FADIL MALOKU: KUSH PO E “SHTYNË” AGJENDËN E COPTIMIT TË KOSOVËS?

Prishtinë, 13 shkurt 2018: Opsioni i copëtimit (që me eufemizëm jorastësisht po “cilësohet” si ndarje) të Kosovës, po rikthehet ngadal, qëllimshëm, dhe sigurt. Dhe tash jo më si farsë, por si realitet kontravers! “Meritat” kryesore për rikthimin e kësaj çështje në fokus lokal dhe atë ndërkombëtar, padyshim duhet t’i adresohen:
1. Papërgjegjësisë sonë qeveritare, se nuk patën: këllqe lidershipi; as dije, as vullnet, e as Projekte konkrete për ta (de)montuar këtë temë;
2. Neglizhencës dhe “kalkulimit” gati mazohist ndërkombëtar, i Brukselit sidomos, të cilit i munguan: si vullneti i një qëndrimi unik politik, ashtu edhe vendimi i prerë; dhe
3. “Durimit” këmbëngulës dhe interesant të shtetit Serb. Që për dy dekada, arrijti t’i mbaj të “zgjuar” (lexo; në presing) si qendrat vendimarrëse globale, ashtu edhe opinionin e vetë të brendshëm, për opsionin e copëtimit të Kosovës!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura