ndant i Repartit në Cahan.

Sipas këtij plani, vijat sulmuese ishin definuar në tri (3) Drejtime Taktike (DT);

1. DT-1

2. DT-2, dhe

3. DT-3.

Komanda e Operacionit në Cahan, në bazë të rregullores së SHP të UÇK-së dhe nevojave për veprime të shpejta dhe efikase gjatë veprimeve luftarake për udhëheqjen dhe komandimin e njësive përkohësisht, me urdhër Nr: 09/99, datë 01.06.1999 në tri DT-të emëroj strukturën komanduese si vijon:

– Komanda e DT-1:

1. Hysni Syla, K-ndant,

2. Binak Gashi, Zv.K-ndant,

3. Gani Shehu, Shefi i Shtabit.

– Komanda e DT-2

1. Bilall Syla, K-ndant,

2. Fadil Zejnullahu, Zv.K-ndant,

3. Rrahim Bekteshi, Shefi i Shtabit.

– Komanda e DT-3

1. Kemajl Shaqiri, K-ndant,

2. Flurim Balaj, Zv.K-ndant,

3. Safet Gashi, Shefi i Shtabit.

Shtabi i Operacionit “Shigjeta” në koordinim me SHP të UÇK-së gjithashtu, të gjitha njësitë luftarake të UÇK-së që morën pjesë në tri Drejtimet Taktike (DT) në Pashtrik, duke qenë “Forca për Veprime të Veçanta” (FVV) i emërtuan si “Task Force” (TF) me nga një shifër, sipas modelit të ushtrisë amerikane.

– Në DT-1 (Lugu i Zi…) të gjitha njësitë e Artilerisë, togjet e Këmbësorisë dhe jo vetëm luftonin si Task Force 1 (TF-1),

– Në DT-2 (Maja e Pashtrikut…) luftonin, TF-0, Njësitë e Brg.126 që operonin para fillimit të Operacionit, Batalioni “Atlantiku” nga SHBA-ja, një skuadër e veçantë që kishte ardhur nga Kosova, dy Batalionet e Fekenit TF5 dhe TF6…

– Në DT-3 (Gorozhup …) nga 26 maji 1999 tri (3) Kompanitë e këmbësorisë luftonin si Task Force 2 (TF2), ndërsa nga 2 qershori me urdhër të Shtabit të Operacionit në Cahan, nga DT-2 si përforcim në vijën sulmuese të Gorozhupit ka ardhur edhe Kompania e katërt (TF-4).

Ndërkaq në prapavijën e zonës së luftimeve në Gorozhup (në DT-3), saktësisht në fshatin Pogaj (rreth 2 km nga vija e luftimeve përballë karaullës serbe në Gorozhup) ishte dislokuar (lokalizuar) edhe një njësi e UÇK-së, njësia TF-3 me K-ndant, Ruzhdi Saramatin!

Pas ngjarjes së përgjakshme që ndodhi më 31 maj në fshatin Pogaj, (kur dy Kompanitë e Këmbësorisë, një Bateri e Artilerisë, Togu i Xhenios … (të TF-3) që po vinin nga QS e Kalimashit, duke u futur në Pogaj u granatuan furishëm nga artileria serbe, me ç’rast u vranë 5 ushtarë dhe eprorë, si dhe u plagosën rëndë e lehtë disa të tjerë), TF-3 mbeti me 40 – 45 ushtarë. Meqenëse fshati Pogaj në drejtim të Gorozhupit kishte një zonë të dukshme për forcat armike, sepse kishe shumë lëndina, atëherë kjo pozitë e UÇK-së ishte e pafavorshme për të zhvilluar luftime. Prandaj nga 1 qershori deri në përfundim të luftës (më 9 qershor) TF-3 nuk mori pjesë në luftime në vijën sulmuese përballë karaullës serbe deri rrëzë Pashtrikut, atje ku po luftonin katër kompanitë e këmbësorisë të TF2-shit.

KULLA E VROJTIMIT NË GOROZHUP

Një ngjarje historike shkruhet me dëshmi e fakte ashtu si ka ndodhur, jo ashtu si kemi dëshirë ne të ketë ndodhur! Njëri nga parametrat për shterrimin e fakteve të luftës në Pashtrik e konsideroj edhe vizitën në vendin ku u zhvilluan luftimet. 

Më 12 gusht 2018 bashkë me disa eprorë dhe ushtarë të TF-2, në krye me K-ndant Fazli Berisha. vizitiam vijat e luftës në Pashtrik, saktësisht vijat mësymëse (sulmuese) në Drejtimin Taktik 3 (DT’3) – Gorozhup, dhe ne këtë rast u ndalëm te KULLA E VROJTIMIT.

Kulla e vrojtimit graviton në majen me të lartë të Gorozhupit, përballë bjeshkës së Pashtrikut, afër fshatit Kishaj. Në Operacionin “Shigjeta” (maj – qershor 1999) Kulla i shëbeu eprorëve të UÇK-së, për vëzhgimin dhe identifikimin e pozicioneve të forcave serbe në Zonën e Gorozhupit! Këtë kullë disa ditë para fillimit të sulmit të parë, më 26 maj 1999, e ka shfrytëzuar, Komadanti i Njësisë Speciale DV, Safet Zeqir Peci, pastaj K-ndanti i TF-2, Fazli Berisha, K-ndantët e artilerisë: Shemsi Iljazit – Barutit, Jonuz Pecit, Ismet Lushit etj., dhe K-ndantët e njësive tjera të TF-2, për vrojtimin e vijës frontale dhe shënjestrimin e pozicioneve të forcave serbe në zonën e luftës në Gorozhup, nga karaulla serbe deri në Pashtrik…

Në pjesën e poshtme të Kullës së vrojtimit ishin të pozicionuar Njësitë e Artilerisë të TF-2. Saktësisht prapa Kullës së vrojtimit (në anën e majtë dhe të djathtë të saj) ishin pozicionuar, njësitë e Artilerisë me minahedhësit (Mortajat) 82mm, përballë kullës ishin të vendosur topat pa dridhje 75 mm dhe kundërajrorët 12.5mm., të komanduara nga eprori i Artilerisë Shemsi Ilazi (Baruti), dhe komandantët e njësive, Jonuz Isuf Peci, Ismet Ali Lushi, Agron Sherif Mulaku, Hajdin Halil Fazliu, Faik Rexhep Maqestena, Petrit Hazir Ahmeti. Ndërkaq në kuadër të kompanive të TF-2 vepronte njësia e minahedhsave 60 mm, skuadra kundër tankeve me zola 60 mm dhe 90 mm, me K-ndantin Sahit Maksutaj.

….

Me këtë rast kam bërë një përshkrim të Kullës, duke pasqyruar edhe pamjen e brendshme të saj.

KULLA E VROJTIMIT, në Frontin e Gorozhupit DT3/TF2, gjatë Operacionit “Shigjeta”, maj – qershor 1999

Klikoni e shikoni videon 👇👇👇

———–

Shtojcë:

SHPELLA E UÇK’së, NË VIJËN E LUFTËS NË GOROZHUP, RRËZË BJESHKËS SË PASHTRIKUT (Video)

***

Ilustrimet:

Fotodëshmi nga koha e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik …

===========================

MANIPULIMI I FAKTEVE PËR OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK – NGA “GJENERALI I BRIGADËS 128” RUZHDI SARAMATI!

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura