FEMIJE HOXHAJ-KOÇINAJ: I DASHUR MËSUES, UNË DO TË KTHEHEM…!

(Winnenden, 7 mars 2012) – Në këtë ditë të shenuar do i rrëzoj muret e ligësisë dhe do mundohem që me besimin tim të shkel në vende të virgjëra mirësie. Edhe pse heshtja qanë ku paqja e shpirtit tim në këtë natë me ndjenjën e jetës ku dhembja për të kaluarën më bën që të jem ajo që jam. Kur ma vodhën qetsinë unë fola prap, dhe dora ime prap mori lapsin që të hedh në letër të kaluarën dhe të tashmen edhe pse e hidhur.
Nuk desha që sot të shkruaj për heshtjen as për të kaluarën time, sot desha vetëm të uroj shëndet dhe mirësi për të gjithë ata që ishin dhe mbetën pishtar të jetës dhe edukimit të brezave.
Sot është 7 Marsi, dita ku shkronjat e gjuhës sime aq të bukur tinëgllonin nga goja dhe shkruheshin nga lapsi i mësuesit tim të dashur. A thua thash me vehte sot ku janë ato sy, ku është ajo zemër e cila ngrohë si zjarrë për mësimdhënje.
Se si mu kujtuan vargjet e të madhit Naim…!:
Gjuha jonë sa e mirë
Sa e ëmbël sa e dlirë…!
Ja këtë mendon zemra ime, ku me dorën në tastatur u gjet dhe shkroi fjalë jo për tu hakmarrur por për t’ju lutur zotit se të gjithë ata që kannë sy e nuk shohin, të gjithë ata që kannë vesh e nuk dëgjojnë se brezat që po lëmë pas duhen edukuar në frymën e të qenurit atdhetar, ku gjuhën …ah! ju lutem gjuhën ta kemi si qumshtin e nënës.
Ne duhet sikur bleta lule më lule të shetisim dhe me mjaltin e zemrës për gjuhën të shërojmë plagët që na i lanë armiqët tanë. Si engjuj ne fëmijëve tanë duhet t’i japim krahët për të fluturuar drjetë diturisë. T’i flasim për besën, ku me vellon e saj i tërboi armiqët më të verbër të kohrave, ku nëpër zemra është qëndisur sikur flamuri i Kastriotëve.
Sot duhet mësuesi të jetë simbol i tokës dhe atdheut, i të qenurit luftëtar që nuk njeh kufij.
Unë gjithmonë jam mrekulluar nga mësuesi sikur nga qielli i kaltër që si një nënë ngrohtësie më mbanë në gji për të ma dhënë atë që gjithmonë e kam kërkuar, diturinë.
I dashur mësues, unë do vij prap dhe gjithmonë do ta dhuroj ngrohtësinë dhe qetësinë bashkë me ty ku dashuria për gjuhën, nënën dhe atdheun do jenë ndjenjë dhe besim të shpirit tim…!
– Autorja është mësuese nga Zhuri

_______________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

VIKTIMA LETRARE

Nga Rexhep Kasumaj, Dimër, 2024 Viktima letrare (Mbi lirinë, gjithmonë) 1. Udhëtari i rrallë kishte një trazim. Një…