Prishtinë, 17. 05. 2016: Në fillim të shekullit XX, Serbia kishte shumëfishuar financimin për organizatat çetnike dhe ato paraushtarake në Vilajetin e Kosovës. Duke përfituar nga ngrohja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Stambollit për çështjen ‘maqedonase’, Porta e Lartë do të jepte leje për hapjen e një sërë organizatash dhe asociacionesh serbe në Vilajetin e Kosovës, të cilat tani e tutje do të vepronin brenda rrugëve legale. Kështu, në vitin 1909 në Kumanovë dhe Prizren do të hapeshin degët e shoqërisë sportive ‘Dušan Silni’. Një vit më vonë, kjo organizatë do të krijonte zgjatimet e saj edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Tetovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Graçanicë dhe Deviq. Kjo shoqëri ishte pjesë e një lëvizje pan-serbe e quajtur ‘Lëvizja e Sokolave’ (соколски покрет), që drejtohej nga koloneli, Millutin Mishkoviq, gjeneral i ushtrisë mbretërore serbe. Ndonëse si qëllim i këtyre shoqatave thuhej se ishte kalitja e të rinjve serbë me kulturën fizike, ‘Dušan Silni’ do të krijonte trupa paraushtarake.
E udhëhequr nga militanti Rajko Karaklajiq, kjo organizatë që ishte gjithë-shtrirë në qytetet kryesore të Vilajetit të Kosovës, do të fitonte gjithnjë e më shumë staturën e një grupacioni para-ushtarak. Si gjest i marrëdhënieve të përzemërta të organizatës ‘Dušan Silni’ me administratën osmane të Vilajetit të Kosovës, shërbeu parada që organizuan të rinjtë serbë me rastin e ardhjes së Sulltan Mehmet Reshatit V në Gazimestan, në qershor të vitit 1911. Me udhëzimet e konsullit serb në Kosovë, Milan Rakiq, përfaqësues të serbëve të Kosovës bashkë me korin e seminaristëve serbë të Prizrenit do t’i organizonin një pritje me nderime sulltanit, të cilit iu kërkua që të mos lëshonte pe ndaj kërkesave shqiptare për autonomi. Një vit më vonë, paramilitarët e organizatës ‘Dušan Silni’ do të luftonin përkrah Armatës së III serbe, të drejtuar nga gjenerali Bozhidar Jankoviq, që në fund të tetorit të vitit 1912, mësyu Kosovën nga disa drejtime. Të rinjtë e këtij grupacioni kishin luftuar më tepër në pozicione avangarde ashtu sikurse edhe njësitë çetnike, duke u përfshirë në krime ndaj popullatës shqiptare.
Postime të Lidhura
E LASH SHQIPËRINË NË VUAJTJE DHE TË MBYTUR NË GJAK NGA FAJI I EUROPËS
E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës Nuk vij të flas…
POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (8)
Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023 POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN…
LETRA E DELEGACIONIT SHQIPTAR DREJTUAR KRYEMINISTRIT FRANCEZ: ‘SHQIPËRIA NUK MUND TË PRANOJË CËNIMIN E PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT TË SAJ’ (LE PETIT PARISIEN, 1920)
Francë, 29 Nëntor 2017: Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të hënën e 19 janarit 1920, në…
MUHAMET HOXHAJ: KUJTIMI IM RRETH DEMONSTRATËS SË 28 MARSIT 1989 NË ZHUR
Shtutgart, 28 mars 2017: Sot me datën 28 Mars 2017 mbushen 28 vite pa më të Dashurit, Vëllezërit…