SHERADIN BERISHA: ÇFARË PRESIDENTI KEMI NE?! KEMI PRESIDENT TË SPEKTAKLEVE!

Pashtriku.org, 29 shtator 2018: Shpeshherë citohet thënia e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri (lexo president) që e meriton”, mirëpo është edhe një thënie tjetër e një filozofi gjithashtu francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij ka shkruar, se: “çdo qeveri (lexo president) e ka atë popull që e krijon”.
Tani shtrohet pyetja:
– A kemi ne shqiptarët, president që e meritojmë apo president që na ka instrumentalizuar në shërbim të tij, përmes mediave të kontrolluara, me spektakle të tilla mediatike, sikur ishte ky shou i sotëm i Hashimit në liqenin e Ujmanit?!
Përgjigja ime është:
– Ne kemi një president të tillë që nuk e meritojmë, i cili me anë të spektakleve mediatike – manipulative po përpiqet të krijoj një imazh pozitiv, ndërsa dihet mirëfilli se më 19 prill 2013 ai e ka rikthyer Serbinë në Kosovë, me nënshkrimin e marrëveshjes (me Ivica Daçiqin) për themelimin e ‘Zajednicës’, e cila e dëmton seriozisht integritetin dhe sovranitetin e brendshëm të Kosovës!
Òªka duhet të bëhet?!
Për ta ndalur Serbinë në Kosovë fillimisht duhet të ndalet presidenti spekulant i spektakleve!
E, ai ndalet me një rezistencë të fuqishme qytetare, përmes barikadimit gjithëpopullorë në shesh, duke i ngulur çadrat për të qëndruar aty ditë e natë deri në largimin e tij nga pozita e presidentit!!!


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura