SHËNOHET 50-VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM I KATARINA JOSIPIT – KATIT

Pashtriku, 26 prill 2019: Pikërisht, më 29 prill të këtij viti (2019) bëhen plotë 50 vjet nga kalimi në amshim i aktores së parë jashtë Shqipërisë administrative, Katarina Josipit – Katit. Kjo artiste me namë jetoi gjithsej 46 vjet, prej të cilave 21 i kaloi në dërrasat e binës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, por sivjet u bënë plotë 50 vjet që kur ajo kaloi në përjetësi.
Evenimentin kulturor që i kushtohet 50-vjetorit të kalimit në amshim, përkatësisht 50 vjetorit në përjetësi, e organizon Unioni i Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
50-vjetori i përjetësisë së Katarina Josipit mbahet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ditën e hënë, më 29 prill (2019), në orën 12.
Fillimisht Kori i grave “Nexhmije Pagarusha” nga Prishtina nterpreton një këngë të Nexmijes, pasi që kjo e fundit (Nexhmija) fiilimisht karierën e kishte filluar me Katarinën si aktore. Më pastaj, do të mbahet një kumtesë kushtuar Katarina Josipit, kurse aktorët që kanë interpretuar me Katarina Josipin, e të ciët ende janë në jetë (Leze Qena, Adem Mikullovci, Dibran Tahiri, Selman Lokaj, Safete Rogova, Igballe Qena e Ajshe Ramadani), evokojnë kujtime për Katin.
Në vazhdim, Kori “Nexhmije Pagarusha” do ta interpretoj edhe një këngë të Nexhmijes, e pastaj do të deklamohen dy poezi kushtuar Katarina Josipit. Në kuadër të këtij evenimenti kulturor bëhet edhe promovimi i monografisë së Frrok Kristajt “Kati – ikona e teatrit shqiptar”, që u botua vitin e kaluar, kurse sivjet Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptar këtë vepër e shpalli monograf më të suksesshme të vitit. Për këtë monografi do të flet shkrimtari dhe kritiku tashmë i mirënjohur Pren Buzhala.
Më pastaj organizatori do të laureojë me nga një plaketë aktorët që kanë interpretuar me Katin si dhe organizatorët e këtij evenimenti kulturor.
Në fund, anëtarët e Ansamblit etno-kulturor “Katarina Josipi” nga Zymi do të prezantohen me një program të shkurtër kulturo-artistik.
Ndërkaq, ditën e martë, më 30 prill, në orën 10, në Zym të Hasit, atje nga vinte Katarina Josipi, por edhe atje ku u varros, do të vendosen lule të freskëta mbi varrin e Katarina Josipit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

PREMTIMI

PREMTIMI(Kushtuar dëshmorit Mehmet Maliq Ejupi) Atë të hëne paradite, më 27 mars 1989,u bëre beden në mbrojtje të…