Pashtriku.org, 30. 07. 2015 – Më 1 qershor 2014, vetëm një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë (më 8 qershor 2014) kam botuar një analizë me titull: “PAS 8 QERSHORIT NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!” Në këtë analizë fillimisht kam shpërfaqur dy anët e medaljes politik në Kosovë: 1. “luftën” e ashpër dhe tepër “armiqsore” të partive politike gjatë fushatës elektorale – në sy të elektoratit; dhe 2. bashkëpunimin e liderëve (shefave) të partive në jetën e përditshme përmes kompanive&firmave dhe aktiviteteve tjera jo-ligjore, prej të cilave kanë krijuar pasuri përrallore…
Dhe pastaj këtë materje e kam shkoqitur brenda nëntitujve:
1. PARTITË POLITIKE SI KOMPANI BIZNESI, SHEFAT MANIPUALTORË DHE ROBOTIZIMI I VOTUESVE!
2. MISIONI I MASKAVE ËSHTË – PASURIMI I TYRE, SHITJA& PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!
3. NË EKZEKUTIVIN DHE LEGJISLATIVIN E RI DO TË PËRFAQËSOHET VULLNETI I SHEFAVE, E JO VULLNETI I POPULLIT!
4. ҪFARË QEVERIE DO TË KEMI PAS 8 QERSHORIT 2014?!
5. EDHE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME TË 8 QERSHORIT 2014, JANË MANIPULIM I RADHËS!
***
Duke patur parasysh të gjitha zhvillimet politike, diplomatike, ekonomike etj., (me qeverisjen PDK-LDK-Lista SËRBSKA) të cilat kulmojnë me procesin e themelimit të “GJYKATËS SPECIALE”, me këtë rast dua t’ju rikujtojë mendimin tim të sipërfaqësuar në nëntitullin:
“ҪFARË QEVERIE DO TË KEMI PAS 8 QERSHORIT 2014?!”
Lidhur me këtë çështje kam shkruar si vijon:
“Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, por është edhe një thënie e një filozofi tjetër francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij shkruan, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
Ҫ’kuptim kanë këto thënie?
– Joseph De Maistre, kur thotë: “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, e bën përgjegjës popullin për atë qeveri që e ka zgjedhur përmes votës, ndërsa Jean-Jacques Rousseau, kur thotë, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”, e bën përgjegjës qeverinë për mashtrimin dhe tjetërsimin e popullit përmes manipulimit dhe premtimeve boshe, gjatë fushatës elektorale!
Nga ky këndvështrim, natyrshëm shtrohet pyetja:
– Ҫfarë qeverie don populli në Kosovë (?!) qeveri që e meriton apo qeveri të manipuluar nga ky soj politikanësh që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet?!
Unë gjykoj se, nga zgjedhjet e 8 qershorit (pavarësisht nga vullneti i votuesit) do të dal një qeveri, e cila më shumë do të punoj në realizimin e agjendave ndërkombëtare, siç janë: dialogu politik me Serbinë, themelimi i gjykatës speciale, shitja e aseteve kombëtare makrofirmave të huaja etj), se sa në realizimin e premtimeve të bëra, për “Fondin për punësim, 200 000 vende të reja punë, 1000 ero paga, heqje të TVSH’së…”, e broçkulla të tjera!”
(…)
Në vijim lexoni të plotë analizën:
SHERADIN BERISHA: PAS 8 QERSHORIT NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2846