SHERADIN BERISHA: ‘KATOVICA’ E GORBAҪOVIT DIKTOI TË ARDHMEN E ‘DEMOKRACISË’ NË SHQIPËRI! (FOTO * DOKUMENTE + VIDEO)

Pashtriku.org, 19. 01. 2015 – Mbledhja e partive komuniste që u mbajt në vitin 1986 në Katovicë të Polonisë, mbetet një takim i rëndësishëm i shekullit XX’të, për faktin sepse kjo mbledhje shënon fillimin e shpërbërjes së perandorisë sovjetike “BRSS” dhe të gjithë bllokut komunist lindor, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ngjarjet e mëvonshme që nisën me rënien e murit të Berlinit (9 nëntor 1989), vrasja e diktatorit rumun Nikolai Çaushesku (bashkë me gruan -Elenën) më 25 dhjetor 1989 etj., të cilat kulmuan me shpërbërjen e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) më 26 dhjetor 1991…, shpërfaqën skenarin e Platformës së “Katovicës”, ku bartësit e regjimeve komuniste gjatë këtij “ndryshimi” iu përshtatën plotësisht sistemit perëndimor (kapitalist) duke trashëguar pushtetin me metoda të reja!
Republika e Shqipërisë edhe pse nuk ishte pjesëmarrëse në mbledhjen e Katovicës, Ramiz Alia /ish Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990) dhe Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)/, qysh në vitin 1987 e ka pranuar Platformën e “Katovicës” nga Presidenti i BRSS, Mihail Gorbaçov, për përshtatjen e regjimit në rrethana të reja që po vinin.
Në tetor 2013, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi – në emisionin “Debat” të televizionit “Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ka zbardhur detaje të një dokumenti sekret që Ramiz Alia e kishte lexuar në mbledhjen e Byrosë Politike në tetor të vitit 1989, si strategji të kalimit të Shqipërisë në demokraci!
“Unë i jam përmbajtur gjithmonë tezës që Ramiz Alia ka qenë çelësi i të gjitha situatave që janë zhvilluar në Shqipëri. Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës së 1987’tës. Madje, në një pritje, në prezencë të ish-presidentit Moisiu e kam pyetur: “Të ka dërguar Gorbaçovi një material për Katovicën?”, sepse Ramiz Alia ka qenë në një periudhë me Gorbaçovin në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale në atë kohë, por asgjë konkrete. Ai e mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji.”- ka deklaruar Servet Pëllumbi.

– Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano –

Sipas këtij dokumenti, që njihet si platforma “Katovica”, Pëllumbi ka thënë se ishte Ramiz Alia ai që vendosi drejtuesit politikë të partive politike pas vitit 1990 (Komunistin Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike, Komunistin Fatos Nano në krye të Partisë Socialiste etj.), dhe bëri reformat për pronën dhe trajtimin e ish-të përndjekurve politikë etj.etj.
***
Në dokumentin me titull: “JA KUSH DO TË JETË “DEMOKRACIA” E JONË – MARRË NGA VENDIMET E BYROSË POLITIKE NË TETOR TË VITIT 1989″, ndër të tjera Ramiz Alia thotë: “Sistemi ynë komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji” dhe kjo strategji, sipas tij – do të synojë në dy drejtime: 1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe 2) Në krijimin e pluralizmit politik. Në vazhdim Ramiz Alia para kolegëve të Byrosë politike ka deklaruar: “Do të nxisim të krijojmë parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet kontrolluar e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne…Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të Disidencës Anti-Komuniste… Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitet Qëndrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë… Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë… Me këtë strategji brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”!!!
Dhe kjo strategji duket se është realizuar në tërësi, sepse sot ish’klasa komuniste (PD – Sali Berisha…, PS – Fatos Nano, Edi Rama, Koço Kokëdhima…, LSI – Ilir Meta… etj) janë kapitalistët e këtij vendi!
Në këtë dokument Ramiz Alia citohet të ketë thënë edhe një fjali për Kosovën! Ai para Byros Politike deklaron, se: “Kosova është në pragun e shpalljes Kushtetuese, le të bëjnë si të duan, neve kemi platformën tonë.” Ҫfarë absurdi! Në tetor 1989 (në kohën kur flet Ramiz Alia) nuk kishte ndryshime kushtetuese në Kosovë! Debati për ndryshimet kushtetuese në Kosovë kishte ndodhur në gjysmën e dytë të vitit 1988 sipas diktatit të Serbisë, dhe kjo ngjarje kulmon me heqjen e Autonomisë së Kosovës, më 23 mars 1989!
***
Në vazhdim lexoni të plotë tekstin e mbledhjes së Byrosë Politike që u mbajt në tetor të vitit 1989:

