Pashtriku.org, 25 shtator 2018: Mbrëmë Albin Kurti i VV’së në Interaktiv të KTV’se, foli pikë për pikë sikur Isa Mustafa i LDK’së! Sot ata u takuan në shtëpinë e isës, dhe biseduan për ta ‘ndalur’ Hashim Thaçin me të cilin Isa në vitin 2014 bëri koalicion qeverisës, pasi iku nga VLAN’i (ku ishte në bllok me Albinin, Ramushin dhe Fatmirin)!
U takua me këtë isa, i cili në gusht 2015 në Bruksel e nënshkroj marrëveshjen me A.Vuçiqin për ZAJEDNICËN, bazat e të cilës ia kishte vënë Hashimi në 19 prill 2013, kur e nënshkroj marrëveshjen e parë në Bruksel me I.Daçiqin!
Është po i njejti Isa, i cili në 26 shkurt 2016 me votat e LDK’së e bëri Hashimin president. E bëri president në gjendje të jashtëzakonshme, pikërisht në kohën kur Alibin Kurti i VV’së bashkë me Ramushin e AAK’së dhe Fatmirin e Nismës (që sot janë bashkë me PDK’në e Kadri’hashimit) protestonin brenda e jashtë Kuvendit!
***
Ky soj politikanësh (si të tillë) janë mishmashi (hibridi) politikë e institucional i këtij vendi!!!
***
– A mund të ketë ndryshime nga ky mishmash hibridësh?
– Jo, kurrë!
Albin Kurti i sotëm duket se çdo ditë e më tepër po largohet nga Albin Kurti i djeshëm, dhe kësisoj nesër nëse bëhet kryeministër i Kosovës, mund të jetë shumë pak kryeministër i shqiptarëve, e më shumë kryeministër i konjukturave të brendshme dhe ndërkombëtare! Qofsha i gabuar!!!/
***
Postime të Lidhura
BRAHIM I. AVDYLI: A JANË ME FUND LOJËRAT PËR SOVRANITETIN E TOKAVE SHQIPTARE E TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, APO JO…?!
Bern, 15 mars 2019: Lojërat me sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe me sovranitetin e tokave të tjera…
BEHXHET SHALA BAJGORA: FITUESI I ZGJEDHJEVE ME DHËMBË TË MPIRË NGA FTONJTË E TRAMPIT!
Prishtinë, 19 shtator 2019: Më duhet të bëhem serioz kur të shkruaj : Rrahman Jashari , fitues i…
PROF.DR.NUSRET PLLANA: DËSHMITË HISTORIKE PËR NJË LUFTË ҪLIRIMTARE
Prishtinë, 30. 03. 2016: (Endrit A. Binakaj, Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999) – Përkufizimi / Nuk…
FAMILJA SHKRELI …
FAMILJA SHKRELI … Familja Shkreli, vendstrehim i sigurt i afro 80 kosovarëve në kohën e gjenocidit serb Nga…