SADRI RAMABAJA: KULTURA POLITIKE NË NDRYSHIM

Prishtinë, 03. 10. 2013 – Ndryshimet në rrafshin e kulturës politike kanë përfshirë trupin elektoral pothuajse në tërësi. Ato gjithësesi do të reflektojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Përballja e pritshme mes dy rivalëve real në Prishtinë, do të shenjoj edhe fillimin e ndryshimit të madh në nivel Republike.
– Zgjedhjet për pushtetin lokal më 3 nëntor dhe rezultati i pritshëm i tyre, duket se do të jenë para së gjithahs reflektim i kulturës politike në lëvizje, ndryshim.
Ndërkaq në këtë fillim fushate, duke lënë anash për një qast reflektimin bardh e zi dhe inercionin e çimentuar për kohë të gjatë, në rezultatin e pritshëm të zgjdhjeve të 3 nëntorit, pritet të ndikojnë tri elemente që pasqyrojnë ndryshimet kulturore që kanë përfshirë tashmë trupin elektral në Kosovë:
E para, ka të bëjë me ndryshimin e përceptimit.
Kosova tashmë ka promovuar një sistem politik, duke e cilësuar si pjesë të demokracisë liberale europiane, e që trupi elektoral e konsideron si mundësi reale për ndryshime politike në rrugë demokratike.
Ka perënduar koha e idhujtarisë, kur dikush nga liderët partiak shihej si personalitet mbi palët. Në garën për Prishtinën, të gjithë do të sfidohen nga të gjithë, për t` i lënë arenën në fund të riut që vjen nga universiteti më prestigjioz në botë, nga Harvardi, si reflektim i ndryshimit esencial, dhe plakut, që në arenë del me begraundin politik të shkollës jugosllave, që nuk e hijëzon dot.
Së dyti, ndryshimi është në përmbajtje.
Shoqërinë dhe kahjen e lëvizjes së saj e përcakton përmbajtja. Tek ekipi i kryetarit aktual të Prishtinës janë gërshetuar faktorë të shumtë si produkt i molepsjes së historisë jo të largët, gërshetuar me konceptin vasal të qeverisjes që ka kultivuar nga hyrja e tij në politikë. Kjo u reflektua edhe në raportet dhe marrdhëniet që ai kultivoi me nivelin qendror, duke ia mundësuar qeverisë si të dojë e sa të dojë!
Ndërkaq model i ri për ndryshimin e përmbajtjes që ka promovuar tashmë Lëvizja Vetëvendosje! është reflektuar në Alternativën qeverisëse dhe programin për Prishtinën, që po prezentohet lagje më lagje. Pozicionet e kësaj fryme të re në përmbajtje japin shpresë për ndryshimet e pritshme.

Së treti, zhvendosja strukturore.
Me ndryshimin thelbësor strukturor që ka promovuar Vetëvendosja, tashmë është shndërruar në forcë politike imponuese. Ajo ka promovuar veten si forcë progresive që lufton njëkohësisht për shtet ligjor, shtet zhvillimor dhe për shtet social. Si e tillë, në strukturat e saj ka përfshirë një rrjetë të gjerë idealistësh dhe shkollën politike që ata kanë kultivuar prajshëm për vite të tëra të qëndresës, të gërshetuar me profesionalizmin modern që po sjell brezi i ri, me kandidatin për kryetar të Prishtinës dhe me një ekip tërësisht profesional.
Në sfondin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, disi pa venerueshëm, ka gjasa të inaugurohet përfaqësimi i koncentruar politik në formën e një reality show. Qëllimi i një krahu të mediave dhe strategëve të disa partive është që përmbajtja e fushatës të mbetet në hije.
Kjo kurth që po pregatit media dhe strategët që qëndrojnë prapa këtij skenari, mund ta dëmtojë rënd vet procesin dhe demokracinë tonë të brishtë.
Reality show është projektuar para së gjithash për të konfirmuar paragjykimet, meqë Blloku i së keqës në skenën politike kosovare (PDK,LDK,AAK & AKR) vepron konform reflektimeve dhe jo argumenteve.
Megjithë këtë insistim djallëzor, ndryshimet në rrafshin e kulturës politike kanë përfshirë tashmë trupin elektoral pothuajse në tërësi, e atë urban në veçanti. Ato gjithësesi do të reflektojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Përballja e pritshme mes dy rivalëve real në Prishtinë, që filloj si e tillë që me hapjen zyrtare në sheshe të hapura e me simbolikë më se të qartë , do të shenjojë edhe fillimin e ndryshimit të madh në nivel Republike. Kjo është arsyeja përse mediat, pavarësisht se po manipulonin për mundësinë e përballjes mes LDK dhe PDK, duke iu rikthyer gradualisht realitetit, pritet t`i kushtojnë vëmendje më të përqëndruar pikërisht dy kandidatëve sovran – atij të LVV në ngjitje dhe kandidatit të LDK në rënie.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura