SOKOL BYLYKBASHI: PUSHTETI KUNDËR MEDIAVE

Prishtinë, 07. 05. 2012 – Pushtetet politike që nuk janë në shërbim të vullnetit të qytetarëve, ndihen shumë të rrezikuara nga liria e shtypit dhe liria e fjalës. Pushtetet e tilla i shtypin mediat, në mënyrë që ato të mos bëjnë tranparente proceset antidemokratike dhe antiqytetare të tyre. Mediat që nuk kanë politika të pavarura editoriale bëhen instrumente të propagandës demagogjike të pushtetarëve. Në këtë rast, ata që e bëjnë lajmin edhe e shkruajnë atë.
     Mediat në Kosovë përveç vështirësive financiare ballafaqohen edhe me mungesën e sigurisë për ta ushtruar veprimtarinë e tyre kushtëtuese. Gazetarët kërcënohen dhe sulmohen me qëllim që të zmbrapsen nga raportimi i drejtë. Ata që i pengojnë gazetarët në punën e tyre mbeten të pandëshkuar nga organët e drejtësisë. Të gjitha këto pengesa dhe defekte kanë bërë që gazetarëve të iu mungojë vendosmëria për të instaluar një gazetari të qendrueshme hulumtuese.

________________________________

     Organizatat ndërkombëtare dhe vendore që merren me monitorimin e lirisë së mediave, në raportet e tyre vjetore kanë tërhequr vërejtjen se mediat në vendin tonë janë të ndikuara nga grupet politike dhe biznesore. Nuk është vetëm ekzekutivi që po pengon në krijimin e një klime të sigurt, ku gazetarët do ta kryenin punën e tyre sipas etikës profesionale dhe virtytit qytetar. Edhe Legjislativi dhe gjyqësori po e ndihmojnë ekzekutivin në shtypjën e mediave.
     Kodi i ri Penal që u miratua në Kuvendin e Kosovës me votat e deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të një pjese të deputetëve të opozitës, kufizon skajshmërisht veprimtarinë e mediave. Ky Kod Penal shkel të gjitha konvetat ndërkombëtare për lirinë e mediave. Neni 37 dhe 38, i këtij Kodi i bën gazetarët përgjegjës penalisht në rast së vlerësohen se kanë bërë ndonjë shpifje nëpërmjet mediave dhe i detyron gazetarët t’i tregojnë burimet e tyre. Në këto nene ka hapësirë të madhe për interpretim dhe keqpërdorim nga organët përkatëse. Pushtetarët mund të interferojnë në organët e drejtësisë dhe në këtë mënyrë gazetarët apo ata që i japin burimet mund të përfundojnë padrejtësisht në burg.
     Në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës, u bë presion i jashtëzakonshëm nga Qeveria te deputetët për miratimin e Kodit të ri Penal. Deputetëve të koalicionit qeveritar iu kishte ardhur lista me direktiva se çka duhet dhe çka nuk duhet të votojnë. Kjo trysni mbi lirinë e votimit ndaj deputetëve tregon se Qeveria e Kosovës po e shkelë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në çdo aspekt. Nuk është ky rasti i parë që deputetët e koalicionit qeveritar detyrohen të veprojnë sipas diktateve të Qeverisë.
     Pushtetarët duke qenë të zhytur thellë në korrupsion, krim të organizuar dhe në dukuri të tjera negative, po duan që ta shkatërrojnë çdo medie që merrët me gazetari hulumtuese. Dihet fare mirë që gazetaria hulumtuese nuk mund të jetë efikase dhe as efektive pa burime konfidenciale të informacionit. Pushtetarët me hyrjen në fuqi të Kodin të ri Penal, kanë për qëllim që t’i reduktojnë në skajshmëri çdo burim eventual të informacioni, i cili do të shpërfaqte të bëmat e tyre. Krejt çka duan pushtetarët nga mediat është transmetimi i deklaratave dhe fjalimëve të tyre.
     Përfaqësuesit e mediave të Kosovës kanë kundërshtuar fuqishëm nenet e Kodit të ri Penal që kanë të bëjmë me mediat. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës organizoi një protestë pak kohë më parë para Kuvendit të Kosovës, ku morrën pjesë qindra gazetarë. Në këtë protestë, përfaqësuesit e mediave i kërkuan Presidentës, Atifete Jahjaga që të mos e nënshkruaj Kodin e ri Penal dhe në këtë mënyrë t’i kthehet edhe një herë Kuvendit për rishqyrtim. Përveç protestës, mediat kanë filluar bojkotin ndaj institucionëve qendrore dhe të partive politike në shenjë proteste pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
     Miratimi i Kodit të ri penal është kundërshtuar edhe nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufijë”. Në reagimin e tyre thuhet që e drejta për të ushtruar gazetarinë dhe mbrojtur burimet e informacionit duhet të vazhdojë të jetë parim thelbësor. Poashtu, organizata për mediat në Evropën Juglindore ( SEEMO) e ka kritikuar Kodin e ri Penal, duke thënë se me nenet 37 dhe 38,  iu bëhet favor vetëm atyre që janë të akuzuar për korrupsion ose aktivitete të tjera të paligjshme.
     Kodi i ri Penal tani është te Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të vendos përfundimisht se a do të kthehet ky ligj për rishqyrtim në Kuvend, apo jo. Presidentja Jahjaga, duhet që seriozisht t’i marrë parasysh ankesat dhe kërkesat e përfaqësuesve të mediave, shqoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare për mosnënshkrimin e këtij Kodi. Nëse Presidentja Jahjaga, e nënshkruan Kodin e ri Penal me nenet e kontestuara, do të jetë përgjegjëse për shtypjen e mediave dhe persekutimin e gazetarëve në të ardhmen. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura