MENDËSIA KËRCËNUESE E RAMUSHIT!

Nga arkivi i facebookut

MENDËSIA KËRCËNUESE E RAMUSHIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 6 shkurt 2020

Ramush Haradinaj, në një intervistë në RTK (duke përdorur një gjuhë me sintaks ta pagdhendur dhe në përmbajtje me plotë paragjykime e përshtypje fëmijërore), i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos e heq taksën!

Gjuha dhe mendësia e papërpunuar e Ramushit!

“Këta (Albini me Vjosën) për m’i lanë dynjaja me ardhë në pushtet kanë thanë “jau hekim taksën, se Ramushi s’po jau hjek, jau hjekim”. Okej, po tash s’kanë nevojë me ba. Por nuk nihna mirë nëse Albin Kurti iu thotë amerikanëve: taksën kam me hek veç nalmna Ramushin! Nuk asht në rregull. Unë vij deri k’tu me ja ba ma t’lehtë Qeverisë tonë, që me i hecë pun’t përpara, se na kemi me Serbinë kundërshtime. Përshtypja m’jepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin. Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna dej aty. Me shku me thanë i deshi pantollt veç me mbroni prej Ramushit…”. – kështu ka thënë Ramush Haradinaj (gjatë kohës që po qëndron në SHBA), në një intervistë që ka dhënë në RTK!

***

Në vijim ju ftojë të lexoni me kujdes gjuhën e Ramushit për ta kuptuar mirëfilli mendësinë kërcënuese dhe megallomane të tij ndaj Albinit:

 “Albini ka ofertu herët me hekë, po më dhimet ku a ka donë më hy. Shiqo, i kisha ba thirrje mos e hek taksën! Unë nuk asht se pajtoj me Albinin, i kam qëndrimet e mia për të, po edhe ai ka një sakrificë si gjithë Kosova. Edhe ai ka ba burg, ka vujt, ka ra. Në emën të asaj sakrifice, i baj thirrje mos e hek taksën se ke me mbetë cullak. I deshën ka me mbetë, Albin Kurti edhe Vjosa Osmani kanë më met desh, s’ka me met kurgja ma. Çka kanë me i dhanë ma?”, ka thënë Haradinaj.

“Reciprocitetin ma ka ofru mu Serbia menjëherë. Është propozim i Kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë. Meniherë e kam pasë në tavolinë. Reciprociteti asht veç m’u mshefë çka janë kah bajnë këta. Këta kanë ofertu me ardhë në pushtet, me dalë ndryshe, po shihet ma. Këta për m’i lanë dynjaja me ardhë në pushtet kanë thanë “jau hekim taksën, se Ramushi s’po jau hjek, jau hjekim”. Okej, po tash s’kanë nevojë me ba. Por nuk nihna mirë nëse Albin Kurti iu thotë amerikanëve: taksën kam me hek veç nalmna Ramushin! Nuk asht në rregull. Unë vij deri k’tu me ja ba ma t’lehtë Qeverisë tonë, që me i hecë pun’t përpara, se na kemi me Serbinë kundërshtime. Përshtypja m’jepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin”, ka thënë Haradinaj.

“Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna dej aty. Me shku me thanë i deshi pantollt veç me mbroni prej Ramushit. Nuk duhet ashtu, jemi tu i ba dëm vendit e jo mue”.

Haradinaj ka thënë se pushteti i ri në Prishtinë “ka mobilizuar shumë pakurrizorë gjoja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa”. S’po të vjen marre more. Të ka dhunu gra, t’ka djeg të madh e të vogël e ti ka prish vorret…Po do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi.”.

***

“Nuk ka më të çmendur në botë se ai që mendon se ka të drejtë”, thotë shkrimtari i shquar italian, Luigi Pirandello (1867 – 1936)

Ramushi me duket se është bërë m’i vu rrip mendve që të mos i rrëshqasin! Dhe ndoshta ka nevojë që, para se të këthehet nga SHBA’të në Kosovë, ta bëjë një vizitë te mjeku i shëndetit mendor!

————————–

Shikoni intervistën e plotë:

Intervista me Ramush Haradinaj

____________ 

SHERADIN BERISHA: ‘TAKSA’ E RAMUSHIT, KRIMI I ORGANIZUAR DHE FUNKSIONIMI I SERBISË NË REPUBLIKËN E AHTISARIT!

***

RAMUSH HARADINAJ – ÇAKORRI DHE KULLA E ZHLEPIT

***

E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

ZAJEDNICA (ASOCIACIONI) ËSHTË EMBRION I PAKOS SË AHTISARIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura