SHERADIN BERISHA: FITUESIT DHE HUMBËSIT E 6 TETORIT!

Pashtriku, 6 tetor 2019:
Shqiptarët pyesin:
– Cila parti apo cili koalicion do t’i fitoj zgjedhjet e 6 tetorit?
– Ka përgjigje të ndryshme: për X partinë apo Y koalicionin! Unë konsideroj se duhet të fitoj ndryshimi substancial, për t’i dhënë fund një herë e mirë degradimit 20 vjeçarë!
Pastaj pyesin:
– Kush fiton e kush humb më së shumti në këto zgjedhje?
– Për mendimin tim, në këto zgjedhje fitojnë 120 deputetët e partive politike, (pozitë e opozitë), sepse do t’i kenë pagat, mëditjet dhe të gjitha privilegjet!
Ndërsa do të humbin 75-80% e votuesve të rëndomtë (përjashto këtu klientelën e partive), të cilët edhe pas 6 tetorit do të përballen, çdo ditë me papunësinë, skamjen dhe varfërinë!
Prandaj, mos u gëzoni as mos u hidhëroni nga fitorja apo humbja e X apo Y politikanit!


Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura