SERBIA KAPITULLOI NË KUMANOVË, POR AJO NUK KA HEQUR DORË NGA LUFTA E SAJË, PËR T’U RIKTHYER NË KOSOVË

Tiranë, 21. 05. 2016: Në pragun e shekullit të ri Kosova u çlirua përfundimisht nga sundimi kolonial qindra vjeçar i Beogradit të tërbuar nacionalist. Fitorja u arrit si rrezultat i luftës heroike të UÇK-ës dhe ndërhyrjes nga ajri i forcave ajrore të NATO-s. Kundër popullit Shqiptarë të Kosovës, Beogradi hodhi në luftë 45.600 ushtarë, paramilitarë, policë të veshur në blind dhe 20.000 civilë Serb të armatosur deri në dhëmbë. Gjatë kësaj lufte vrastare të Serbisë kundër Shqiptarve të pambrojtur në Kosovë, u shkel çdo normë e akt njerzor dhe nëpërmjet masakrave njëpasnjëshme, u kalua në një genocid masiv krejtësisht të pa njohur në historinë e njerzimit, për metodat e zbatimit, aq sa u trondit një botë e tërë. Ranë fli në altarin e lirisë me mijëra dëshmorë të kombit. Në luftë e sipër u plagosën dhe ngelën invalidë për gjithë jetën, me mijëra të tjerë trima të atij populli liridashës. Forcat e errëta nacionaliste Serbe vranë, prenë, masakruan dhe zhdukën mbi 30.000 viktima, 3000 prej të cilëve, nuk u gjëndet as një gjurmë dhe në këto ditë në shtetin e sapoformuar të Kosovës. Mizoria e tyre shkoi dhe më tejë, duke përdhunuar mbi 20.000 femra të moshave të ndryshme, ku shumica e rasteve të këtyre orgjive Serbe, u kryen në sy të afërmëve të viktimave. Në funksion të politikës makabre të tokës së djegur, forcat ushtarake Serbe, shkatërruan, duke u vënë zjarrin mbi 120.000 shtëpive. Nuk u mjaftuan vetëm me këto barbarizma, por në zbatim të teorisë nacionaliste çubrolloviçiane të tokës së shkrumbuar, u dëbuan me dhunë nga trualli ityre etnik stërgjyshror mbi një milion banor, duke u djegur atyre të gjitha dokumentat e identifikimit.
Bota e quajti dhe i vuri emrin luftë, por ajo ishte dhe është më tëpër se ai term i urryer, për çdo njeri që ka llogjikë dhe arsye njerzore. Ajo ishte një kasaphanë e vërtetë e barbarizmit Sllavë, ku egërsirat Serbe me fytyrë njeriu, u sulën si përbindësha dhe vranë e prenë njerëz të pafajshëm e të pambrojtur, ndërmjet tyre më shumë fëmijë, gra dhe të moshuar. Egërsia Serbe, e njohur për pangopësi krimesh ndaj Shqiptarve, nuk kurseu as gjakun e të miturve, gjatë qëndresës heroike të Jasharajve Legjendar, në kalanë heroike të Prekazit historik. Masakrimi u bë pothuajse masiv në të gjithë këtë trevë etnike Shqiptare, deri sa arriti kulmin në Reçakun martirë, që befasoi misionerin e shtetit Amerikan Ulliam Uollker dhe gjithë njerzimin anë e kënd Botës. Haga, përfaqësuesja ligjore e drejtësisë botërore, në mënyrën më hipokrite, i mbuloi krimet e Serbëve në Kosovë, Bosnje e Kroaci, vetëm me burgosjen e Millosheviçit dhe dënimin dekorativ të disa kriminelve të tijë, të cilët i nxori nga burgu më parë se ti dënojë.

Lufta mbaroi me luftën dhe pasiguria njerzore shoqëroi pasluftën, në Kosovën tashmë të çliruar nga shfrytëzimi kolonial Serb. Në ato troje Shqiptare, u instaluan forca të Aleancës Atlantike, të cilat premtuan të sigurojnë jetën normale të Shqiptarve, nga ndonjë kundërveprim eventual i Serbisë, për të fituar hapësirën gjeografike të humbur. Kjo është një e vërtetë e hidhur, por e qënësuar, për vetë faktin se Serbia u largua përfundimisht nga kjo trevë etnike Shqiptare, por Serbët nuk heqin dorë kurrë nga mendimi, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo ide e tyre është e njohur, nga vetë eksperienca e së kaluarës së errët historike, e cila na kujton, se sa herë që konjuktarat politike kanë ndryshuar, duke kijuar hapësira për veprime në interes të tyre, ata kanë sulmuar jo vetëm Kosovën, por kanë tentuar dhe më tej, për të patur një dalje në Adriatik. Lufta e tyre në këtë pasluftë, është ajo e viteve të shkuara në shekuj e dekada. “Në luftë, vetëm luftë, për të shkrumbuar çdo pëllëmbë tokë Shqiptare, ndërsa në paqe propagandë dhe shumë zhurmë për të diskretituar, destabilizuar, përçarë e shkatërruar Shqiptarët dhe kombin e tyre, në mënyrë që bota të besojë vetëm ata dhe ashtu gradualisht nën këtë trystni propaganistike, të krijohen kushte për të vazhduar aventurën e vjetër Serbe, në zbatim të planeve teorike e praktike për Serbi të madhe”.
E gjithë kjo veprimtari e mësipërme, u vërtetua katërcipërisht në pas luftën e Kosovës. Edhe pse në këtë trevë etnike Shqipëtare, u instalua administrata ndërkombëtare dhe forcat e NATO-s, Serbia e mbështetur fuqimisht nga filoserbët e reaksionit Europian, nisi fuqishëm luftën speciale, për të realizuar idenë e vetë, në një rrugë tjetër atë të krimit politik. Ajo hodhi në veprim të gjithë agjentët e dukshëm e të padukshëm, për të mbuluar krimin vrastar me krim politik. Ky veprimi i sajë, ishte dhe mbeti i pandarë si dhe në genocidin masiv, që ajo zbatoi kundër Shqiptarve në Kosovë. Bota u fut në Kosovë me një mandat humanitar, për të mbrojtur e ndihmuar Shqiptarët e Kosovës, por realiteti i pas luftës vërtetoi të kundërtën. Ashtu si dhe në luftë, propaganduan kundër Serbisë vrastare, por rrugën e zgjidhjes të konfliktit të armatosor e kërkuan nëpërmjet Beogradit nacionalist.
Këtë e pranon vetë, një nga krerët e politikës të Europës perëndimore të asaj kohe, Massimo D’alema, ish Kryeministër i Shtetit Italian gjatë luftës së Kosovës. Në inervistën e dhënë një gazetari të njohur, ai pohon, se “SHBA-ës kanë punuar, para së gjithash, me forma specifike të sigurisë, për të qënë përkrah Kosovarve. Ndërsa, Europianët deshën para së gjithash pëlqimin e Beogradit dhe nuk e konsideruan aqë thelbësore UÇK-ës. Për SHBA-ës, përkrahja e UÇK-ës, duhej të vuloste izolimin e Millosheviçit. Europa përkundrazi, ishte ajo që kërkoi deri në fund marrëveshjen me Serbët.” Luftë politike brënda luftës vrastare. SHBA-ës me UÇK-ës dhe popullin Shqiptar të Kosovës, ndërsa reaksioni Europianë, në mbështetje të krimit barbar të Beogradit. Edhe pse nga Kosova, u larguan kolonizatorët kriminalë Serbë, ajo trevë etnike Shqiptare, mbeti pengu i dy kontinenteve, si dje në luftë ashtu dhe sot në paqe.
Por populli Shqiptar i Kosovës, nuk e sosi durimin. Si gjithmonë me zgjuarsinë natyrale të trashëguar në gen, eci përpara, duke shpresuar se e vërteta vonon por nuk harron. Administrata ndërkombëtare e instaluar në Kosovë edhe pse propagandoi për të drejta të Shqiptarve të Kosovës, në anën e prapme të kësaj medalje, bëri të pamundurën, për realizimin e qëlimeve ogurzeza Serbe. Pak më sipër u ballafaquam me deklaratën e kryeministrit Italian Masimo Da Lema, i cili vërtetoi mbështetjen Europiane gjatë asajë lufte genocidale. Dikush mund të thotë se këto deklarime janë të një individi, i cili ka të drejtën e vetë, për analizën, që u bënë situatave të ndryshme politike. Por nuk është vetëm, ish kryeministri Italian i asajë kohe, i cili deklaron qëndrimet pro e kundra , gjatë vrasjeve masive të Shqiptarëve në Kosovë, nga Serbia nacionaliste e kriminale. Prapaskenat politike për të mbështetur kriminelët Serbë, shfaqen dhe në pas luftë, nga një ish ministër i Frances, Bernard Kushner, ish PSSP i OKB-ra në Kosovë, fill pas lufte. Në librin e tij, “Luftëtarët e paqes”, faqe 35 ai shkruan: “ Hyber Vedrine, më mori përsëri në telefon. Presidenti ka pranuar kanditaturën tënde. Duhet ta takosh sa më shpejt. Do të mar takim që sot. Po Kofi Anan? A ta takoj? Njihem mirë. Jo, jo, ,jo, atë jo. Do prishje gjithçka. Konkurentët nuk do të na falin…një Brazilian po bën presion të madh. Një Brazilian? Ky vend i takon një Evropiani ose Amerikani. Eh ata, (nënkupto Amerikanët), na detyruan njëherë me NATO-n. Na detyruan? Çfarë do të thuash? Ishe kundër bombardimeve?” Më tej Kushner, në librin e tijë në faqen 38, për takimin me Presidentin Frances të asaj kohe shkruan: “Pas takimit me presidentin, në përcjellje e sipër ai më tha: Mbajeni vëth në vesh, që ne duam drejtësi për Kosovarët, por mos harro se jemi e mbetemi miq të Serbëve”. Këto dy deklarime të dhëna për luftën dhe pas luftën, tregojnë dhe vërtetojnë realitetin, për qëndrimet reaksionare e poshtëruese të krerëve drejtues të Italisë dhe Francës ndaj Shqiptarëve të Kosovës, qëndrime këto të cilat, po zbatohen dhe më tejë në vazhdimësi, gjatë luftës speciale të Serbisë kundër UÇK-ës e luftëtarve të sajë.
Menjëherë, pas Epopesë së lavdishme të asaj ushtrie madhore çlirimtare, nisi gjuetia e shtrigave. Në vënd që të ngrihej një Nyrenberg Demokratik dhe të vinte para drejtësisë botërore, shtetin, popullin dhe kombin Serb, për genocidin kriminal që zbatuan bashkërisht në Kosovë, në pas luftë ndodhi e kundërta. Qëndrimet monstuoze të antishqiptarve Karla Del Pontes dhe të eurodeputetit psikopat Dik Marti, kundër UÇK-ës dhe drejtuesve të sajë, qartësojnë plotësisht dhe sot e kësaj dite, luftën speciale të organizuar nga Serbia nëpërmjet këtyre dy agjentëve, të vënë në shërbim të Beogradit. Veprimtaria bashkëpunuese e tyre, kundër luftës dhe luftëtarve çlirimtarë të Kosovës, vërtetohet në librin e Karla Del Pontes dhe raportin e Eurodeputetit të njohur si sëmur psiqik Dik Marti. Deklarimet e tyre të ndara ose të bashkuara, nuk janë gjë tjetër veçse një kombinim i mirëfilltë i Beogradit, me individ rreaksionar të shitur e të blerë brënda tregut politik të Europës perëndimore, ku spikat më së shumti, vënja e shënjës së barazisë, midis viktimës dhe krimit të organizuar shtetëror, në mënyrë që shteti, populli dhekombi Serb, të mos përballet me drejtësinë ndërkombëtare.
Shpërfytyrimi i i drejtësisë ndërkombëtare nga Del Ponte në librin e sajë antishqiptar dhe traumatizimi i demokracisë eurokontinentale nga Dik Marti në raportin e tij shpifës, i përkasin një kategorie të veçantë, me ato çfarë shkruajnë. Të dy këta pseudoqytetar Zviceran pa komb e atdhe, mbajnë përgjegjsi të shumfishta, duke filluar nga ato morale e deri tek ato penale. Akuzat e rënda politike, të hedhura qëllimisht në tregun politik nga ana e tyre kundër luftëtarve të UÇK-ë, nuk duhet të anash kalohen. Përkundrazi, derisa u vërtetuan të kundërtat, vendi i tyre është ose pas hekurave të drejtësisë ndërkombëtare, ose brënda mureve të ndonjë spitali psiqiatrik. Për ti treguar atyre vendin e duhur se ku e kanë, i takon Tribunalit të Hagës dhe Strasburgut, për të vëndosur përfundimisht. Shqiptarët e Kosovës shpresuan, nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo kontinentale, por si gjithmonë realiteti u pasua me zhgënimin. Ka disa shtete dhe politikanë në Europë, që thërrasin e ulërijnë nëpër botë, në emër të drejtësisë njerzore, por nuk kanë bërë asnjë ndryshim nga e kaluara e errët obskurantiste, e asaj që terrorizuan politikisht Shqipërinë dhe Shqiptarët në Shën Stefan, Berlin, Londër dhe Versaje të Parizit, në kohëra e vite të ndryshëm historikë.
Koha evoloi dhe Kosova në vazhdimësi të ecurive demokratike, për vendosjen e të drejtave ndërkombëtare, u shpall e pavarur, si shteti më i ri në epiqëndër të të Europës. Nga ai moment vendimtar i arsyetuar politikisht, nga dita në ditë po vërtetohet drejtësia e asajë lufte, që zhvilloi UÇK-ës, për çlirimin e popullit të vet nga zgjedha koloniale Serbe. Popuj dhe shtete përparimtarë, të prirur nga qëndrimi esencial demokratik i SHBA-ës në luftë e në paqe, për mbrojtjen të drejtave të popullit të asajë treve etnike Shqiptare, sot janë rradhitur dhe po mbështesin fuqimisht shtetin e ri të Kosovës, për të qënë dhe ai pjesë e pa ndarë e të gjithë organizmave ndërkombëtarë. Por, ashtu si u theksua më sipër, Serbia së bashku me filiolët e saj të njohur në luftë e në paqe, vazhdon ëndrimin perandorak, për tu kthyer sërish në Kosovë. Ajo u largua nga Kosova, por brënda sajë, ajo ka lënë kollonën e pestë. Këtë e pohoi me gojën e vetë edhe Millosheviçi në Gjykatën e Hagës, ku sipas tijë, Beogradi ka në në Kosovë 50.000 agjentë specialë të UDB, ku shumica janë Shqiptarë.
Nisur nga ecuritë politike e diplomatike të Kosovës, Beogradit ju errësuan sytë dhe mbështetur në tërbimin nacionalist të karakterizuar në shekuj, në pas luftë e sidomos pas shpalljes të pavarësisë, u hodh plotësisht në veprim për të sulmuar e goditur me prapavijë të errët UÇK-ës dhe luftën e sajë të drejtë. Në fillim tentoi të mohojë luftën çlirimtare, duke etiketuar atë si luftë ndëretnike për kërkesa ekonomike. Më pas pasi dështoi me këtë ideologji të fabrikuar nga vetë nacionalistët e tërbuar të Beogradit të zi e famëkeq, Serbia futi në veprim kolonën e pestë Serbo-hitleriane, duke akuzuar UÇK-ës dhe drejtuesit e sajë për krime lufte, me synimin e vetëm për të mbulluar krimin e sajë vrastar masiv, kundër Shqiptarve të pambrojtur gjatë luftës së Kosovës. Dhe jo vetëm krimin në Kosovë, por dhe atë në Vukovar të Kroacisë e Sebrenicë të Bosnjes, ku OKB-ës me një nga drejtuesit më kriminal Kofi Anan, mbyllën sytë dhe mbuluan duke futur nën dhe, rreth gjysëm milioni njerës të pafajshëm, kryesisht fëmijë, gra, pleq e të gjymtuar. Dhe është kjo OKB-ës, e cila nën mbështetjen e fuqishme të Serbofilëve Europianë, e pranoi Serbinë në rradhët e sajë, më parë sesa e përjashtoi, për ato krime e barbarizma të luftës në Kosovë e luftrave të tjera brënda gjinisë Srbo- Sllave.
U arrestua me rradhë Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimaj, Fatmir Limaj e luftëtar të tjerë dhe u dërguan në Hagë. U akuzuan nga Karla Del Ponte e Dik Marty, por pas hetimeve të vetë Hagës kryeneçe, emblemat e asajë lufte dolën të pafajshëm. U kthyen në Kosovë, ku u pritën dy herë fitimtarë, në luftë dhe në paqe kundër Serbisë më tepër se fashisto-nazitste. Por Serbia dhe Serbofilët Europianë, nuk hoqën dorë nga synimet e tyre të errëta e obskurantiste. Ata në vazhdim të luftës së tyre speciale të padukëshme, vunë në veprim shërbëtorë të tjerë, të blerë e të shitur në tregun politik dhe ashtu si pa u ndjerë arrestuan, Sabit Gecin, Muharrem Mustafën, Sulejman Selimin, Sami Lushtakun e të tjerë luftëtarë të asaj ushtrije madhore. Duke parë se akuzat kundër UÇK-ës, të hedhura deri tani në tregun politik si krime lufte, nuk arritën qëllimin e kurdisur nga Beogradi nëpërmjet Karla Del Ponte e Dik Marty, Serbia dhe Serbofilët Europianë në vazhdim të sajimeve intriguese, për mbulimin e krimit marramëndës vrastar, nisi të akuzojë këta luftëtarë të UÇK-ës për krime në pas lufte. Të gjitha këto nëpërmjet një Gjykate Speciale fantazëm, e cila është ngritur brënda një shteti të pavarur në kundërshtim me Deklaratën e Sanfranciskos, Kartës së Helsinkit dhe për më keq kundër vullnetit të lirë të atij populli liri e paqdashës, që ka derdhur më shumë gjak se sa ka pirë ujë në pesë shekujt e fundit të kësaj shoqërie njerzore. Dhe pa u tharë ende gjaku i gjysëm milioni njerzëve të pafajshëm të luftrave në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi në Kosovë, drejtësia e paturpëshme e Gjykatës Speciale, kërkon gjilpërën në kashtë, për ta barazuar atë me traun mëkatar të krimit të organizuar shtetëror si popull e komb të Beogradit të marrosur për “Serbi të Madhe”.
Bota demokratike vazhdoi rrugën e vetë të drejtë paqësore dhe brënda sajë Kosova si shteti më i ri kësaj bashkësie, këmbënguli në ecurinë e vetë, për tu inkuadruar brënda këtyre organizmave ndërkombëtarë. Arritjet e deritanishme të sajë në fushat më të rëndësishme të jetës shoqërore, kulturore, politike, diplomatike dhe ekonomike, e tërbuan së tepërmi rregjimin nacionalist të Beogradit dhe ai për pasojë, u hodh rishtazi në sulm për arritur synimet e errëta nacionaliste. Të gjitha këto në pragun e zgjedhjes të Presidentit në Kosovë. Kjo për të vetmen arsye, që në krye të shtetit, të mos ishte Hashim Thaçi, udhëheqësi politik i asaj lufte çlirimtare të popullit liridashës Shqiptar të Kosovës, por një shërbëtor i Beogradit si Ibraim Rugova e pasuesit e tijë. Për këtë, ish paramilitarët e Milloshit, tashmë kryeinistër e presidntë në qeverinë aktuale, futën në veprim agjentë të shumëfishtë kryesishtë të Beogradit, Berlinit, Parisit, Romës e Athinës, të cilët nën diktatin e këtyre agjenturave dhe akuzat e servirura nga vetë Beogradi, akuzuan jo vetëm Hashim Thaçin, por krejt drejtuesit dhe udhëheqësit e UÇK-ës, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Rexhep Selimin etj. Cilët janë këta sejmenë të shitur për një pjatë thierza si Juda, populli Shqiptar i kudondodhur i njeh mjat mirë, bile dhe me pseudonimet e tyre përkatëse, të akorduar nga agjenturat që ata u shërbejnë. Ata nuk janë vetëm shërbëtorë të këtyre agjenturave, por dhe tradhëtarë të kombit, vrasës e kriminel të luftëtarve patriotë dhe hajna të fondit popullor që ata hiqen sikur u dhimbset. Nuk do të jetë e largët dita, kur këtyre intrigantëve të marrosur karrjeristë e të sëmurëve psiqik nga deliri i madhështisë, do tua tregojë vetë Kosova, se ku e kanë vendin.
Nuk është vetëm Sebia ajo, që i janë errësuar sytë nga nacionalizmi i tërbuar, por dhe Serbofilët Francezë, Italianë, Grekë, Hollanezë të cilët si në luftë dhe në paqe, vazhdojnë të bashkëpunojnë me krimin dhe kriminelët e Beogradit. Më sipër, në këtë shkrim u paraqitën fakte, për bashkëpunimin e drejtuesve politikë të Francës dhe Italisë me Beogradin gjatë asaj lufte. Por nuk janë vetëm këta. Ish Presidenti Grek i asaj kohe dhe komplet Kisha ortodokse Greke, mbështeti dhe bashkëpunoi fuqimisht me Sebinë për të vrarë sa më shumë Kroatë, Boshnjakë dhe Shqiptarë të Kosovës. Pilotët e Holandezë dhe ata Italianë, për të mos kryer misioni e NATO-s kundër ushtrisë Serbe, i shkarkonin bombat dhe predhat në detin Adriatik ose pyjet malore të Shqipërisë. Poshtërsitë e këtyre Serbofilëve vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në kohë paqe. Në vend që të vihen para përgjegjësisë ligjore kriminelët Serbë, si bashkautor të krimit me Millosheviçin, ata në heshtje e sipër lirohen nga burgu i Hagës, pa u hyrë një gjëmb në këmbë. Kjo vërtetohet me lirimin që ju bë Sheshelit, njerit kapobandë të njohur për krime lufte në Bosnje dhe Kosovë. U quajt pak më sipër paturpësi, veprimi i drejtësisë botërore, por është pak ta cilësosh atë si të tillë, sepse veprimi konkret i sajë për lirimin e Sheshelit dhe gjeneralëve të tjerë vrasës Serb, është më tëpër se një poshtërësi e ndyrë politike që i bëhet Kosovës dhe luftëtarve të saj të lirisë.
Duke zbatuar teorinë e Makiavelit, sipas të cilit”Qëllimi duhet të sigurojë mjetin”, Specialët Europianë të pseudodrejtësisë, duke i shërbyer indirekt dhe tërthorazi interesave të fshehta të Serbisë, propagandojnë gjithandej duke folur bukur në emër drejtësisë, por në fakt bëjnë të kundërtën, ku duke manovruar brënda prapaskenave të përgatitura nga Beogradi, zbatojnë padrejtësinë. Ky veprim i tyre në pamje duket i ndarë nga njeri tjetri, por në fakt ai është plotësisht i kordinuar midis Drejtësisë Speciale dhe rregjimit nacionalist Serbë të Beogradit, kundër UÇK-ës e luftëtarve të sajë. Pa u tharë akoma boja e firmosjes të lirimit të Sheshelit, krminel e vrasës ordiner, gjykata speciale arrestoi Azem Sylën, ish komandantin UÇK-ës, njeriun që sakrifikoi një jetë tërë, në burgjet famëkeqe të Serbisë dhe gjatë luftës për çlirimin e popullit të Kosovës. Një veprim sa tinzar aqë dhe i kundërligjshëm për sfondin moral e shoqëror të asaj gjykate të vetquajtur Speciale, e cila me veprimet e saja i kundërvihet Deklaratës për të drejta njerzore të Sanfranciskos, Kartës së Helsinkit dhe konventave të Gjenevës për luftrat. Nuk janë vetëm Shqiptarët, ata që po i japin përgjigjen e duhur këtyre sejmenëve Specialë të drejtësisë botërore, por për veprimet e padrejta të tyre, në ushtrim të së drejtës ndërkombëtare, janë ngritur kundër dhe vetë specialistët perëndimorë të drejtësisë, ku njëri prej tyre, gjykatësi Gjerman Volfang Schomburg shprehet tepër i revoltuar dhe demaskon Gjykatësin Francez Jean Clude Antoneti cili firmosi lirimin e kriminilet më të rregjur të luftës në Bosnje dhe Kosovë Voisllav Sheshel.
Paradokset e sistemit botëror të drejtësisë, janë e do të mbeten në histori si vepra e veprime arbitrare të paskrupullta, lidhur me vlerësimin që i është bërë luftës së UÇK-ës nga politikanët e ushtarakët pjestarë të NATO-s të kohës së luftës e të paqes, duke nisur nga Bill Klinton, Madlen Ollbrajt, Toni Bler, Javer Solana, Xhemi Shia dhe ish Komandanti i asaj Alence Gjenerali Uesli Klark, i cili vlerëson së tepërmi rolin e UÇK-ës në atë luftë përkrah NATO-s. Nëse do ti qëndrojmë besnik këtyre vlerësimeve, të cilat vërtetohen e mbështeten me fakte konkrete, atëhere shtrojmë pyetjen se “ A nuk ishin Azem Syla, Hashim Thaçi, Bislim, Bislim Zyrapi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Fatmir Limj e të tjerë, ata që e drejtuan këtë ushtri, në ato veprime luftarake, që lavdërohen nga politikanët dhe ushtarakët më të dëgjuar të botës?” Nëse, zotërinjtë e Gjykatës Speciale i kundërvihen kësaj pyetje, ata duhet të pranojnë, që UÇK-ës është një krijesë hyjnore e zbritur nga qielli dhe veprimet e sajë janë drejtuar nga zoti. Faktet dhe argumentet për botën demokratike kanë qënë dhe janë bindëse, ndërsa për miopët e Gjykatës Speciale, drejtësia nisë dhe përfundonë të thënja e Luigjit të 14-të “Ligji jam unë dhe Mbreti unë”. Ndryshe, nuk ka si të kuptohet qëndrimi i kësaj gjykate, e cila edhe pse populli Shqiptar i Kosovës i tregon ujkun, ajo vazhdon e kërkon gjurmët.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë të drejtë e parimore, në përputhje të plotë me konventat e Gjenevës, për mbrojtjen dhe çlirimin e popullit të vetë nga okupatorët Serbë. Ajo kishte kodin e vetë disiplinor, dhe e udhëhequr nga ky kod i zhvilloi veprimet luftarake mrojtëse e sulmuese kundër ushtrisë Serbe me dinjitet, disiplinë e moral të lartë. Specialistët ushtarakë të NATO-s, i studjuan dhe i panë nga afër veprimet luftarake të kësaj ushtrie, prandaj dhe erdhën në mbështetje të Shqiptarve të Kosovës dhe ushtrisë së tyre. Mirpo sot kundër kësaj ushtrie dhe drejtuesve të sajë, ngrihen akuza të pa qëna dhe të pabazuara në ligjet ndërkombëtare. Nuk është populli Shqiptar i Kosovës, ai që sulmoi Serbinë e shkoi deri në Beograd, por janë Serbët ata që të indoktrinuar si nacionalist, nisën luftën si shtet, popull e komb dhe të gjithë ashtu së bashku, vranë, prenë dhe masakruan krejt popullin e Kosovë, duke hapur varre masive e përndjekur mbi një milion njerës drejt tokës amë të Shqipërisë. A nuk është ky një tregues i rrallë, që vërteton kategorkiisht realitetin e ndodhur në Kosovë, gjatë asaj lufte marramëndëse Serbo-hitleriane, kundër Shqiptarve të pambrojtur?
Edhe pse ky realitet është plotësisht i dukshëm, specialët e asajë Gjykate Speciale, e anash kalojnë duke i dhënë prioritet bombastik, vrasjve të ndodhura gjatë luftës, të elementëve destruktiv, të vënë në shërbim të Beogradit në rradhët e UÇK-ës e në prapavijat e thella të kësaj lufte. Konventat e Gjenevës për luftrat, parashohin që këta individë me dy fytyra, nuk duhen keqtrajtuar e aq më tepër të vriten. Kështu ka vepruar dhe Shtabi i Përgjitjshëm i UÇk-ës me komandant Azem Sylën, udhëheqës politik Hashim Thaçin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Kolonel Bislim Zyrapi. Kështu veproi dhe Avni Rustemi kur shtriu në trotuaret e Parisit tradhëtarin e kombit Shqiptar Esat Pashë Toptanin, njeriun më të ndyrë të Kombit Shqiptar, ku me kortezinë hipokrite qeveritarët Francezë e Serb, vëndosin akoma sot e kësaj dite, kurora për mikun e tyre të shtrenjtë. Populli Frances dhe Europa përparimtare, e mbrojti deri në fund dhe me të drejtë djalin trim të Shqiptarve liridashës gjatë shtetformimit e pavarësisë kombëtare edhe pse kohërat ishin ende të mjegulluara politikisht. Ndërsa tani, kur kjo Europë po pretendon, për një bashkësi demokratike të gjithë popujve Europianë, në vend që të eci përpara, të shohë veten në pasqyrë e ti kërkojë falje Shqiptarve për krimin e terrorizmin politik që ka ushtruar kundër tyre, po vepron si gaforrja, duke ju kthyer të kaluarës obskurantiste, asaj të bashkëpunimit të ngushtë me krajlët vrasës të Beogradit.
Konventat e asajë Gjeneve Austriake, i qartësojnë drejtë veprimet e luftës në Kosovë, por këta antishqiptar të kamufluar të Gjykatës Speciale të reaksionit Europian, po i shkelin me të dyja këmbët. Ato konventa nënvizojnë, se kur këta tradhëtarë të poshtër të kategorisë së Ibrahim Kelmendit, përballen me armë e sofistikime të tjera kundër UÇK-ës, mos vallë duhet të rrinin duar kryq luftëtarët e sajë dhe të prisnin predhat e atyre langejve sahanlëpirës të Beogradit me gjoks të hapur, pa ju përgjigjur plumbit me plumb? Nëse UÇK-ës, udhëheqësit, drejuesit dhe luftëtarët e sajë, nuk do ishin përgjigjur atyre tradhëtarve ordinerë të shitur te Beogradi me të njëjtën monedhë, sot ajo Kosovë nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur, por do të vazhdonte të sundohej, ashtu si dëshërojnë “Çibanët e Gjykatës Speciale” të Serbofilëve Europianë, nën sundimin e Sërbisë vrastare e kriminale. I gjithë ky shpjegim teorik dhe argumentim praktik i përmëndur më sipër, është dhe mbetet fakti domethënës, i cili vërteton konkretikisht praktikën botëore të Konventave ë Gjenevës, për luftrat dhe raste të tilla që pretendojnë këta pseudo gjykatës specialë.
Mirpo, Europa e vjetër e obskurantiste, edhe pse pretendon për bashkim demokratik, reaksioni antishqiptar brënda sajë, nuk ka hequr dorë nga veprimtaria subversive kundër Shqipërisë dhe Shqiptarve. Kjo faktohet me argumentet që u përmëndën më sipër, por dhe në ato në vazhdim të këtij shkrimi. U lirua Shesheli, krimineli më i rregjur i të gjitha luftrave të Serbosllavisë dhe kjo padrejtësi ligjore u krye nëpërmjet një Gjykatësi Francez. Karla Del Ponte edhe pse shtetase Zvicerane, është përkatësisht e Kantonit Francez. Gjykata Speciale dhe akuzat që ajo ngre kundër UÇK-ës e drejtuesve të sajë, u montuan nga Italiani Mauricio Salustro, i cili për këto sajime intriguese, bashkëpunoi ngushtë me Z/vProkurorin për krime lufte në Beograd Bruno Vukariq, një ish paramilitar i Millosheviçit në atë luftë vrastare. Pra paslufta po pasoht nga lufta. Zgjidhjen e krizës Kosovare, Europa e kërkoi nëpërmjet Beogradit dhe me që nuk ja arriti qëllimit, tani në pasluftë, vazhdon të bashkëpunojë përsëri me Beogradin, për realizimin qëllimeve ogurzeza të këtij të fundit. Gjatë luftës të dy palët së bashku, u mundun për të fshehur krimin bastard, ndërsa tani në pas luftë, po bëjnë të pamundurën për ta mbuluar atë me akuzat e gatuara prej tyre kundër UÇK-ës e drejtuesve të sajë, në guzhinën politike të Beogradi nacionalist. Vallë kjo është drejtësia speciale, që propagandon se pretendon për drejtësi, por që konkretisht në emër të drejtësisë, po ushtrohet forcë e dhunë politike, për dënuar luftëtarët e asaj ushtrie çlirimtare? Populli shumë i vuajtur i Kosovës e kupton mjaft mirë drejtësinë e kësaj gjykate dhe me qetësinë e njohur e quan një padrejtësi bastarde, që origjinën e vet e ka te e kaluara e errët obskuratiste, ku kjo Europë pseudodemokratike me shekuj të tërë ushtroi kundër Shqipërisë dhe Shqiptarve terrorizmin politik, për të zhdukur me themel kombin Shqiptar.
Lufta mbaroi me lufttë dhe misioni i sajë vazhdoi në pasluftë. Kosova u çlirua dhe Shqipëtarët e asaj treve etnike Shqipëtare, fituan lirinë e më pas pavarsinë, por jo atë për të cilën rrodhi gjaku si lumë, bashkimin me trungun Amë. Pikërisht këtu qëndron thelbi i luftës speciale për Serbinë dhe Serbofilët reaksionarë Europianë. Duke parë ecurinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sukseset e arritura në të gjitha fushat më të rëndësishme të shoqërisë njerzore dhe perspektivën e afërt të bashkimit kombëtar, ata duke u tmerruar dita ditës, nxituan për të gjetur, rrugë, forma e mënyra më të stërholluara, për të arritur synimet e Beogradit bashkërisht. Krijuan Gjykatën Speciale, sepse u dështoi Haga me akuzat që ngriti Del Ponte e Dik Mary, për UÇK-ës, luftëtarët e drejtuesit e sajë. Nisur nga ky dështim moral e politik i paparë ndonjëherë në historinë e drejtësisë botërore, kjo gjykatë mbasi propagandoi për shumë kohë vetë dhe nëpërmjet sejmenit të rekrutuar në perëndim, jashtëqitjes të kombit Shqiptar Ibraim Kelmendi, arrestoi Azem Sylën, ish komandantin e UÇK-ës në atë luftë dhe deputetin e PDK-ës pasuese e asaj ushtrie çlirimtare tani në kohë paqe, duke e akuzar për krime lufte e pas lufte dhe për më tepër për përvetësim të pronave të Serbve në rrethinat e Prishtinës.
Një veprim kriminal vrastar, që po tentohet të mbulojë po me të njëjtën mënyrë, atë të krimit special të Beogradit, nën emrin e Gjykatës Speciale të sajuar e organizuar nga Serbofilët e reaksionit antishqiptar të Europës së vjetër e të re pseudodemokratike. A mund të na thotë Gjykata Speciale, se ku i gjetën pronat në rrethinat e Prishtinës Sërbët Siamez të tyre, në një kohë kur dihet dhe vërtetohet historokisht, se këta pushtues vrasës vëndlindjen e tyre e kanë matanë Kaukazit dhe në pashallëkun që ata krijuan për rreth Beogradit, erdhën pas shekullit të gjashtë? A nuk paskan të drejtë, Azem Syla dhe luftëtarët e tjerë, që me fitimet e viteve të tëra të punës në perëndim, të blejë ato prona që justifikohen nëpërmjet deklarimit të bërë nga vetë ish komandanti i asaj ushtrie? Përse vijnë rreth e qarkë këta pseudo specialë dhe nuk shohin veten e tyre njëherë në pasqyrë, për krimet ordinerë që kanë kryer e kryejnë aty në Kosovë? A mund të ushtrojë drejtësi, një njeri pa asnjë princip politik e për më tepër pa moralin e duhur shoqëror, si janë konkretisht ata që drejtojnë e udhëheqin sot këtë gjykatë pseudospeciale në Kosovë? U themi jo dhe vetëm jo, sepse brënda tyre, ka prokurorë, gjykatës e hetues, që janë përfshirë në afera korruptive me mjete financiare, pedofili, prostitucion dhe vrasje të përbashkëta për interesa të qëllimta të Serbëve të indoktrinuar nacionalist. Për të gjitha këto, populli i Kosovës është në dijeni, por ai duke arsyetuar për të mirën e të ardhmes, di të falë dhe të durojë. Por durimi ka një kufi. Bota Politike duhet të mendohet mirë dhe ta heqë qafe një ditë e më parë, fantazmën ngatërrestare EULEK-s dhe Gjykatën Specialë, sepse vonesa në këtë rregullim politik me interesa të përbashkëta, mund të sjellë pasoja të rënda. Kosova dhe ish luftëtarët e UÇK-ës, nuk dëshërojnë të përsëritet Marsi i 2004, por nëse do të keqtrajtohen lufta e UÇK-ës, luftëtarët e drejtuesit e sajë, durimi i tyre do të soset dhe pasojat dihen. Kjo tokë nuk duron çibanë si EULEK-sii dhe Gjykata Speciale fantazëm. Nëse ky problem nuk trajtohet me serjiozitetin e duhur, ju rekomandojmë ta ballafaqoni veten me luftën e Shqiptarve në vitin 1920 kundër shtetit Italian 40 milion, që u hodhën në detë nga një milion Shqiptar me pushkë të lidhura me gjalmë.
Bota në tërësi duhet shkundet nga vëndi, për ti treguar opnionit publik ndërkombëtar të vërtetën e kësaj Gjykate Speciale. Duhet të nxitojë ta bëjë këtë veprim e ndërhyrje, se do të jëtë tepër vonë dhe do të pendohet për ndodhitë që mund rrjedhin nga veprimet bastarde të atyre që bëjnë qimen tra dhe traun qime, vetëm e vetëm, se Beogradi u ka mbushur dhe u mbush për ditë xhepat me verdhushka floriri. Ish komandanti i UÇK-ës Azem Syla, është dhe do të mbetet personifikim i njeriut të sakrificës sublime një jetë të tërë në burgje e luftë, për çlirimin e popullit të vet nga rregjimi kolonial më i urryer i Beogradit të tërbuar nacionalist, që po mbrohet poshtërsiht dhe sot e kësaj dite nga kjo gjykatë speciale padrejtësisht. Nëse mendoni të kundërtën, atëhere ngrini nga varri Gjergj Uashingtonin që luftoi për bashkimin e popullit Amerikan dhe ata që luftuan për të bashkuar Francën, Gjermaninë, Italinë e shtete të tjera, sepse për këtë luftoi UÇK-ës, luftëtarët e drejtuesit e sajë dhe përkatësisht dhe ish komandanti i sajë Azem Syla. Mos lejoni reaksionin Europian, të pengojë ecjen përpara të Kosovës e popullittë sajë, por paraprijini situatës të këtyre varmihësve të demokracisë, shkelsëve të deklaratës të Sanfranciskos dhe Kartës së Helsinkit për të drejtat njerzore, se më shumë se kujtdo, ky veprim do ti shërbejë jo vetëm botës në tërësi por dhe Europës në veçanti, për siguri e paqe sot e për të ardhmen e shoqërisë re demokratike, që sapo ka nisur të ndërtohet.

PËR SHVL TË UÇK-ës TIRANË
KRYETARI Spiro Butka

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura