SADRI RAMABAJA: OBSKURANTIZMI POLITIK SËRISH NË SKENË

(Prishtinë, 03. 03. 2013) – Esenca e fjalimit të Thaçit dhe obskurantëve tjerë përputhej me filozofin e sivëllezërve të tyre mesjetar. Përmes fjalimeve të gjata ata pretenduan t`na shpërfytyrojnë pamjen, repektivisht përmbajtjen reale të marrveshjeve të arritutra dhe atyre që paralajmrohen të arrihen më 4 mars.
– Takimi i pritshëm më 4 mars mes dy kryeministrave (atij të Kosovës dhe Serbisë) në prezencën e baroneshës K.Eshton, përfaqësuese e UE-së për Politika të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë, në cilësinë e ndërmjetësueses, duket se do të shënojë edhe fillimin e shkurjes në histori së paku njërit prej tyre. Por shkuarja në histori ka dy rrugë: si prosperues i interesave nacionale ose si shkelës i tyre. Mesi në këtë fushë nuk egziston. Kushdo që ka shkelur interesat nacionale, në gjithë historinë e shtetit, nga shteti i parë, ai i Babilonisë, e deri te shteti modern, është ndëshkuar rëndë, duke marrë si shpërblim të prjetshëm vulën e tradhtisë. Ndërkaq në kodet penale të shteteve, nga antika e deri sot, tradhtia është kodifikuar si vepra më e rëndë penale. Prandaj edhe dënimi ka qenë dhe mbetet kapital.
Si përfaqësues politik i UÇK-së, sado e kontestuar mënyra dhe rrugët e ardhjes së tij në krye të Drejtorisë Politike, është në dorën e kryeministrit, të mbetet fitimtar. Këtë do t`ia donin të gjithë shqiptarët, madje edhe ne kundërshtarët e tij politik. Sepse kështu do të përfitonte Republika jonë.

Humbësi real i luftës, ish shefi i Daçiqit, që vdiq në burgun e Sheveningenit, dhe ish shefi i presidentit aktual serb, V.Shesheli, që vazhdon të vuaj dënimin në burgun në fjalë, mund ta mbajnë kryqin e viktimës në syrin e opinionit serb, humbusit të luftës etj., por për tradhti, realisht nuk bëhet fjalë. Kosova për njohësit e historisë politike të rajonit, e qartë, për gati një shekull, ishte kolonia e fundit në Europë. Serbia si kolonizatore, natyrisht se e ndjen humbjen e saj, por gjithësesi jo në shkallën sa pretendon klasa politike serbe.
Megjithëkëtë, meqë Kosova ka shërbyer si miti më i madhë mbi të cilin është ngritur filozofia e homogjenizmit serb, pranimi i humbjes së saj, për Daçiqin është përfundim i karierës politike. Duke qenë pjesë e politikës reale, ai dhe presidenti serb, Nikoliq, si promotor dhe koautor të Platformës së fundit për Kosovën, e kanë të qartë se, çfardo zgjidhje që nuk i ngjet një entiteti autonom politik (i krahasueshëm me Republikën Serbe në Bosnjë), përveç rënies së qeverisë, mund të jetë shkas i një lufte qytetare blic në Serbi.
Shih për këtë, kjo gjendje e paralajmruar në Serbi, do ta rrisë tej mase presionin e ndërkombëtarëve ndaj ekipit kosovar në këtë raund bisedimesh, që po cilësohen nga të gjitha palët pjesëmarrëse, si tejet të vështira.
Ballafaqimi i Hashim Thaçit me deputetët në seancën e veçantë për kët dialog, që u mbajt të premten në orët e vona të natës, dëshmoi se edhe ai nuk do të kaloi më mirë se kryeministri serb. Duke dëgjuar fjalimin e tij në Parlament dhe përqapjet titanike të tij dhe të korit të obskurantëve që e pasuan në përpjekjen për t`mashtruar një popull të tërë me sofizmat e tyre banale, pashmangshëm në mendje të vijnë obskurantët e mesjetës së vonshme, që njiheshin si Epistolae obscurorum virorum. Esenca e fjalimit të Thaçit dhe obskurantëve tjerë përputhej me filozofin e sivëllezërve të tyre mesjetar. Përmes fjalimeve të gjata ata pretenduan t`na shpërfytyrojnë pamjen, repektivisht përmbajtjen reale të marrveshjeve të arritura dhe atyre që paralajmrohen të arrihen më 4 mars. Ndërkaq të gjithë deputetët, përfshirë edhe kryeparlamentarin, që shfrytëzuan tempullin e demokracisë si arenë prej nga mëtojnë të kontribuojnë në emancipimin idealist, si premisë e domosdoshme për fillimin e ndryshimeve të pritshme, në përballje me obskurantizmin politik që mëton të mbetet tutje në skenë, në këtë séancë shënuan njërën prej betejave më të hapura.
Madje Thaçi, duke reflektuar plot nervozizëm dhe pasiguri në deklaratat e tij, është fare i vetëdijshëm se do ta ketë pozicionin shumë më të vështirë ngasa e kishte Fadil Hoxha në vitin 1974, tek u pozicionua kundër gjakimit të popullit për Republikë dhe bashkë me Autonominë e ofruar mbrojti pozicionin e tij politik. Tashmë nuk bëhet fjalë për urtësi politike, siç kishte zëra që vlerësonin taktizimet e Fadil Hoxhës për t`përfituar aq sa grupi i tij e konsideronte si të mundur në prosperimin e të drejtave të shqiptarëve, atëbotë kur Jugosllavia po shënonte kulmin e fuqisë së saj politike dhe ekonomike.
Çfardo përpjekje e kryeministrit Thaçi për të eskivuar lidhur me statusin dhe kompetencat e Bashkësisë Serbe, që në diskursin e tij politik para deputetëve dhe qytetarëve vazhdon ta quaj asociacion e madje edhe OJQ!, për të do të ishte vetëvrasje politike. Pranimi i çfardo autonomie për veriun, do të shënonte fillimin e defunksionalizimit dhe fundit gradual të Republikës. Në fakt ky akt do të mund të konsiderohej si prelud i dramës politike me mundësi shndërrimi në një Pranverë Shqiptare të llojit të vet.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

PËRGJEGJËSIA!

PËRGJEGJËSIA! Nga Sheradin Berisha, Facebook 26 mars 2022 “OBSH: ‘Omicron’ mund të kolapsojë sistemin shëndetësor në mbarë botën”,…