JA KUSH DO TË JETË “DEMOKRACIA” E JONË
MARRË NGA VENDIMET E BYROSE POLITIKE NË TETOR TË VITIT 1989

Sistemi ynë komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji” u ka thënë Ramiz Alia të panishmëve.
Kjo strategji do të synojë në dy drejtime
1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe
2) Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën, – thotë Ramiz Alia.
Do të nxisim të krijojmë parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet kontrolluar e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.
Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të Disidencës Anti-Komuniste.
Ata që janë në burgje, të denuarit dhe të persekutuarit Politik, do të thonë për ne: Dhe këtë e urrejnë Komunizmin. Do të afrohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i afrojmë dhe do tu japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të marrin pushtetin, sepse atë sapo ta marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, Neve bëhemi izmeqarët e tyre.
Në zbatimin e të drejtave të njeriut duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditet banimi, të sigurestruarve dhe të ç’pronsuarëve, do t’u japim nga një letër në dorë që ju njifet prona, por asnjëherë nuk do ju japim, në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin, të kalojnë në gjykata, ku do të zbatohet rrotacioni, nga Gjykata e shkallës së Parë – në të Dytën dhe për difekte teknike kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë, ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasurija, e tëra në përket ne, se ne e bëmë.
Materjalin, që ma dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që e studjoj dhe ata kanë hecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.
Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitet Qëndrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.
Një shqetësim mund të krijojnë intelektualët pensionist, këtyre do tu afrojmë krijimin e shoqatës së Veteranëve të luftës dhe të punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes Kushtetuese, le të bëjnë si të duan, neve kemi platformën tonë.
Cdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misjonit tonë.
Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë.
Me këtë strategji brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”.

***

Lexoni faksimilin:

DEKRETI I RAMIZ ALISË PËR FORMIMIN E PARTIVE POLITIKE NË SHQIPËRI – Nr.7442, datë 17. 12. 1990
***
DEKRET – Nr.7442, datë 17. 12. 1990
VENDOSI:

Neni 1
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, në bazë të nenit 54 të Kushtetutës, shtetasve u njihet e drejta të formojnë organizata (parti) ose shoqata politike e shoqërore.
Neni 2
Veprimtaria e partive ose e shoqatave politike mund të shtrihet për një a disa rrethe ose në gjithë territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Neni 3
Shtetasit që dëshirojnë të formojnë parti ose shoqatë politike, detyrohen t’i drejtojnë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statutin e partisë apo të shoqatës së tyre.
Neni 4
Kërkesa për formimin e një partie ose shoqate politike duhet të nënshkruhet të paktën nga 100 shtetas, kur veprimtaria e kësaj partie a shoqate do të shtrihet në një ose në disa rrethe, dhe mbi 300 shtetas, kur veprimtaria e tyre do të shtrihet në gjithë territorin e vendit.
Neni 5
Ministria e Drejtësisë, kur vëren se nuk janë zbatuar rregullat e caktuara në këtë dekret, e kthen kërkesën për plotësimet përkatëse.
Neni 6
Ministria e Drejtësisë duhet të miratojë ose të refuzojë formimin e partise a të shoqatës politike brenda 30 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të kërkesës. Në rast se brenda këtij afati nuk përfundon shqyrtimi i kërkesës, ajo konsiderohet si e pranuar.
Neni 7
Organi kompetent nuk miraton formimin e partive ose të shoqatave politike dhe ndalon vazhdimin e veprimtarisë së tyre, kur ato kanë karakter fashist, racist, luftënxitës, antikombëtar ose nxitin urrejtjen kombëtare, si dhe kur synojnë përmbysjen me dhunë të rendit të vendosur në Kushtetuten e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Neni 8
Nuk mund të marrin pjesë në formimin e një partie ose shoqate politike dhe as të jenë anëtarë të tyre, shtetasit e huaj dhe shtetasit shqiptarë që nuk kanë vendbanim të përhershëm në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Neni 9
Kunder aktit të Ministrisë së Drejtësisë që refuzon kërkesën për formimin e një partie a shoqate politike ose që ndalon vazhdimin e veprimtarisë së tyre, mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit, në Gjykatën e Lartë, e cila brenda 15 ditëve merr vendim të formës së prerë.
Neni 10
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Kryetari: Ramiz Alia

————————————————

DËSHMI: SALI BERISHA, MË 11 DHJETOR 1990, NJË DITË PARA THEMELIMIT TË PD’së, I SHPREH MIRËNJOHJE PRESIDENTIT RAMIZ ALIA !!!

Homazhe në nderim të Ramiz Alisë dhe reagimet – Vizion Plus – News – Lajme

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura