Pashtriku, 26 prill 2019: Pikërisht, më 29 prill të këtij viti (2019) bëhen plotë 50 vjet nga kalimi në amshim i aktores së parë jashtë Shqipërisë administrative, Katarina Josipit – Katit. Kjo artiste me namë jetoi gjithsej 46 vjet, prej të cilave 21 i kaloi në dërrasat e binës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, por sivjet u bënë plotë 50 vjet që kur ajo kaloi në përjetësi.
Evenimentin kulturor që i kushtohet 50-vjetorit të kalimit në amshim, përkatësisht 50 vjetorit në përjetësi, e organizon Unioni i Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
50-vjetori i përjetësisë së Katarina Josipit mbahet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ditën e hënë, më 29 prill (2019), në orën 12.
Fillimisht Kori i grave “Nexhmije Pagarusha” nga Prishtina nterpreton një këngë të Nexmijes, pasi që kjo e fundit (Nexhmija) fiilimisht karierën e kishte filluar me Katarinën si aktore. Më pastaj, do të mbahet një kumtesë kushtuar Katarina Josipit, kurse aktorët që kanë interpretuar me Katarina Josipin, e të ciët ende janë në jetë (Leze Qena, Adem Mikullovci, Dibran Tahiri, Selman Lokaj, Safete Rogova, Igballe Qena e Ajshe Ramadani), evokojnë kujtime për Katin.
Në vazhdim, Kori “Nexhmije Pagarusha” do ta interpretoj edhe një këngë të Nexhmijes, e pastaj do të deklamohen dy poezi kushtuar Katarina Josipit. Në kuadër të këtij evenimenti kulturor bëhet edhe promovimi i monografisë së Frrok Kristajt “Kati – ikona e teatrit shqiptar”, që u botua vitin e kaluar, kurse sivjet Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptar këtë vepër e shpalli monograf më të suksesshme të vitit. Për këtë monografi do të flet shkrimtari dhe kritiku tashmë i mirënjohur Pren Buzhala.
Më pastaj organizatori do të laureojë me nga një plaketë aktorët që kanë interpretuar me Katin si dhe organizatorët e këtij evenimenti kulturor.
Në fund, anëtarët e Ansamblit etno-kulturor “Katarina Josipi” nga Zymi do të prezantohen me një program të shkurtër kulturo-artistik.
Ndërkaq, ditën e martë, më 30 prill, në orën 10, në Zym të Hasit, atje nga vinte Katarina Josipi, por edhe atje ku u varros, do të vendosen lule të freskëta mbi varrin e Katarina Josipit.
Postime të Lidhura
ALBERT HABAZAJ: NËN DRITAT E KUJTESËS *)
Vlorë, 30 Nëntor 2018: Nuk na ndodh shpesh që të kemi në dorë një tekst të veçantë, shumë…
PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: SPROVAT E QËNDRESËS SHQIPTARE NËPËR VITE
Pashtriku.org, 13. 03. 2015 – Me shumë vonesë më ra në dorë libri i atdhetarit të njohur Mehmet…
BRAHIM IBISH AVDYLI: JAM KRENAR QË I TAKOJ KOMBIT SHQIPTAR DHE E MBAJ KRENARISHT PLISIN E BARDHË (II)
Bern, 17 prill 2017: Intervistë me artistin e teatrit e të filmit të Kosovës, humoristin, studiusin serioz të…
PROF.MURAT GECAJ: SIBORA HUDA, NË 10-VJETORIN E LINDJES, PËRURON LIBRIN E 3’të ME POEZI
Tiranë, 9 dhjetor 2017: 1 Kam qenë shpesh herë i pranishëm në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik…