Prishtinë, 17. 05. 2016: Në fillim të shekullit XX, Serbia kishte shumëfishuar financimin për organizatat çetnike dhe ato paraushtarake në Vilajetin e Kosovës. Duke përfituar nga ngrohja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Stambollit për çështjen ‘maqedonase’, Porta e Lartë do të jepte leje për hapjen e një sërë organizatash dhe asociacionesh serbe në Vilajetin e Kosovës, të cilat tani e tutje do të vepronin brenda rrugëve legale. Kështu, në vitin 1909 në Kumanovë dhe Prizren do të hapeshin degët e shoqërisë sportive ‘Dušan Silni’. Një vit më vonë, kjo organizatë do të krijonte zgjatimet e saj edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Tetovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Deviq. Kjo shoqëri ishte pjesë e një lëvizje pan-serbe e quajtur ‘Lëvizja e Sokolave’ (соколски покрет), që drejtohej nga koloneli, Millutin Mishkoviq, gjeneral i ushtrisë mbretërore serbe. Ndonëse si qëllim i këtyre shoqatave thuhej se ishte kalitja e të rinjve serbë me kulturën fizike, ‘Dušan Silni’ do të krijonte trupa paraushtarake.
E udhëhequr nga militanti Rajko Karaklajiq, kjo organizatë që ishte gjithë-shtrirë në qytetet kryesore të Vilajetit të Kosovës, do të fitonte gjithnjë e më shumë staturën e një grupacioni para-ushtarak. Si gjest i marrëdhënieve të përzemërta të organizatës ‘Dušan Silni’ me administratën osmane të Vilajetit të Kosovës, shërbeu parada që organizuan të rinjtë serbë me rastin e ardhjes së Sulltan Mehmet Reshatit V në Gazimestan, në qershor të vitit 1911. Me udhëzimet e konsullit serb në Kosovë, Milan Rakiq, përfaqësues të serbëve të Kosovës bashkë me korin e seminaristëve serbë të Prizrenit do t’i organizonin një pritje me nderime sulltanit, të cilit iu kërkua që të mos lëshonte pe ndaj kërkesave shqiptare për autonomi. Një vit më vonë, paramilitarët e organizatës ‘Dušan Silni’ do të luftonin përkrah Armatës së III serbe, të drejtuar nga gjenerali Bozhidar Jankoviq, që në fund të tetorit të vitit 1912, mësyu Kosovën nga disa drejtime. Të rinjtë e këtij grupacioni kishin luftuar më tepër në pozicione avangarde ashtu sikurse edhe njësitë çetnike, duke u përfshirë në krime ndaj popullatës shqiptare.
Postime të Lidhura
DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (VIII)
Në 43 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË…
„RASTËSIA“ E JUSUF BUXHOVIT SI KORRESPODENT I RILINDJES NË BON TË GJERMANISË, NË VITIN 1976!
„RASTËSIA“ E JUSUF BUXHOVIT SI KORRESPODENT I RILINDJES NË BON TË GJERMANISË, NË VITIN 1976! Nga Sheradin Berisha,…
DR.ALEXANDRE LAMBERT: EUROPA SABOTOI HISTORINË TUAJ NË SHEKULLIN XIX, KUR ILIRINË E QUAJTI BALLKAN!
Pashtriku.org, 02. 02. 2016: “Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete…
KANUNI DHE GRUAJA BASHKËKOHORE SHQIPTARE NË KOSOVË
KANUNI DHE GRUAJA BASHKËKOHORE SHQIPTARE NË KOSOVË Nga Saime Isufi, Suharekë, më 1 prill 2023 I. Kanuni dhe…