SHERADIN BERISHA: CILA GJYKATË SPECIALE DO T’I GJYKOJ BARBARËT, QË MASAKRUAN FAMILJEN DELIU NË ABRI TË EPËRME (SHTATOR 1998)?!

Pashtriku.org, 26. 04. 2014 – Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme (në lagjen Deliu), vetëm një kilometër larg shtëpive, forcat kriminale serbe (ushtarake-policore-paramilitare) kryen një nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999). Në këtë ditë u vranë e u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë, pleq e plaka (nga mosha 6 muajshe e deri në 94 vjeç).
Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë (më 26 shtator, rreth orës 10 paradite), aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane. Luljeta Deliu, që kishte dy muaj shtatzëni, barkun e kishte të prerë plotësisht. Pajazit Deliu është gjetur me fyt të prerë dhe një pjesë të trurit të nxjerrë jashtë dhe të vendosur pranë tij. Foshnja gjashtëjavëshe, Diturie Imer Deliu, u gjet e gjallë, e tëra e mbuluar në gjak në krahërorin e së ëmës së masakruar. Kjo foshnje, që i mbijetoi masakrës, vdiç më 19 nëntor ’98, si pasojë e kushteve të rënda. Ndërsa, më 4 tetor, pak më larg vendit të masakrës, u gjetën dy viktima të masakruara të kësaj familjeje: Antigona Hysen Deliu (14) dhe Mihane Hysen Deliu (16), të cilat para se të masakroheshin ishin dhunuar. Abria e Epërme shtrihet rreth 11 km në perëndim të Drenasit(ish-Gllogocit).

Emrat e të vrarëve:
1. Fazli Deliu (1904)
2. Ali Deliu (1930)
3. Pajazit Deliu (1929)
4. Hava Deliu – Elshani (1936)
5. Hamide Deliu (1938)
6. Habib Deliu (1944)
7. Hysen Deliu (1946)
8. Zeçir Deliu (1954)
9. Hajriz Deliu (1964)
10. Adem Deliu (1965)
11. Lumnije Deliu (1969)
12. Mihane Deliu (1943)
13. Zahide Deliu (1971)
14. Luljeta Deliu (1971)
15. Mihane Deliu (1982)
16. Antigona Deliu (1984)
17. Gentiana Deliu (1990)
18. Donijeta Deliu (1991)
19. Jeton Deliu (1988)
20. Mendohije Deliu (1993)
21. Valmir Deliu (1993)
22. Diturije Deliu (1998)
23. Sherif Deliu (1931)

(***)

Më gjerësisht:
MASAKRA NË ABRI TË EPËRME – KRIM I PANDËSHKUR!
PJESA E PARË:
HAPE:
 https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1724

***
PJESA E DYTË:
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1725

***
Shikoni fotot dhe videot, të cilat flasin më shumë se 1000 fjalë!

===============================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura