SHERADIN BERISHA: APELI IM QË HASI NË VESH TË SHURDHËR, NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË!

Pashtriku.org, 21 shkurt 2018: Duke patur parasysh situatën e rëndë nëpër të cilën po kalonte Republika e Kosovës (në katër vjetorin e shpalljes se pavarësisë) më 22 shkurt 2012 kam bërë një APEL, drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës (kur ishte kryetar Jakup Krasniqi) dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kur ishte kryetare Jozefina Topalli) me mesazhin:
SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBËTAR!
Në këtë apel kam shkruar si më poshtë:
“Për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë degradimit të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe tjetërsimit të qenjes sonë Kombëtare, në këto momente duket se është i domosdoshëm, që Kuvendi i Kosovës, të thërras një seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrugën e realizimit të Bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, dhe pas konsultimeve në mes të institucioneve shtetërore dhe akademike, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 2012, kuvendet respektive të shpallin Bashkimin e dy shteteve në një SHTET të përbashkët. Dikush mund të thotë, se kjo është e pamundur, sepse pengohet nga faktori ndërkombëtarë. JO! Kjo është plotësisht e mundur dhe legjitime! Me këtë rast dua të rikujtoj një fakt historik. 100 vjet më parë, edhe pse mbi 80% e territorit shqiptar ishte i pushtuar nga ushtritë: Serbo – malazeze, greke e bullgare, Kuvendi i Vlorës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj ETNIK. Ndërkaq sot, cila është ajo forcë ushtarake që mund ta ndalë Bashkimin e Shqiptarëve në një SHTET? S’ka! Prandaj ta bëjmë sot, në mënyrë që nesër të mos bëhet vonë!”
***
Ky apel edhe pse atëkohë ishte mbështetur fuqimisht nga opinioni publik, përmes rrjeteve sociale dhe forumeve të ndryshme shqiptare, nuk ka hasur në mirëkuptim nga institucionet respektive të Kosovës dhe të Shqipërisë!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura