Koha për reflektim!
Shembulli i politikanëve të tillë duhet të jetë një kapitull i mbyllur një herë e mirë! Edhe për politikanët aktual në pozitë e opozitë duhet të vlejë e njejta dispozitë!
***
Pashtriku, 8 shkurt 2023
SHEMBËLLTYRA E POLITIKANËVE GËNJESHTARË!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 13.01.2022
Një politikan i padinjitetshëm mbijeton në politik, në saje të manipulimit me vullnetin dhe dëshirat e votuesve!
Hashim Thaçi më 27 nëntor 2010, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit të atij viti, ka premtuar se brenda 15 muajve do të liberalizohen VIZAT! (Shiko foton 1)
Ky manipulant edhe në zgjedhjet e radhës i ka gënjyer votuesit me të njejtin premtim! Madje më 04/05/2016, në rrjetin social facebook poston një hartë të Kosovës me mbishkrimin “GOODBYE VISA”! (Shiko foton 2)
Kaluan mbi 11 vjet nga premtimi i parë, dhe vizat ende nuk u liberalizuan, ndërsa ky gënjeshtar (derisa shkoj në Hagë) në politik ka mbijetuar!
Politikanë të tillë s’kanë frikë nga klientela e tyre! Ata frikohen nga njerëzit e mirë e të pakorruptuar.
Pse?!
Sepse në momentin që i mashtrojnë njerëzit e mirë e të ndershëm, jeta e tyre në politikë zgjatet!
Fatkeqësisht sot kemi shumë njerëz të mirë, të cilët politika i korrupton e tjetërson dhe bëjnë jetën e strucit!
– Kush i tjetërson ata/o?!
– Interesi vetjak, duke shkelur mbi interesin e përgjithshëm publik!
Pa ndryshuar kjo mendësi e robit, do të kemi politikanë të papërgjegjshëm si soji hashimit!
_____
Dëshmi shtesë për gënjeshtrat e Hashimit!
Premtimet e Hashim Thaçit për Liberalizimin e vizave /
https://www.facebook.com/njelajm.net/videos/1006009563132277/
____________
Nga arkivi, 8 shkurt 2015
Sa kanë reflektuar politikanët në fushatat e tyre zgjedhore, në reduktimin e premtimeve të rrejshme, në krahasim me fushatën zgjedhore të qershorit 2014?!
Nga arkivi, 8 shkurt 2015
Koha për reflektim!
PREMTIMET E ISA MUSTAFËS, HASHIM THAҪIT DHE TË RAMUSH HARADINAJT!
Nga Sheradin Berisha, Facebooku më 08.02.2015
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit 2014, Isa Mustafa i LDK’së, Hashim Thaçi i PDK’së dhe Ramush Haradinaj i AAK’së, për votuesit e tyre kanë bërë këto premtime:
***
ISA MUSTAFA – LDK:
1. Rritja e buxhetit të Kosovës në 2.5 miliardë euro;
2. Krijimi i 120 mijë vendeve të punës për katër vite në Sektorin e Bujqësisë;
3. Pas katër vitesh në tregun e Kosovës 80 % e produkteve do të jenë vendore;
4. 1.2 miliardë euro investime në Bujqësi;
5. Ndërtimi i një stadium sipas standardeve të FIFA-së…
***
HASHIM THAҪI – PDK:
1. Krijimi i “Fondit për punësim” në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh;
2. Krijimi i 200 mijë vendeve të punës për katër vite;
3. Pesëqind (500) milionë euro investime në Bujqësi;
4. Ndërtimi i një stadiumi sipas standardeve të FIFA-së, me kapacitet 25 – 30 mijë ulëse;
5. Dyfishim të prodhimit vendor dhe reformim në arsim…
***
RAMUSH HARADINAJ – AAK:
1. Krijimi i 200 mijë vendeve të punës për katër vite.
2. Pagë mesatare 1000 euro;
3. Dyfishim të buxhetit shtetëror për katër vite…
…
Këto premtime nuk po mbahen, dhe sot votuesit e tyre po ikin masovikisht nga Kosova!!!
Sa për kureshtje shikoni këtë video:
– Veterani i UÇK së nxjerr shtëpinë në pazar, synon emigrimin
***
– Ҫka duhet bërë?!
– Këta premtimdhënës mashtrues e abuzues duhet të ndalen, përndryshe nuk ndalen kurrë!
==========
Sa për ilustrim shikoni:
PRMEMITET E HASHIM THAҪIT!!!!
Hashim Thaçi
27 Maj 2014
Fondi i Punësimit është pika kryesore e planit tonë Misioni i Ri. Shikojeni videon se si do t’i krijojmë 200,000 vende të reja të punës nga 1.5 miliardë euro që i kemi në banka të huaja që nga koha e UNMIK-ut. HTH
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/posts/10218813310380238
***
HASHIM THAҪI: DO TË KRIJOJMË 200 000 VENDE TË REJA TË PUNËS…!!!
_____________
Shtojcë
MENDËSIA KËRCËNUESE E RAMUSHIT!