SHERADIN BERISHA: BESIMI, ZOTI DHE INJORANCA!

Pashtriku, 01 maj 2019: Në debate të shumta ka mendime të ndryshme lidhur me besimin, zotin dhe injorancën e njeriut! 

Òªka mendojnë dijetarët?!
Teologu, eseisti dhe filozofi danez, Sören Kierkengaard (1813-1855) lidhur me besimin thotë: “besimi është një paradoks i madh, paradoks i cili vrasjen mund ta transformojë në akt të shenjtë të këndshëm për Zotin, paradoks që me kurrfarë mendimi s’mund të tejkalohet, sepse besimi fillon aty ku mendimi ndalet”!

Ndërsa teologu i njohur zviceran, Karl Barth (1886-1968) thotë: “çkado që të them për Zotin, ato janë vetëm fjalë të njeriut…”.
Ndërkaq filozofi i shquar holandez, Baruch Spinoza (1632-1677) thotë: “Sa më e madhe është padija jonë, aq më shumë ia mveshim Zotit ato që s’i dimë. Forca e besimit nuk ka lidhje me vërtetësinë. Derisa të ekzistojë injoranca, do të ekzistojë edhe devocioni ndaj bestytnisë”.
SPINOZA DHE JAKOBI PËR ZOTIN!
Spinoza e pyeti Jakobin:
– Më thuaj Jakob, a beson se Zoti është i plotfuqishëm?
Jakobi pohoi me kokë.
– Se është i përsosur?
I plotësuar në vetvete?
– Sërish Jakobi tundi kokën në shenjë pohimi.
– Pra, e pranon se një qenie e përsosur dhe e plotësuar nuk ka nevoja, mangësi, dëshira, kërkesa. Nuk është kështu?
Jakobi u mendua, ngurroi, pastaj tundi kokën si me pahir.
– Pra, – vazhdoi Spinoza, – unë pohoj, që Zoti nuk ka dëshira lidhur me si, apo edhe me nëse, ne i thurim lavde. Pra, më lejo, Jakob, ta dua Zotin sipas mënyrës sime.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura